Gëzuar Kosovë, urime Shqipëri, kombi më i vjetër i Europës!
Nnga Suzana TahiriNë përvjetorin e 8-të të pavarësisë së sht...
Arben Ahmetaj nuk është një yll i botës financiare shqiptare, pasi dhe nuk kemi të tillë, por është një njohës i mirë, ndoshta më i miri në këtë kabinetn që ka menaxhuar raportet e qeverisë me institucionet financiare ndërkombëtare, si FMN apo Banka Botërore, dhe ka mbrojtur në opinionin publik politikat financiare të qeverisë. Edhe pse qesëndiset si profesor anglishteje, në fakt ai vjen nga një përvojë 20- vjeçare me botën e financave, si ish- drejtor taksash e tatimesh në vitin 1997, dhe me një sërë specializimesh në universitete të njohura në SHBA në këtë fushë. Është po ashtu një njeri që vjen dhe nga bota e biznesit personal dhe që ka njohur fatkeqësinë e të bërit biznes në Shqipëri.
Si i tillë, ai me sa duket i nevojitet Edi Ramës më shumë si një menaxher i situatës së shtrënguar financiare dhe mbrojtës publik i saj, se sa si një financier konservator, nga ata që të thonë ?tani shtrëngoni rripin? se nuk ka më para. Pra, nuk jemi në kushtet kur qeverisë i duhet dikush të ?mbledhë rripat? dhe as dikush që të gjejë para, por dikush që t?i heqë qeverisë fytyrën e zymtë që reflekton jo rrallë dhe nga portreti i nxirë i Edi Ramës, që nuk e beson aksiomën e Berishës për ekonominë ?thuaj mirë, të bëhet mirë?.
Arsyet për këtë ndryshim pra nuk kanë brenda vetëm probleme financiarenn por mbi të gjitha janë politike dhe mbetet për të parë nëse Ahmetaj është zgjedhur të jetë ministër i Financave, apo një zyrtar që ja bën të lehtë ditën e punës Edi Ramës.
Por, disa shenja të zgjedhjes politike janë të qarta. Edi Rama është duke ju përmbajtur një marrëveshje jopublike me Ilir Metën për impulse të reja në qeveri, e cila rreth tri javë më parë, është bërë publike nga vet Rama para kabinetit të vet. Paralajmërimet e tij për ndryshime në qeveri pas një darke të gjatë me Ilir Metën, u bënë realitet dhe si një shenjë luajaliteti me partnerin e tij.
Për hir të së vërtetës, Ahmetaj bën pjesë tek rrjeti i ministrave të Ramës, që është ndër më luajalët me Metën dhe partizan i një partneriteti të fortë. Është dhe ndikimi i tij, që në qarkun e Gjirokastrës u tejkaluan problemet PS- LSI gjatë fushatës, duke i dhënë votat kandidates së LSI në qytet. Avancimi i tij në një post delikat financiar, ndërkohë që Ilir Meta po flet për prioritete ekonomike të qeverisë, është një sinjal luajaliteti politik i Edi Ramës ndaj partnerit të tij dhe një lëvizje që forcon më shumë pjesën politike të financave të qeverisë.
Ahmetaj ka gjithashtu një protagonizëm publik shumë më të madh se shumë ministra të tjerë, sa i përket mbrojtjes së punëve të tij. Ai ka thyer disa tabu në debatin publik për të mbrojtur projektet ekonomike të qeverisë, që shumë ministra të tjerë, sillen sikur nuk janë të tyre. Shumë biznese të mëdha, sidomos në fushën e turizmit, kanë vlerësim pozitiv për mënyrën se si ai ka thyer disa barriera në privilegjimin e investitorëve, duke udhëhequr personalisht betejën për të tejkaluar procedurat burokratike. Disa projekte të mëdha në turizëm, si në Ksamil, Sarandë, Rivierën shqiptare, Divajkë etj, janë gati për punë edhe falë mendësisë së tij për të mos i lenë investitorët në duart e çakejve të administratës shqiptare. Nuk di sa i lumtur është që po iken në këtë moment nga Ministria e tij, por e sigurtë është se mund te krijojë një lloj boshllëku, ngaqë shumë punë i ka bërë si iniciativa personale, dhe jo në rrugë institucionale.
Shpresoj që këtë frymë ai ta përcjellë tek financat shqiptare, që sot janë vetërrethuar nga politikat konservatore që ka shpikur vet kabineti Rama.
Disa nisma dogmatike të qeverisë shqiptare që kanë krijuar evazion fiskal për shkak të politikave financiare duhen ndryshuar me guxim. Fjala vjen, Shqipëria ka futur në çmimin e naftës taksa fikse të qarkullimit, ngjyrosjes së naftës etj, të cilat kanë rritur ndjeshëm çmimin e naftës, por kanë favorizuar dhe kontrabandën njëkohësisht. Sot vendet fqinje kanë një çmim ndjeshëm më të lirë, dhe përveç Tiranës, deri në Vlorë, askush nuk blen më naftë në Shqipëri, pasi shkojnë në Maqedoni, Kosovë, Greqi etj.
Heqja e këtyre ngarkesave fikse do barazojë çmimin, do zhdukë evazionin dhe do ta bëjë tregun e naftës konkurrues, dhe jo kontrabandist, siç është. Financat publike kanë për të fituar më shumë, ndërkohë që taksën e qarkullimit mund ta mbledhë aty ku mblidhej më pare, para se ta fuste Berisha tek çmimi i naftës.
Po ashtu, duhet parë akciza e pijeve të forta dhe cigareve, që është në diferencë me vendet fqinje. Diferenca është e tillë që kompanitë importuese të pijeve në Shqipëri, kanë ulur xhiron në dyzet përqind, pasi tregu vendas mbushet nga kontrabanda e vogël kufitare, ku ja vlen të shkosh në Kosovë dhe për katër koli cigare. Maqedonia po mbledh gjithë eksportin e mallrave me akcizë të fortë në Ballkan, duke depërtuar mallrat e saj dhe në Bullgari e Greqi, ndërsa Shqipëria po e humbet tregun, edhe pse ka pas operatorë të fortë në këtë drejtim.
Jo çdo rritje akcizazh dhe taksash sjell të ardhura. Rastet konkrete në Shqipëri, që kanë krijuar pabarazi me vendet fqinje, kanë ulur të ardhurat dhe volumet e tregtisë dhe kanë rritur evazionin fiscal, i cili nuk luftohet me policë në rrugë, por me mend në kokë në zyrat e shtetit.
Unë besoj që Ahmetaj është më mendjehapur në këtë drejtim dhe mund ta nxjerrë Edi Ramën nga gjendja represive që ka krijuar në raportet me biznesin, duke e trajtuar ekonominë kombëtare si pazarxhinjtë e ?Tregut çam? kur ishte kryetar bashkie.
Por, për t?i bërë të gjitha këto, Ahmetaj duhet parë nëse do të jetë realisht ministër Financash. Ai ka përballë një rrezik që është sëmundja e gjithë ministrave të Financave shqiptare, por që është më mirë të thuhet sëmundje e kryeministrave shqiptarë. Që nga koha e Ilir Metës, kryeministër me 2001, dy agjencitë më të forta të botës financiare, Doganat dhe Tatimet, sillen si ministri më vete, duke mbajtur lidhje vertikale me kryeministrin. Fatos Nano e çoi në ekstrem këtë model, ndërsa Berisha e ndau botën e financave në një zyrë që drejtohej nga Bode dhe që nuk i hapte telefonin Shkëlzenit, dhe nga një drejtor taksa- tatimesh që punonte për Shkëlzenin dhe nuk i hapte telefonin Bodes.
Rama e vijoi këtë traditë, edhe pse jo në plan klanor. Dy agjencitë më të mëdha kanë raport të drejtpërdrejtë me Ramën dhe ministri i Financave është njeri në hije.
Nëse Ahmetaj ngelet në këto pozita, ai do ketë thjeshtë çelësat e zyrës në qafë dhe asnjë mundësi konkrete të ndryshojë situatën. Por nëse bëhet vërtet ministër Financash, unë shpresoj se diçka do lëvizë për mirë. Ai nuk duhet ta mendojë atë vend si një zyrë që mbledh lekë, por si një vend nga ku idetë duhet të prodhojnë të ardhura për vendin. Dhe duhet të ketë fuqinë t?i provojë idetë e tij.
Nnga Suzana TahiriNë përvjetorin e 8-të të pavarësisë së sht...
Sot, nepër media dhe rrjetet sociale, Erion Veliaj prezantoi...
Thaçi President, si njeriu i llozhës masonike të Kosovës, të...
Edhe pse ka kundërshtuar gjithmonë fort kritikat për rritjen...
ATA Nuk do te jesh politik? Te antaresoj me detyrim Nuk do t...
Nga Eriona Shehu*Ka emrin e Angeline Jolie, Jennifer Lawren...
Një nga ikonat e së majtës moderne botërore, autori i best s...
Une kete identitetin tone, shqiptar, e shoh si nje ceshtje s...
Pa asnjë befasim dhe ashtu siç pritej, Kerri ka ikur nga Shq...
Vizita e John Kerry ka një vlerë të vecantë. Këtej e tutje ...
Erion Veliaj si pjesë integrale e mafies së betonit dhe afer...
Po sheh në televizor një sorollop që hiqet për atdhetar, pat...
Nga Anton HasanpapajA do te tentoje serish Rama te kompromen...
Konferencë për shtyp, në stil tejgebelsian, Rama-Kerry me ga...
Lëpirësit e kockave të islamikëve për ta paraqitur Shqipërin...
Ringritja e ekonomise apo Rilindja, eshte nje nga togefjales...
Në vitin 1921 Kryqi i Kuq i të Rinjve Amerikane themeloi, si...
Nga Enkel DemiJohn Kerry nuk gjeti kohë për Bujar Nishanin, ...
Kur BBC njoftoi vdekjen e mundshme të gazetës Independent – ...
Perse Rama me miratimin ne mbledhjen e qeverise te Draftit g...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...