Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Thaçi President, si njeriu i llozhës masonike të Kosovës, të inicuar në bodrumet e kështjellës së Rambujesë
Kur krijohet një shtet i ri, krijohet dhe një llozhë masonike. Kështu ka ndodhur kur u krijua shteti shqiptar një shekull më parë. Shpejt pas krijimit të tij, në 1914 u krijua në Durrës, kryeqyteti i atëhershëm i vendit, llozha masonike shqiptare, e njohur më pas me emrin kamuflues ?Krahu Kombëtar?. Kështu ndodhi dhe kur do të krijohej shteti i ri i Kosovës. Gjatë Konferencës së Rambouillet (Rambujesë), në bodrumet e kështjellës u inicua llozha masonike e Kosovës, me pjesëmarrjen e përbashkët të Ibrahim Rugovës dhe të Hashim Thaçit. Veton Surroi ka bërë një aluzion të hollë për llozhën masonike të inicuar në Rambouillet, kur thotë në librin e tij ?Këmbët e Gjarprit? se kur ishin në Rambouillet, Thaçi shpesh diku zhdukej në skutat e kështjellës. Surroi nuk ka thënë se ndonjëherë kjo ndodhte edhe me Rugovën, sepse nuk ka dashur të aludojë për dicka të fshehtë që i lidhte ata të dy.
Fakti që inicimi i llozhës u bë në Francë dhe nën kujdesin e llozhës masonike franceze Grand Orient, nuk do të thotë se llozha masonike e Kosovës do të ishte nën kontrollin e llozhës së madhe masonike franceze. Llozha franceze u zgjodh si kujdestare, me miratimin e plotë të amerikanëve, të cilët e mbikqyrnin procesin me anë të CIA-s. Arsyeja ishte se llozha franceze ndryshe nga llozhat anglosaksone, nuk ka një përmasë religjioze, që në rastin e llozhës së Kosovës do të ishte e papëlqyeshme, për shkak të përkatësisë islame të anëtarëve të llozhës dhe të pothuajse krejt popullsisë së Kosovës. Njeriu i Grand Orient, Bernard Kouchner u emërua Kryeadministratori i parë ndërkombëtar i Kosovës.
Llozha masonike e Kosovës, në pikënisje të saj, do të përbëhej nga njerëz të Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe të rrethit të ngushtë të Rugovës. Nëse kqyrim delegacionin e Kosovës në Konferencën e Rambouillet, sot 17 vite më vonë, do të vemë re gjëra interesante. Delegacioni përbëhej nga 16 vetë, nga të cilët pesë qenë përfaqësues të UÇK-së, pesë qenë përfaqësues të LDK-së, katër të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike dhe dy qenë intelektualë të pavarur.
Nga pesë përfaqësuesit e UÇK-së, vetëm dy Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti u bënë anëtarë të llozhës masonike të Kosovës. Ata të dy janë të vetmit ndër anëtarët e delegacionit nga UÇK që janë ende në pushtet, 17 vite më vonë. Asnjëri prej tyre, në fakt asnjë nga anëtarët e delegacionit prej UÇK-së, nuk ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në luftë, si luftëtar. Në fakt, nga pesë përfaqësuesit e UÇK-së asnjëri nuk ishte komandant luftëtar, të gjithë qenë njerëz të Drejtorisë Politike të UÇK-së, të cilët gjatë kohës së luftës qëndronin më së shumti jashtë Kosovës. Hashim Thaçi ishte Drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së, domethënë Komisar Politik i Ushtrisë. Xhavit Haliti gjendej në Shqipëri pa asnjë detyrë të qartë ushtarake në hierarkinë e UÇK, por ishte përfaqësues i plotfuqishëm i Drejtorisë Politike dhe i SHIK të saj. Asnjë nga të pesë anëtarët e delegacionit të UÇK-së në Rambouillet nuk është arrestuar apo vrarë në Kosovën e pasluftës. Dy prej tyre, Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti mbajnë dy nga postet më të lartë shtetërorë në Kosovë.
Nga pjesa e delegacionit që i përkiste LDK-së, vetëm dy, Ibrahim Rugova dhe Edita Tahiri u bënë anëtarë të llozhës masonike të Kosovës. Ibrahim Rugova, i cili u bë President i Kosovës pas luftës, ndonëse në shtator 2005 bëri me dije publikisht se vuante nga një sëmundje e pashërueshme, nuk dha dorëheqjen por vdiq duke mbajtur postin katër muaj më vonë. Logjika e llozhave masonike. Edita Tahiri u bë negociatorja kryesore e Kosovës në marrëveshjet me Serbinë, të cilat pothuajse të gjitha kanë qenë në dëm të Kosovës. Nga pjesa e mbetur e delegacionit(katër të LBD dhe dy të pavarurit) , përveç Bajram Kosumit, i cili mbajti për një vit postin e Kryeministrit, në 2005-2006, askush nuk ka qenë anëtar i llozhës masonike të inicuar në Rambouillet. Askush prej tyre nuk ka marrë poste shtetërore.
Bajram Kosumin në Rambouillet deshën ta përdorin si zëvendësues eventual të Thaçit, a si figurë me të cilën t? i bënin presion këtij të fundit, për shkak se Thaçi për një peridhë të negociatave u bë shumë i vështirë për amerikanët. Kosumi ishte i përshtatshëm për këtë rol sepse kishte qenë i burgosur politik si anëtar i organizatave ilegale të afërta me rrethet që krijuan UÇK-në, në qëndrimin e tij politik ishte shumë pranë UÇK-së, ishte i ri, me një lloj karizme sa Thaçi dhe në fakt më i kultivuar intelektualisht se Thaçi.
Ishte në kuadrin e llozhës masonike të Kosovës që u krijua koalicioni qeverisës LDK-PDK në vitin 2002, ndonëse LDK e cila kishte dalë partia e parë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës kishte opsione për ta krijuar shumicën qeverisëse pa PDK, kundërshtaren e saj të madhe. Shumëkush mund të pyesë se përse kur Rugova dhe Thaçi qenë në të njëjtën llozhë masonike pati një konflikt aq të madh mes dy partive, PDK dhe LDK, madje me shumë vrasje të kryera nga SHIK i PDK-së ndaj njerëzve të palës tjetër, në periudhën e pasluftës. Llozha masonike e Kosovës ishte e re, e pakonsoliduar ende mirë dhe për këtë arsye ajo nuk mund ta kryente funksionin që kanë këto institucione të pushtetit okult për të gjeneruar stabilitet në vendet përkatëse.
Për shkak të fushatës së dhunshme ndaj LDK Rugova u rebelua dhe kërcënoi me denoncimin e llozhës, nëse nuk iu jepej fund vrasjeve politike, që vazhdonin ndonëse të dy partitë ishin në koalicion në qeverisje. Prej këtej vdekja e tij e parakohshme. Llozha vlente më shumë se jeta e Rugovës. Njerëzit e llozhës masonike të Kosovës mund të dalin nga politika vetëm në dy mënyra, të vdekur ose në burg. Rugova doli nga politika me vdekjen e tij, e cila iu shkaktua nga llozha masonike për shkak se ai në dy vitet e fundit të jetës ishte kundër koalicionit me PDK. Rugova duhet të vdiste që t? i hapej rruga e pushtetit Thaçit, si njeri i plotfuqishëm që e ka LDK si parti dytësore aleate, pavarësisht numrit të ulëseve që ajo ka në Kuvend. Rëndësia e një partie varet dhe nga lideri që ka përveç numrit të ulëseve në Kuvend.
Ndryshimi i sjelljes së Thaçit, nga ?skifter? në Rambouillet, në ?pëllumb? gjatë negociatave me Serbinë, mund të shpjegohet vetëm me ndikimin e llozhës masonike. Tani Thaçi i kërkon llozhës masonike që si shpërblim për shërbimet e tij ta bëjë atë President të Kosovës, ashtu që të shpëtojë nga prangat e Gjykatës Speciale. Por jetëgjatësia e Thaçit në politikë dhe për më tepër jetëgjatësia në pushtet, nuk është ndër interesat, aq më pak prioritarë të llozhës masonike. Nuk ishte as për Rugovën i cili vdiq shtatë vite pas Konferëncës së Rambouillet, nga të cilët për katër vite ka qenë në pushtet. Sot, 17 vite pas përfundimit të konferencës, nga të 16 anëtarët e delegacionit në konferencën e vitit 1999, ai që ka bërë më së shumti karrierë politike është Hashim Thaçi, i cili ka qenë për mbi tetë vite kryeministër dhe për një vit e gjysëm zëvendëskryeministër, përveçse që ka qenë për dy vite e gjysëm kryetar i një partie në pushtet, në 2002-2004. Nëse Thaçi do të bëhet President për një mandate pesëvjeçar, atëherë ai do të jetë në pushtet, në Kosovën e pasluftës për më tepër vite se çka qenë Rugova në ?pushtet? në Kosovën e paraluftës dhe pasluftës, që nga viti 1992 deri në 2006.
A thua vërtet është Thaçi President, i domosdoshëm për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë? ?Gjarpri?, çfarë ishte pseudonimi i tij i kohës së luftës, nuk është simbol i stabilitetit. Ndoshta Thaçi po kërkon shumë më tepër se sa ka të drejtë të kërkojë për shërbimet që ka kryer. Thaci është duke bërë të njëjtin gabim si Rugova dikur, duke kërkuar të kushtëzojë llozhën. Nuk mendoj se Thaçi dëshiron të bëhet President, për të vdekur President si Rugova. Thaçi dëshiron të bëhet President për të mbijetuar. Për këtë arsye, burgu i Gjykatës Speciale do të ishte alternativa më e mirë.
Edhe pse ka kundërshtuar gjithmonë fort kritikat për rritjen...
ATA Nuk do te jesh politik? Te antaresoj me detyrim Nuk do t...
Nga Eriona Shehu*Ka emrin e Angeline Jolie, Jennifer Lawren...
Një nga ikonat e së majtës moderne botërore, autori i best s...
Une kete identitetin tone, shqiptar, e shoh si nje ceshtje s...
Pa asnjë befasim dhe ashtu siç pritej, Kerri ka ikur nga Shq...
Vizita e John Kerry ka një vlerë të vecantë. Këtej e tutje ...
Erion Veliaj si pjesë integrale e mafies së betonit dhe afer...
Po sheh në televizor një sorollop që hiqet për atdhetar, pat...
Nga Anton HasanpapajA do te tentoje serish Rama te kompromen...
Konferencë për shtyp, në stil tejgebelsian, Rama-Kerry me ga...
Lëpirësit e kockave të islamikëve për ta paraqitur Shqipërin...
Ringritja e ekonomise apo Rilindja, eshte nje nga togefjales...
Në vitin 1921 Kryqi i Kuq i të Rinjve Amerikane themeloi, si...
Nga Enkel DemiJohn Kerry nuk gjeti kohë për Bujar Nishanin, ...
Kur BBC njoftoi vdekjen e mundshme të gazetës Independent – ...
Perse Rama me miratimin ne mbledhjen e qeverise te Draftit g...
Xhon Kerri pritet te zbrese neser ne Tirane ne nje vizite qe...
Nga Basir ÇOLLAKUVizita e sekretarit amerikan të shtetit, Jo...
Rinia e Tiranës nuk do ta festojë lirisht Shën Valentinin të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...