Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
*Debati i sotem ne kete forum, ku jane mbledhur njerez te nderuar nga fusha te ndryshme te dijes dhe shkencave humane e politika, me shume se sa nje takim perkujtimor per rrezimin e bustit te Enver Hoxhes me 20 shkurt te vitit 1991, perben nje domosdoshmeri per te folur rreth ceshtjes se simboleve dhe miteve te historise dhe politikes si pazgjidhshmerisht te lidhura mes vetes. Jo vetem si instrumente te nevojshme ne cdo kontekst politik, e aq me teper si mjete te patjetersueshem te komunikimit. Por se pari, si nje rikthim tek qasja ndaj historise si thellesisht politike, ne kuptimin e vlerave, identiteteve, aktualitetit dhe perspektives politike. Historise si e djeshmja qe shpjegon te sotmen dhe dikton te ardhmen. Ne kete kuptim objekti i diskutimeve te sotme, mbi simbolet nga njera ane si perjetim estetik dhe emocional i politikes qe i prodhon, dhe historise si dije dhe njohje e saj, eshte tejet i rendesishem. Merr kuptim pra ne piken e takimit, komunikimin politik.
Dhe kjo ishte arsyeja pse ?beteja e 20 shkurtit? per shtatoren e diktatorit ishte beteja e asaj kohe dhe c?ka do te vinte me pas, midis rregjimit komunist ne ikje dhe forcave demokratike qe po impononin nje system te ri te lirise. Rrezimi i shtatores per nga rendesia nuk ishte nje ceshtje historie apo arti ne vetvete, te shkeputura nga politikja. Ishte vete thelbi i tensionit politik te kohes. Ishte perplasje per formen e qeverisjes. Shtatorja e Hoxhes ishte vendosur ne zemer te hapesires publike te vendit, ne qender te kryeqytetit. Si per te thene se kush e drejtonte, dominonte Shqiperine. Ndaj, si asnjehere tjeter ne ato tre muaj te pluraluzmit, rregjimi komunist kreu nje xhest dhune te paprecedent ne mbrojtje te shtatores. Te nje shtatoreje jo thjesht si perkujtim i cveshur nga politikja, por si vete sistemi. Ashtu sic ne krahun tjeter, rrezimi i shtatores dhe heqja e emrit te diktatorit nga institucionet qendrore si Universiteti i Tiranes etj., perbente nje beteje per legjitimimin e pluralizmit. Dhe qellimi Ishte i qarte, clirimi i zemres se hapesires publike nga diktatura. Perfundimi e nje epoke, nje rregjimi dhe gjendjeje shoqerore. Kjo e bente popullin anti-komunist po aq te vendosur ne perplasjen fizike ne sheshin Skenderbej.
Por duke lene pas ate c?ka ndodhi 25 vite me pare pak metra nga kjo salle, e rendesishme eshte te vijme tek aktualja. Pse dhe si eshte ringjallur i njejti debat. Cfare e nxit dhe kush, dhe c?qasje duhet te kete pala tjeter ne keto kushte te reja te provokuara, pikerisht nga e majta, e cila qe nentor te vitit 2004, me ane te parades ushtarake ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne perkujtim te 60 vjetorit te clirimit, e ne vijim, me perkujtimin e vazhdueshem te Konferences se Pezes, si nje ngjarje thellesisht e kontestuar nga historiografia post-komuniste, e per te vazhduar me nje seri fjalimesh e daljesh publike te politikaneve te njohur njekohesisht dhe historiane, qe prej vitit 2007 e ne vazhdim, deri tek ngjarjet e tre viteve te fundit. Dalja e nxenesve me ?shall pioneri? ne Permet ne vitin 2014 me 29 nentor, nderimin e ministrave te qeverise aktuale para bustit te Enver Hoxhes ne Berat, e se fundmi ndertimin e bunkerit para Ministrise se Brendshme, apo muzeun e ?shtepise me gjethe?,nje ish zyre e Sigurimit te Shtetit ne Tirane. Nje zinxhir i tere ceremonish perkujtimore, e deri vepra te ashtuquajtura arti apo muzeshe me ne qender diktaturen komuniste, objektet e saj me perfaqesuese, diktatorin vete e keshtu me rradhe, qe reflektojne evokimin dhe rivitalizimin e diktatures ne sferen publike. E sic shkruan Hannah Arendt ne vepren e saj ?Gjendja Njerezore? per shfaqjen publike: ? Pamja – dicka qe shihet e degjohet nga te tjeret e nga ne vete- per ne perben realitetin. Ne krahasim me realitetin qe vjen nga te qenit i shikuar e i degjuar, edhe forcat me te medha te jetes intime-pasionet e zemres, mendimet e mendjes, kenaqesite e shqisave- nqoftese nuk transformohen, shprivatizohen dhe c?individualizohen derisa te marrin nje forme qe eshte e pershtatshme, sit e thuash, per pamjen publike te tyre, kane nje lloj ekzistence te pasigurte, te hijezuar. Nder transformime te tilla, me i shpeshshti eshte ai qe ndodh ne rrefimtari dhe ne pergjithesi ne zhvendosjen artistike te pervojave individuale?.
Nderkohe qe reagimeve nga spektri i djathte e sidomos nga perfaqesuesit e shtrese se te persekutuarve, pergjigjet e ardhura nga Kryeministri, kane qene ne pamje te pare shfajesuese here ne emer te ?historise si rrefim i ngjarjeve te pakundershtueshme? e deri tek ?te berit pop art? apo nxitje te turizmit! Por per sa u tha ne krye te heres, ne cilendo forme, evokimi i komunizmit si histori dhe objekteve si simbole, nuk zhvishen dot nga te qenit thelbesore politikisht. Protagonistet e rishfaqjes se diktatures si nje ?normalitet historic? apo ?art kontemporan?, synojne te relativizojne natyren thellesisht politike te ketyre shfaqjeve. Thone se diktatura 45 vjecare ishte nje ?periudhe historike si gjithe te tjerat? ne historine e vendit, duke e zhveshur nga gjykimi thelbin anti-human te saj apo armiqesine ndaj lirive dhe te drejtave themelore te njeriut, i cili ne ate periudhe u vra, u burgos, u shpronesua dhe iu hoq cdo e drejte tjeter politike apo shoqerore. Por shkohet dhe me tej, duke i paraqitur 25 vitet e fundit ne demokraci, si nje makth, vuajtje, deshtim c?ka ne fakt perfaqeson perjetimin e ankthshem te brendshem te atyre qe qeverisin, pikerisht te vendosur ne nje dekor adhurimi ndaj diktatures. Nderkohe qe nen presion e kritikes se forte, simbolet e shfaqura ne forma artistike si performancat vizuale, muzete etj., deklarohen si art ne vetvete, te palidhura me objektin dhe kuptimin qe mbartin, thjesht si nje eksteriorizim i dickaje pa nje permbajtje! Thjesht nje shfaqje si gjithe te tjerat, apo perjetime artistike te zakonshmee! E pra, nepermjet relativizimit te ceshtjes dhe kritikave apo kundershtive, funksioni i komunikimit permbushet nga njera ane, dhe e verteta kamuflohet ne anen tjeter. Me pak fjale, krijohet ne menyre te qellimshme nje atmosfere e turbullt, ku prevalon relativizimi i I se shkuares diktatoriale dhe demonizimi i periudhes demokratike. Relativizmi, ne fakt eshte nje perpjekje post marksiste per ti ikur ideve dhe sistemeve te lirise individuale, duke i ngaterruar ato ne vorbullen e ?keqkuptimeve? dhe me keq akoma, ?banalitetit? te kundershtarit. Pasi qellimi i kthimit te simboleve dhe historiografise se komunizmit ne sferen publike, nuk kane qellim politik. Thjesht shfaqen pa asnje qellim ashtu si rastesisht, ne nje skene spontane te ardhur prej asgjese!!! Kjo ne fakt, nuk eshte asgje tjetervecse nje mashtrim intelektual, ashtu si vete ideologjia marksiste, sic do e quante Erich Voegelin, i cili ne librin e tij te njohur ?Shkenca, Politika dhe Gnosticizmi?, shkruan se ?rendi i historise, eshte historia e rendeve?.
Por duke dale nga analiza e simbolikes se komunizmit dhe rivitalizimit historik te saj, ceshtja merr kuptimin e saj me serioz ne aksionet qeverisese te mazhorances, te cilat shfaqin ngjashmeri te banalizuara ne raport me lirine individuale. Sa i perket prones private qe i nenshtrohet cdo dite e me shume prevalences se ?interesit public?, taksimit te larte, iniciatives se lire te gjendur nen nje presion tkurres, tentativave per shuarjen e ndarjes se pushteteve, e mbi te gjitha tek artikulimi ne lidhje me konsideratat mbi kundershtaret si ?e keqja e vendit?, me pak fjale nje si remineshence e ?armikut te klases?. Vendosja e se ?ardhmes? perballe te ?shkuares?, e plot retorika te tjera si keto. Qe kane nje burim, nje origjine dhe nje model. Artikulimin perjashtues, refuzues e me keq akoma talles ndaj cdo individi apo ideje te ndryshme. Pra kategorise se ?tjetrit? qe eshte i ndryshem, ndaj te cilit duhet te sillet me intolerance. Nje seri remineshencas totalitare. Natyrisht ne kushte te tjera, te nje demokracie formale nga pikepamja institucionale dhe praktike, por njekohesisht jo mjaftueshem te konsoliduar, c?ka na ekspozon ndaj nje rreziku te rendesishem.
E gjithe kjo sjellje, e mbeshtjelle me nje propagande te ushtruar intensivisht ne forma te ndryshme, perfshi qendrimet ndaj histories se rehabilituar se diktatures, apo perdorimin e forte te simboleve te saj, qe ne thelb jane shfaqje e bindjeve te thella politike dhe shprehje e vete substances.
Ndaj ne perfundim, i gjithe ky kontekst ne cilim po veprohet therret nevojen per kunderpeshim te forte dhe te qarte. Kundershtia verbale, pse jo dhe fizike (sic ishte rasti i shembjes se bunkerit me date 8 dhjetor), perbejne jo vetem nje nevoje nga pikepamja e komunikimit politik, por mbi te gjitha nje domosdoshmeri politike ne kuptimin e aksionit. Cdo tolerim apo snobim i perdorimit te simbolikes komuniste, perben faj ne kuptimin politik te fjales. Eshte difekt i njohur historikisht i demokracise, pranimi i aktoreve politike me prirje anti-liberale brenda sistemit, nderkohe qe ne diktature apo edhe forma me te buta autokratike pranimi i veprimit pro liberal apo alternative nuk ka te njetin fat. Historia ne nje pike eshte e pakundershtueshme, ne mesimet qe ofron. Jo si rreshtim apo mbledhje faktesh, por si mesuese dhe evokuese e te mires dhe te keqes. Historia eshte nje diskutim serioz mbi vlerat, ndaj pranimi i relativizimit te se mires dhe te keqes, eshte ne nje kuptim dorezim perpara presionit anti-demokratik. Kjo eshte nje gracke, ne te cilen shoqeria shqiptare dhe sidomos ata aktore qe udhehoqen revolucionin demokratitik te viteve 1990-1991, i cili u finalizua me zgjedhjet 31 marsit, nuk mund dhe nuk duhet te bien. Soditja eshte luks i tepert, ndaj e vetmja rruge eshte kunder-veprimi simetrik dhe qartesia e gjykimit per nje situate serioze te krijuar ne vend, me nivelin e demokracise.
*Prezantimi në konferencën ?POLITIKA SIMBOLIKE: NJË DIALOG PËR QYTETARIN DHE DEMOKRACINË?
Për të justifikuar dështimin në premtimet e qeverisë në lidh...
Në seancën plenare ku po diskutohej projektligji i regjistri...
(Ky shënim i shkruajtur për gazetën RD më 15 Shkurt 1991, ka...
Thuhet se Hitleri, në ditët e fundit të tij në bunker, atëhe...
Komunisti është gjallesa më e fëlliqur më e ndyrë, më e pësh...
Nga Enkel DemiVajza nga Puka ma merr mendja se është një nga...
Nga Artan FugaShoh emisionet televizive që bëhen për papunës...
O Zot, shoh Opinionin tani. Thonë se ka vende pune per rroba...
Nga Dritan GJYREZIIshin ditët e para, kur përflitej se Kryem...
Sot është një ditë e rëndësishme për t’u përkujtuar. Më 18 s...
Une perbuz nje QEVERI qe nuk e ul koken te punoje e te degjo...
Rroftë ajo rrota e mjerë vdekur mbi rërë, rrota e Divjakës, ...
Tiranë – Prishtinë, 14 – 18 shkurt 2008Shënimet e një Report...
Arben Ahmetaj nuk është një yll i botës financiare shqiptare...
Nnga Suzana TahiriNë përvjetorin e 8-të të pavarësisë së sht...
Sot, nepër media dhe rrjetet sociale, Erion Veliaj prezantoi...
Thaçi President, si njeriu i llozhës masonike të Kosovës, të...
Edhe pse ka kundërshtuar gjithmonë fort kritikat për rritjen...
ATA Nuk do te jesh politik? Te antaresoj me detyrim Nuk do t...
Nga Eriona Shehu*Ka emrin e Angeline Jolie, Jennifer Lawren...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...