web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Mushkonjat" e opozitës pickojnë mafian

25 Qershor 2018, 13:03, Opinione CNA

Nga Zef ZEFI

*Kur më 2014 opozita denoncoi në Kuvend avionët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë si të implikuara në transportin e drogës, Qeveria socialiste shpërtheu në të qeshura, sepse sipas versionit Kryeministror, Ministrja e atëhershme e Mbrojtjes, ishte ngjitur në qiell për të vrarë mushkonja, për shendetin e popullit dhe të turistëve, ndersa PD duke parë avionët, i kishte ngatërruar ata me mushkonja. Qeshi kreu i Qeverisë, qeshën pastaj si me komandë socialistët e Kuvendit, pastaj me lot e sekrecione të tjera shpërthyen mediat e vendit, qeshën qytetarët dhe sidomos intelektualët, të cilët ngritën grushtin përpjetë, duke thirrur “poshtë opozita, kjo nuk është opozita që duam” Kur ra avioni i Divjakës, prap ishte PD që njoftoi publikisht Parlamentin se një “mushkonjë” qeverie, ishte rrëzuar në Divjakë. Mushkonja ra se i qe thyer rrota, pa do të ikte si të tjerat.

Mbas rënies, tahirësat e policisë së asaj kohe, nxituan t’i shkonin per ta asistuar, pilotin bashkë me makinerinë e tij. Edhe në këtë rast, romuzet e kreut të Qeverisë, u munduan ta mbulonin me të qeshura dhe tallje të vertetën. Qeshi kush qeshi, po ja aq sa romuzçiu deshi. Nuk po qeshej sa me mushkonjat e para. Kjo siç duket ia prishi humorin atij. Ndaj u vërejt, pervoli njërën vetull. Deshi t’ja shante robt opozitës, po s’e bëri. Në vend të robve…, tha: “…pa dale, dale…? Kuvendarët e socializmit u mpinë në çast si tu kishte ra pika.

Veç Balla me dy-tri pjeshka nuk mpihej dot. Siç dihet ky për arsye “morf-ologjike”te plastikës faqjale edhe pse i ngrirë “gati-tu” i ngërdheshur. Kurse pjeshkave të hapura, …së qeshuri, u duhej mé shumë kohë të mbylleshin. “Dale këtu ti mo SHQUPS, ku e pe ti avionin. E para ti genjen popullin, se ti ishe këtu me mua. E dyta ti nxin faqen e Shqipërisë, me keto rrena, e treta edhe sikur të jetë e vertetë, kush ay që tha tia ë? Ty po të them, kush është ai që ti jep ty këto (dez)informacione të nxish qeverinë, Shqipërinë, reformat, negociatat. “Fol, robt…!” Kaq iu desh të insinuonte “autori-teti” i krimit që shtypi i vendit, mbarë opinioni i një milion shpullave, tv, në vend të investigonin faktin, krimin qeveritar ngarkesën, rroten e avionit, pilotët, zhdukjen e gjurmëve të krimit nga Tahiri, i bënë kauzë opozitës. Opozita duhej të jepte llogari. E njejta situatë para katër ditësh.

Shefi i opozitës, vihet në qendër të gajasjeve parlamentare, sepse ky i fundit, po denonconte makinat e Mafias shqiptare që transportojnë euro me kile në Shqipëri, të siguruara nga eksportet e prodhimit rilindas të drogës. Situatën komike, socialistët e Ruç-kuvendit e qitën përjashta mureve. Balla ju tha gazetarëve se nuk duhet marrë seriozisht Kryetari i opozitës dhe deputeti Basha me deklaratat e tij, mbasi ky është trillim, ose në këtë rast shefi i opozitës duhet denoncuar për moskallzim krimi. Nderkohë që ngjarjet rrodhën shpejt brenda dy ditësh dhe krimi u zu me presh, siç e kishte denoncuar opozita, gajasja socialiste u ndërpre. Krimi i zbardh, por skema mafioze u përsërit pothuajse identikisht me denoncimet e para katër viteve, me denoncimin dhe ekzekutimin e kallxuesit të krimit. Shih gazeta “tema” me titull; “Basha, duhet marrë seriozisht si… tellall i mafias” Artikulli në fjalë insinuon me sentencat të Kryeministrit të para katër viteve, kur e pickonin “mushkonjat”; diskreditimin, dhe ekzekutimin i lajmësit, pra kallëzuesit të krimit. Nderkohë që opinioni me grushtin lart pret “synoptikat” e protektorit të Mafias, Prokuroria e Shtetit hesht dhe bota qesh.





07:17 Opinione

Brezi i paturp

Sipas fjalorit shqip-shqip, turp do të thotë: “ndjenjë e for...

12:59 Opinione

A do bëhet ky vend?

Nga Dr. Bledar Kurti *Përse ky vend është vështirë të bëhet?...

07:50 Opinione

Dhe shteti u rilind

Nga Zef ZEFI *Ne vitin 1992 mbas zgjedhjeve vendore, Partia ...

Lajmet e fundit nga