Nga Kastriot Myftaraj/ Thaçi President, si njeriu i llozhës masonike të Kosovës
Thaçi President, si njeriu i llozhës masonike të Kosovës, të...
Sot, nepër media dhe rrjetet sociale, Erion Veliaj prezantoi projektin sesi do të bëhet hapësira e fundit e mbetur e paprekur tek kodrat e liqenit artificial. Është një reagim i tij i cili vjen pas protestave që kanë bërë në terren dhe rrjete njerëz të ndryshëm. Shumëkush u përpoq ta kanalizonte si protestë të PD-së. Eshtë një strategji e njohur për të futur gjithmonë në llogoret e politikës dhe paralizuar gjysmën e popullsisë dhe shoqërinë civile,për projekte të cilat kanë bisht mbrapa. Por sot është dita që askush nuk ka pse kompleksohet nga diçka e tillë. Aq më shumë kur këtë ideologjizim e bën Erioni, që në vetvete nuk ka asgjë ideologjike.
Personalisht nuk kam asgjë kundër Erion Velisë. Por nuk mund të fyej inteligjencën time kur ndrimin e poçave të llambave tek Pazari i Ri e quan aksion të paprecedent, ndërkohë që e cilësoi shpërdorim fondesh kur tentoi ta bënte paraardhësi i tij. Është një proces rutinë. Nuk mund të pranoj që më ndryshoi cilësia e jetës pse i lyejti kazanët e plehrave me portokalli, dhe tani pas gjashtë muajve që janë ciflosur duken më ibret sesa ishin. Nuk mund të quaj Tiranën më të pastër, më të ndriçuar apo më të asfaltuar, pasi këtë standart e arriti Edi Rama që në 2005-ën, dhe Tirana nga ajo ditë as është keqësuar e as është përmirësuar. Nuk mund ta quaj luftë për kontrollin e territorit shëmbjen që i bëri një vedrate dhe zgjerimin me vetëm 0.6 metra të një trotuari 10 metra të gjatë aty ku shkruhej shkolla ?Kristaq Rama?. Pasi unë që banoj tek Komuna e Parisit e di se ishte vetëm një shfaqje. Ndërkohë rruga kryesore e një lagjeje mijërabanorësh, vazhdon e mbetet dykalimshe, trotuarët janë si tra ekuilibri, ndërsa rrugicat ndërmjet pallateve 12 katëshe, janë shtigje. Unë nuk mund ta përgëzoj iniciativën e tij për lëvizjen me biçikleta, vetëm se këto i bën perëndimi dhe na bëjnë ne më evropianë, por vetëm si një shfaqje mediokre të njeriut që do të dalë me çdo çmim në televizione. Sot, në rrugët e ngushta dhe sklerotizuara të Tiranës, janë po aq makina sa ishin,dhe ca më shumë biçikleta, të cilat ju nxijnë jetën shoferëve, ngadalësojnë trafikun dhe vetë biçiklistët terrorizohen. Erjoni i bie shkurt. Pa zgjeruar rrugë, pa ndërhyrë, thjesht nxit njerëzit dhe jep spektaklin e ditës. Duke harruar se një politikan ndikon në zakonet e njerëzve dhe e përdor forcën e bindjes që të jep pushteti, pasi ka krijuar kushtet që iniciativa e tij të jetë normalisht e aplikueshme dhe funksionale. Mua nuk më mbushte mendja se po jetoj në një qytet evropian, vetëm se Erioni do të japë shfaqje për sterilizimin e qenve, e ndërkohë qentë janë në rrugë. Nuk besoj se shoqëria jonë që është e padhimbsur ndaj individit i dhimbsen qentë. Nuk besoj se Erioni që terrorizon fashatarët që shesin në rrugë i dhimbsen qentë. Nuk dua të pres edhe 10-15 vjet sa të ngordhin qentë e sterilizuar, që ti them vetes se nuk po jetoj në një fshat të madh të Azisë.
Si shou i poçave, si ai i kazanëve apo biçikletave, është edhe iniciativa e fundit tek Parku i Liqenit Artificial. Nuk dua të vras mendjen se ku fle lepuri apo se cili është qëllimi. Sulmi që i bën Bashës dhe krahasimi me Hollandën, është një luftë pa pikë fantazie mediatike dhe politike. E tillë është edhe propaganda që bën aradha e tij mediatike që shfrytëzon mundësitë që të jep pushteti. Një zgjedhje ekologjike dhe e padyshimtë në qëllime të mbrapshta, do të ishte që ajo sipërfaqe të mbillej me bar, pemët të kuroheshin, dhe ti jepej mundësia fëmijëve apo të rriturve të shëtisnin në natyrë. Në një natyrë, që të vjetrit po e harrojnë sesi është, ndërsa fëmijët nuk do të kenë mundësi ta njohin kurrë. Nëse do të ishte seriozisht i bindur në nevojën që kanë fëmijët për hapësira lodrash, poshtë digës së liqenit, vetëm 100 metra larg projektit egzistues, është një djerrinë që qelbet nga fekalet dhe mbeturinat. Le ta bëjë aty parkun e fëmijëve. Ka pronarë? Le ti shpronësojë. Apo kjo i heq mundësinë të japë leje ndërtimi.? Apo shpronësimi është para e shpenzuar pa pasur mundësi të bësh tendera? Por nëse aty mendon të ndërtojë pallate, siç dhe kanë filluar në një pjesë të tij, dhe projekti i parkut të fëmijëve do të bëhet aty ku ka nisur, atëhere kjo tregon se Erioni nuk është as reformatori, as administratori dhe as babai i dhëmbshur i fëmijëve të Tiranës./dritare.net
Thaçi President, si njeriu i llozhës masonike të Kosovës, të...
Edhe pse ka kundërshtuar gjithmonë fort kritikat për rritjen...
ATA Nuk do te jesh politik? Te antaresoj me detyrim Nuk do t...
Nga Eriona Shehu*Ka emrin e Angeline Jolie, Jennifer Lawren...
Një nga ikonat e së majtës moderne botërore, autori i best s...
Une kete identitetin tone, shqiptar, e shoh si nje ceshtje s...
Pa asnjë befasim dhe ashtu siç pritej, Kerri ka ikur nga Shq...
Vizita e John Kerry ka një vlerë të vecantë. Këtej e tutje ...
Erion Veliaj si pjesë integrale e mafies së betonit dhe afer...
Po sheh në televizor një sorollop që hiqet për atdhetar, pat...
Nga Anton HasanpapajA do te tentoje serish Rama te kompromen...
Konferencë për shtyp, në stil tejgebelsian, Rama-Kerry me ga...
Lëpirësit e kockave të islamikëve për ta paraqitur Shqipërin...
Ringritja e ekonomise apo Rilindja, eshte nje nga togefjales...
Në vitin 1921 Kryqi i Kuq i të Rinjve Amerikane themeloi, si...
Nga Enkel DemiJohn Kerry nuk gjeti kohë për Bujar Nishanin, ...
Kur BBC njoftoi vdekjen e mundshme të gazetës Independent – ...
Perse Rama me miratimin ne mbledhjen e qeverise te Draftit g...
Xhon Kerri pritet te zbrese neser ne Tirane ne nje vizite qe...
Nga Basir ÇOLLAKUVizita e sekretarit amerikan të shtetit, Jo...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...