Shpërthen Artan Fuga/ Na kanë dh… gjuhën!
Askush nuk na i ka bërë!As serbët, as jeniçerët, as hunët, a...
Një pshtjellë e re pluhuri mediatik vërtitet anash Sali Berishës prej disa ditësh. Për këtë mjaftoi benzina që vetë ai me zellin e tepruar prej reporteri protagonist hodhi mbi zjarrin e ndezur. Ish Presidenti, ish Kryeministri tanimë me mantelin e liderit historik të PD-së mbi supe të cilin ndërdyzet ta përdorë si cohe të kuqe për demat e tjerë të politikës apo me të mbështjellë të rëndë si kalorës i vetmuar duhet ta dijë se me të drejtë apo pa të drejtë betejat me gazetarët nxjerrin të humbur politikanët në lojën me imazhin qofte edhe kur këta të fundit përdorin gjuhë prokurorësh politikë nëpër studio. Por kaq u desh dhe një indifade e vërtetë filloi nga më cilësorët gazetarë pro qeveritar deri tek aguridhet e edukuar me filmim ?njësiti gueril?. Me comange, gurë, drunjë, lopata e sopata, dajre e cyrle, llastiqe e pushkaliqe, filloi me stil jakobin të orkestruar një gjyq publik. Personalisht nuk e kam menduar kurrë Sali Berishën si shenjtor e madje as tani si një viktimë në katakombet e plojës mediatike. Si me askënd tjetër sukseset dhe dramat, ngjitjet dhe rrëzimet me fytyrë përtokë, shpresat dhe vragat e këtij vendit nga viti 1990 deri në 2013 janë të lidhura me emrin e tij. Pareshtur i votuar dhe i ndëshkuar për virtytet dhe cenet, sukseset dhe mujsharitë.
Si askush tjetër objekt akuzash nga kundërshtaret dhe adhurimi nga mbështetësit ai ka ecur buzë këtij honi plot adrenalinë duke u konturuar si personaliteti politik me i spikatur i bashkëkohësisë në liri. Sali Berisha akuzohet me lehtësinë e të rrufiturit kafe dhe çlirohet prej tyre me kohën që kërkon një grimase. Kësaj here ka një insistim me këmbëngulje të tejzgjatur ku media i bën thirrje prokurorisë për të hetuar ndaj tij duke e pikturuar si një përbindësh, si ngjizje mes vrasësit dhe hajdutit. Në pamje të parë s?ka asgjë të keqe. Sali Berisha s?ka arsye të ndihet mbi ligjin dhe s?ka asnjë arsye të jetë nën ligjin. Por përsa kohe flamurin e rreckosur të drejtësisë e tundin mbështetësit kryesorë të së majtës në Shqipëri një i madh dyshim merr udhë për subjektivitetin e çështjes. Nuk është hera e parë që kundërshtarët e duan në burg Sali Berishën. Por kjo nuk është nga ato dëshira që varen nga vullnetplotësia delikate e Taulant Ballës. Për tetë vjet me radhë 1997-2005 fjala pranga llakaçitej në gojën e tyre si çamçakëz. Por tani ka ndryshuar stina e moti. Shoqëria shqiptare jo krejt sa duhet por ku e ku më shumë është sot më e emancipuar dhe më e ndjeshme se asokohe me akuzat, shpifjet, instrumentalizimet apo me fajet, abuzimet dhe drejtësinë e munguar. Shpesh herë Berishës i përmendin djalin dhe vajzën me akuza të ndryshme gjatë viteve të pushtetit të fundit. Javës që shkoi e kësaj që po ikën të tjera sende fort më të largëta. Andej nga ku unë kam origjinën ekziston një fjalë e urtë e cila thotë ?askush nuk të thotë as burrë i mirë as burrë i keq pa tu rrite fëmija?. Ne vitin 2005 Berisha pas një qëndrese epike në opozitë ia doli t?i ndjellë shqiptarët që ta besojnë sloganin ?me duar të pastra?, por në vitin 2013 ai slogan kujtohej me qesëndi e zgërdhirje.
Ne të gjithë jemi dëshmitarë të faktit se në vendin tonë abuzohet lehte me gjithçka, me familjet, me fëmijët, me fabulën e korrupsionit për të shndërruar gjithçka në kalimtarë dhe zhdukur çdo referencë etike krahasimi. Në këtë pikë me dashje apo dashje Sali Berisha është treguar një menaxher i keq dhe një mbrojtës jo efikas i imazhit të tij.
Një qeverie si kjo qe kemi gjithashtu zhyer, zhgërryer, përbaltur në batakun e korrupsionit, drogës dhe kullave i duhet simetria. Propaganda e Edi Ramës nuk e merr seriozisht Lulzim Bashën. Ata duke goditur pa reshtur Sali Berishën miklojnë edhe Bashën. Gjithçka ia shesin si nder. Me gjasë i thonë, ne po të ndihmojmë të çlirohesh nga Sali Berisha. Kësisoj i mbysin mendjen e bdarur nga optimizmi se kjo është rruga për tu bërë Kryetar, Lider dhe Kryeministër. Si njeri i mësuar me dhurata kushedi mbase edhe këtë përpjekje e sheh si dhuratë që i bie në peqi si fik i thatë. Në fakt çdo goditje ndaj Sali Berishës sidomos ato të pamerituara por edhe te merituara në qofshin godasin opozitën dhe mundësinë e kthimit të saj në pushtet.
Do të ishte naivitet i madh të mendosh se kundërshtari apo shoqëria ta pranojnë kirurgjinë që ndan ?demonin? Sali Berisha nga ?robinja? PD. Por Lulzim Basha ky bir i nenmesatarizmit politik dhe intelektual kendellet dhe hesht. Megjithëse i përzgjedhur dhunshëm nga Sali Berisha për të drejtuar PD-në si në vitin 2013 ashtu edhe pas katastrofës së qershorit 2017 ai rri në parvaz dhe si Beria para Stalinit lëngonjës herë gëzohet e herë pikëllohet në të dy rastet nga frika. Po kaq me nja 10 përjashtime njerëzit që Basha ka përreth një kolazh idiotësh që në lindje, perversësh fytyrëshollë e surraterepesh pa yndyrë nuk kane as vullnet as mundësi e mbi të gjitha asnjë kredencial besimi e ndikimi që të flasin për historinë e PD-së dhe Sali Berishën. Askush nuk i merr seriozisht të ngratët. Kjo është shakaja që atij i luan fati kur i magjepsur nga mekanizmi i pushtetit vetë ai me dorë i zgjidhte kokërr më kokërr duke i kërcitur mbi lëkurë si bostanin ne kërkim të veseve që u spikasnin. Një nga këta shalqinj ishte edhe Lulzim Basha. Në këndvështrimin tim se kam të vështirë për të besuar se fushata ndaj Sali Berishës është goditje ndaj opozitarizmit në vend, ndaj të djathtës pse jo edhe një rremb gegofobësh.
Thirrjet e atyre që prej dekadash e qesin bukën dukej vajtuar ?vdekjen politike të Sali Berishës? e sot duke kërkuar xhiusticializëm me kriterin e ?gjyqeve të popullit? njëfarësoj bëhen dëshmitarë të faktit se Sali Berisha ende është pengesë për një sërë projektesh që pushteti ka. Ndoshta ata druhen në mos ai vendosë të mobilizojë forcat dhe të zbojë Lulzim Bashën. Kjo do të ishte një humbje e rëndë për Edi Ramen. Edhe portieri simpatik i selisë së PD-së mund ta mobilizojë më shumë opozitën sesa Luli. Thirrjet ?providenciale? që ndajnë të mirën nga e keqja ashtu siç thyejnë bukën për ta rrasur ne fixhud se Sali Berisha duhet bojkotuar në çdo gjë që thotë nuk janë thjesht për ?higjienë? publike. Ato synojnë të zbehin e mundësisht ti konsiderojnë si gjepura nja tre a katër denoncime që njëkohësisht janë edhe skandalet më të mëdha të kësaj qeverie . E vërtetë ?qytetari dixhital? i ngjan jo vetëm një përroi të ndërgjegjes por një përroi të rrëmbyeshëm natyral i cili derdh në det çmos, edhe qese, shishe, bagëti te ngordhura por edhe viktima njerëzore të luftës ndërmjet klaneve të drogës.
Qoftë për ato tre a katër gjera themelore që pak ditë më parë rendiste Andi Bushati, Sali Berisha i ka bërë një shërbim të madh vendit. Sot është i vetmi në PD megjithëse ajo parti u katandis aty për zgjedhje të tij që di të bëjë politikë dhe që nuk ka frikë të flasë si i teket mirë a keq. Nëse Berisha ka kërkuar vetminë në PD ia ka arritur qëllimit por ajo duhet të jetë e trishtueshme sepse mbi të gjitha nuk të mbron dot edhe kur je i rrezikuar me pa të drejtë. Më tepër garanci jep në kësi kuturisjesh opinioni publik se ajo strukturë. Fushata kundër Sali Berishës është kurthi i ri që Edi Rama i ka ngritur PD-së dhe testi i radhës për Doktorin. Mënyra dhe momenti si po e kryen operacionin e tij na thonë se Edi Rama e ka arritur pjekurinë politike drejt despotizmit. Një gazetar i huaj kohë më parë pat thënë se i vetmi njeri në Shqipëri që kur e takon të jep ndjesinë se po takon shtetin është Sali Berisha. Rama për të ndërtuar mitin e tij e mendon te domosdoshme goditjen e simbolikës së Sali Berishës. Asgjë s?ka mësuar nga historia duke bindur edhe Bashën këtë nxënës të tij tahmaqar se ajo (historia) është një dokërr hinit./ Panorama
Askush nuk na i ka bërë!As serbët, as jeniçerët, as hunët, a...
Pas operacionit të Policisë së Shtetit, të organizuar në bas...
Dy ditë më parë, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Hetimin...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
Në vijim të qëndrimit të tij në Gjenevë, Kryetari i Kuvendit...
Reshjet e vazhdueshme të ditëve të fundit, vijojnë të lënë p...
Një qytetar ka denoncuar se në “Rrugën e Kombit” 3-4 persona...
Një makinë tip “Golf 4” është arritur të ndalohet nga Polici...
Gjatë qëndrimit në Gjenevë në kuadër të “Forumit Rajonal për...
Pas operacionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkë...
Ndërkohë që temperaturat kanë pësuar një rritje dhe reshjet ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur sërish nga nj...
Ministria fton qytetarët që kanë ankesa dhe ata që duan të r...
Ka një dalje të shpeshtë publike kohët e fundit të ish-kreut...
Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë, aktualisht këshilltar...
Rreth 15 tifozë të ekipit korçar të Skëndërbeut mësohet se j...
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi akuzon kreun e Bashkisë së Ti...
Autoriteti për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit ka vendosur të ...
Çështja e detit dhe bisedimet me Greqinë kanë shkaktuar deba...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...