Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Sot është një ditë e rëndësishme për t?u përkujtuar. Më 18 shkurt të vitit 1991 nisi greva e urisë e 728 studentëve të Universitetit të Tiranës, ndaj është një rast i mirë të kujtojme dhe përkujtojmë këtu në Parlamentin e Shqipërisë datën që bëri të mundur një kthesë historike në jetën e vendit.
Dëshiroj që sot t?i rikthehem këtij momenti që na ndryshoi e na rriti të gjithëve njëheri, jo thjesht si një person i privilegjuar që isha në rreshtat e atyre që shkruajtën historinë e jashtëzakonshme të përmbysjes së një sistemi, por që ta kthejmë këtë datë si një mundësi për të kuptuar çfarë bëmë gabim, ku u stepëm, çfarë bëmë mirë a keq dhe a u zhgënjyen njerëzit nga ne?
Greva e Urisë së studentëve të Universiteti të Tiranës ishte një akt i pastër politik për varrosjen e diktaturës në vend, për zhdukjen e miteve të rreme?.Por a u zhduk miti i egër i diktaturës së veprimit dhe mendimit? Nuk u zhduk. Në këtë sallë i keni bashkë mite, gjysëmzotër të rremë, skllevër të mendimit e të shpirtit dhe njerëz të lirë që e paguajnë çdo ditë shtrenjtë lirinë e tyre, Kjo është edhe Shqipëria e sotme?një pjatë e përzier e dhunës, krimit, korrupsionit, lirisë së paepur, ambicjes, intrigës, idealizmit, hipokrizisë , servilizmit e varfërisë.
Ka pak pra, shumë pak për ta patur zili atë çka ndërtuam dhe për këtë të gjithë kemi faj. Ata që nënshtruan, që s?pranuan e s?pranojnë tjetrin, mitet e reja, të vjetra e të dhunshme të ndryshëm, por njësoj në mendje me ata çka rrëzuam para çerek shekulli, por janë njësoj me faj para realitetit dhe ata që heshtin, që përulen e nënshtrohen para forcës, dhunës së retorikës e turmës së paguar e skllave të mbretërve.
Çfarë ndërtuam? Ne ndërtuam një sistem që imitoi lirinë, imitoi demokracinë?.kishte gjithë përngjasjen me të, por është një sistem i padrejtë. Është një sistem shpirtërisht e fizikisht i korruptuar, është një sistem që varfëron individin, e lë dhe e zhyt në mjerim shpirtëror e ekonomik. Mos të gënjejmë veten, ne kemi ndërtuar me duart tona, pak e përditë, mitin e padrejtë të vjedhjes, gënjeshtrës, korrupsionit, pandëshkueshmërisë, trafikimit të pushtetit me banditë, ish-banditë e familjarë dhe kjo nuk është ajo që deshëm ne shkurt të ?91. Kjo është tabloja e asaj që ndërtuam, ndaj nuk duhet të çuditemi që shqiptarët nuk besojnë më, që sot njerëzve të zhgënjyer nuk i duket gjë koha e terrorit dhe monstruozitetit të Enver Hoxhës. Para disa ditësh dëgjuam romancën e shekullit të tregohej nganjë plakë që ka mbetur e ligë, e ftohtë dhe kalkuluese deri ditën e fundit që duhet të shkojë nga kjo botë. Unë besoj se gjyqin e saj do e bëj Ai, tek i cili ajo nuk besoi dhe e mohoi gjithë jetën e saj mizore, por di të them që gjyqin këtu mbi tokë ne nuk ja bëmë kurrë. Askush nuk ja numëroi jetët e të vrarëve, torturuarve, dhunuarve, familjet e shqyera, jetët e dhunuara, varfërinë që e shkatërroi fizikisht e shpirtërisht këtë komb, tradhëtinë e shitjes së trojeve kombëtare, shkatërrimin e shtëpive të Zotit, zhdukjen e burgosjen e klerit?
Të mjerët ne? ishim të vetmit që ja lamë duart e gjakosura Ledi Makbethit, e amnistuam moralisht dhe ligjërisht nga krimet dhe e kthyem në një zonjë ëngjëllore që na tregon romancën e vet epiko-lirike. Ligjet që do duhej ta dënonin i lamë në mes, i zbutëm, madje i futëm qosheve hera-herës, historinë nuk e shkruajtëm drejt e qartë. Sa herë që duhet të bëjmë një akt të mirë për t?u ndarë sinqerisht nga krimi i djeshëm, aq herë fillojmë gjoja të zihemi mes nesh e t?i lëmë dosjet sirtareve, ligjet të pavotuara, krimin të amnistuar ?e atëherë nuk duhet të habitemi që në këtë vend nuk dënohet kush, sepse nuk dënohet dot hajduti, kur nuk është dënuar krimineli, vrasësi. Ktheni kokën anash, ca do i gjeni në karrigen ngjitur me ju a disa rreshta më tutje.
Ne nuk sollëm modele të bukura, nuk ndërtuam të kundërtën e monstrës që rrëzuam në shkurt?91. Ne nuk sollëm heronj të mirë, ata që nuk vjedhin, nuk dhunojnë, ata që nuk vrasin, ata që respektojnë mendimin e tjetrit edhe kur nuk janë dakord me të, ne nuk sollëm shtetbërësin idealist që merret vesh me atë që ka përballë për të mirën e vendit të vet, që di të ulet për hir të progresit e të arritjes së qëllimeve të mëdha të kombit. Ne, e gjithë kjo klasë politike, nuk e krijuam dot heroin tonë të mirë.
Sot, në këtë ditë është mirë që t?i vëmë emrin e vet historisë së këtij vendi.
Do doja të përfundoja këtë fjalë duke lajmëruar se iniciativave që kemi ndërmarrë për t?u ndarë nga e shkuara, atyre për hapjen e dosjeve, dekriminalizimin, heqjen e medaljeve dhe titujve të nderit për xhelatët e diktaturës, do i shtojmë edhe iniciativa të tjera, tejet të rëndësishme që të marrë një pozicionim të qartë e gjithë kjo klasë politike. Shqipëria e ka jetike aprovimin e platformës kombëtare të dekomunistizimit, ku të pasqyrohet:
Kjo nuk është thjesht deklaratë për përdorim politik, por platform, të cilën herët a vonë politika do detyrohet ta konsiderojë, sepse shfaqje si ato që shohim sot do vazhdojnë të prodhojnë destabilitet kombëtar per shkak të modelit të keq që sjellin. Ky Parlament duhet të ndërtojë në mënyrë urgjente një komision ad-hoc për aprovimin e kësaj platforme dhe monitorimin e saj.
Më së fundi, do kisha një kërkesë që s?do duhej të vinte nga unë, por nga ju që miratuat ligjin gjysmak të dosjeve. Votoni komisionin e hapjes së dosjeve, votojeni urgjentisht se edhe atë ligj gjysmak që miratuat e keni lënë pezull dhe ende nuk e keni filluar një process, i cili u ndërtua pa vizion dhe pa dëshirë për të zbardhur të vërtetën. Më së fundi, do ju ftoja të gjithëve që në përfundim të kësaj fjale të kryejmë një akt nderimi në respekt të grevës së urisë së studentëve. Ju ftoj që të çohemi në këmbë dhe t?i bëjmë një duartrokitje si akt nderimi dhe falenderimi për studentët e dikurshëm, rebelët që ndryshuan historinë e këtij vendi.
Fjala e plotë mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë
Une perbuz nje QEVERI qe nuk e ul koken te punoje e te degjo...
Rroftë ajo rrota e mjerë vdekur mbi rërë, rrota e Divjakës, ...
Tiranë – Prishtinë, 14 – 18 shkurt 2008Shënimet e një Report...
Arben Ahmetaj nuk është një yll i botës financiare shqiptare...
Nnga Suzana TahiriNë përvjetorin e 8-të të pavarësisë së sht...
Sot, nepër media dhe rrjetet sociale, Erion Veliaj prezantoi...
Thaçi President, si njeriu i llozhës masonike të Kosovës, të...
Edhe pse ka kundërshtuar gjithmonë fort kritikat për rritjen...
ATA Nuk do te jesh politik? Te antaresoj me detyrim Nuk do t...
Nga Eriona Shehu*Ka emrin e Angeline Jolie, Jennifer Lawren...
Një nga ikonat e së majtës moderne botërore, autori i best s...
Une kete identitetin tone, shqiptar, e shoh si nje ceshtje s...
Pa asnjë befasim dhe ashtu siç pritej, Kerri ka ikur nga Shq...
Vizita e John Kerry ka një vlerë të vecantë. Këtej e tutje ...
Erion Veliaj si pjesë integrale e mafies së betonit dhe afer...
Po sheh në televizor një sorollop që hiqet për atdhetar, pat...
Nga Anton HasanpapajA do te tentoje serish Rama te kompromen...
Konferencë për shtyp, në stil tejgebelsian, Rama-Kerry me ga...
Lëpirësit e kockave të islamikëve për ta paraqitur Shqipërin...
Ringritja e ekonomise apo Rilindja, eshte nje nga togefjales...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...