Denoncimi i lushnjarit/ Rama kthen Lushnjën në fshat
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
Dy ditë më parë, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë, arriti të kapë sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë, të paktën siç pretendon vetë policia. Janë plot 613 kilogramë, kokainë e pastër, për të cilën Policia e Shtetit shpejtoi për të marrë meritat e operacionit. Vlera e kësaj kokaine pas përzierjes, nëse do të dilte në treg, do të kapte shifrën 180 milionë euro.
Operacioni për kapjen e kësaj sasie kokaine, për ?koiçidencë?, u bë dy ditë pas vizitës së kreut të Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho, ndërsa në pranga janë vënë dy persona, përkatësisht shoferi, dhe menaxheri i kompanisë “Arbri Garden”, në magazinën e të cilës po shkarkohej kontenieri me banane në dyshemenë e të cilit ndodheshin 613 kg kokainë.
Në kërkim policia ka shpallur pronarin e kompanisë, Arbër Kuliçi (Çekaj). Për këtë arsye mediet thane se informacioni është dhënë nga italianët. Prokurori i Federico Cafiero De Raho, doli me një deklaratë ku tha se nuk kishte ndihmuar në operacionin e Policisë së Shtetit, por nuk mohonte dhënien e informacionit. Pas italianëve reagoi Armata Kolumbiane, e cila tha se ishte ajo që kishte sinjalizuar Italinë, për kokainën. Pra në të gjitha rastet kemi një nxitim gjithsekush për të marrë meritat. Për nga shpejtësia e zhvillimit është një aksion për tu përshëndetur, por në të njëjtën kohë ngrihen shumë pikëpyetje, e para cilët janë autorët e vërtetë të këtij trafiku ndërkombëtarë droge?
Janë dy palë të përfshira, përkatësisht kompania e bananeve dhe shoferi i kamionit. Por mund të ekzistojë edhe një palë e tretë dhe për këto ende policia nuk ka thënë kush janë pronarët e vërtetë.
Ekspertë të antidrogës thanë për CNA.al, se nuk është provuar që pronari i vërtetë është kompania e bananeve, sepse ajo ka porositur kontenierin dhe bananet. Kontenieri nuk është në pronësi të firmës, por mund të jetë pronësi e kompanisë së transportit. Por ngarkesa me kokainë mund të kishte një destinacion tjetër. Pra kokaina ka ngelur ?jetime?.
Së dyti mjeti duhej lënë të shkarkohej, jo vetëm bananet por edhe kokaina, për të faktuar se droga ishte e subjektit ku do të shkarkohej. Kokaina ngeli në kamion.
Së treti duhet të lejonte shkarkimin e bananeve dhe lëvizjen e mëtejshme të kamionit, në rast se do të kishte një të tillë, për të thelluar hetimet në dy drejtime, tek kompania e transportit apo ndoshta edhe tek një destinacion i tretë.
Operacioni i policisë u shpall me shumë nxitim fitore e madhe, por askush nuk mund ta besojë se pronarët e vërtetë janë shoferi dhe një menaxher i firmës së bananeve, dhe kjo për shkak të argumenteve të sjella më lart nga ekspertët.
Që procesi të quhej i mbyllur dhe i faktuar, duhej të lihej që ngarkesa të shkarkohej ose të ndiqej kamioni se ku do të shkonte. Pra gjithçka përfundonte atëherë kur droga të shkarkohej nga kamioni në destinacionin final.
Për paralelizëm mund të përmendim rastin e dosjes ?Habilaj?, më e freskëta dhe e raportuar gjerësisht në media, të cilën policia italiane e hetoi për të paktën 4 vite. Përgjoi telefonata, regjistroi biseda nëpër ambiente, faktoi dhe solli prova të mjaftueshme për trafikun e kanabisit. Vazhdoi hetimet deri sa plotësoi dosjen hetimore me prova të pakontestueshme.
Në rastin e Shqipërisë gjithçka është mjaftuar me çuarjen e kamionit tek magazine, ndërkohë që kamioni ka tjetër pronar, bananet tjetër pronar dhe droga mund të jetë ose e këtyre të dyve, ose e një personi të tretë, të cilit mund t?i ketë bërë shumë nder policia me mungesën e profesionalizmit, në bashkëpunim me prokurorinë për t?i shkuar deri në fund hetimit.
Në rast se policia shqiptare ka përgjime ambientale, ka siguruar prova të tjera që implikojnë direkt subjektin e bananeve apo dy personat e arrestuar, që pritet t?i mësojmë gjatë seancave gjyqësore, atëherë mund të quhej triumfi i policisë shqiptare, në të kundërt gjithçka do të mbetej një ?show? pa autor, me një kamion me kokainë të pastër që nuk do t?i gjenden kurrë pronarët e vërtetë. Kokaina do të ngelej ?jetime?. /CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
Në vijim të qëndrimit të tij në Gjenevë, Kryetari i Kuvendit...
Reshjet e vazhdueshme të ditëve të fundit, vijojnë të lënë p...
Një qytetar ka denoncuar se në “Rrugën e Kombit” 3-4 persona...
Një makinë tip “Golf 4” është arritur të ndalohet nga Polici...
Gjatë qëndrimit në Gjenevë në kuadër të “Forumit Rajonal për...
Pas operacionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkë...
Ndërkohë që temperaturat kanë pësuar një rritje dhe reshjet ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur sërish nga nj...
Ministria fton qytetarët që kanë ankesa dhe ata që duan të r...
Ka një dalje të shpeshtë publike kohët e fundit të ish-kreut...
Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë, aktualisht këshilltar...
Rreth 15 tifozë të ekipit korçar të Skëndërbeut mësohet se j...
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi akuzon kreun e Bashkisë së Ti...
Autoriteti për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit ka vendosur të ...
Çështja e detit dhe bisedimet me Greqinë kanë shkaktuar deba...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një dimër i vonë në Shqipëri mjaftoi që të tregonte probleme...
Vranësira dhe shira të dobët dominojnë të gjithë territorin ...
DASHI21. mars – 20. prill Bëhuni gati për të jetuar një të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...