Kiu Fiu
Nga Artan FugaShoh emisionet televizive që bëhen për papunës...
Nga Enkel Demi
Vajza nga Puka ma merr mendja se është një nga emrat më të kërkuar në google nga lundërtarët virtualë shqiptarë. Ajo ka foto ndjellëse, ku nuk i fsheh hiret, jep intervista ku pranon se vithet i ka origjinale, ndërsa pjesën ballore të ndihmuar nga kirurgu plastik. Më tej rrëfimet e saj për deputetë, kundërthëniet e personazheve të tjerë të kronikës rozë, sulmet e një tjetër vajze me një emër të çuditshëm, e cila duket se është ndjerë ligsht që dikush tjetër i ka marrë reflektorët, shkrimi i Lorenc Vangjelit me emrin e saj të plotë, të gjitha këto kanë bërë që personazhi të shitet, nëse përdor gjuhën e medias.
Një emision i Klan Kosovës u përthith edhe në Shqipëri dhe tash asaj i kërkojnë lajm, madje përditë. Fotot ia kanë gati, veçanërisht atë ku është e ulur galiç. Këtu besoj se nis drama e saj dhe halli i medias. Kjo vajzë, pa dyshim e bukur ndoshta nuk ka shumë për të shitur, ndoshta i ka mbaruar inventari dhe padyshim fantazia. Ka gjasa mos të jetë aq burimore sa Bleona, por për çastin është më e kërkuara nga lundërtarët. Ajo ndoshta nuk e di, por nuk e ka më luksin që për ca kohë të jetojë në qejf të vet me vajzën dhe të motrën. Tani është njeriu i vitrinës dhe do e kërkojnë, edhe nëse ajo nuk dëshiron, si donte në krye të herës.
Fjala vjen gazetari, i cili nuk blen vetëm brekët dhe çorapet në tregun çam, por dhe lajmet, do i gjej një burrë në dollap, sepse media në Shqipëri ka vite që e bën dollapin e tjetrit telef. Vajza nga Puka, e cila tek e fundit është një prodhim i kohës sonë reagon me ato mundësi që kanë të gjithë nga i pari i vendit tek i fundit, pra me rrjetet sociale dhe thotë frazën më edukative që mund të zotërojë: ?Bosat po të dua i çoj në vende të tjera, jo në shtëpi?. Këtu nis dhe fantazia e shfrenuar e atij tipit të tregut çam: ?Ku i çon??, ?Si i çon??, ?Me kë i çon??, pasi veç epshit të vetëshërbimit para lap top-it gazetari e ka parasysh edhe piramidën e lajmeve që aq mirë ia kanë mësuar në redaksi, por kryesorja është se Xhesika shet, thith klikime, hapen faqe, shihen renditje kush u pa dhe si u pa më shumë.
Kjo histori e shumë të tjera si kjo ngjan pak a shumë me atë garën e çunave të Tiranës gati 30 vjet më parë për të rregulluar antenat ditë premte, sepse në orët e vona jepej ?Electric blue? apo ?Tango e fundit në Paris? dhe si sllogani i dikurshëm i ?Mjaft?-it grupe grupe e shkundnin votën.
Nga Artan FugaShoh emisionet televizive që bëhen për papunës...
O Zot, shoh Opinionin tani. Thonë se ka vende pune per rroba...
Nga Dritan GJYREZIIshin ditët e para, kur përflitej se Kryem...
Sot është një ditë e rëndësishme për t’u përkujtuar. Më 18 s...
Une perbuz nje QEVERI qe nuk e ul koken te punoje e te degjo...
Rroftë ajo rrota e mjerë vdekur mbi rërë, rrota e Divjakës, ...
Tiranë – Prishtinë, 14 – 18 shkurt 2008Shënimet e një Report...
Arben Ahmetaj nuk është një yll i botës financiare shqiptare...
Nnga Suzana TahiriNë përvjetorin e 8-të të pavarësisë së sht...
Sot, nepër media dhe rrjetet sociale, Erion Veliaj prezantoi...
Thaçi President, si njeriu i llozhës masonike të Kosovës, të...
Edhe pse ka kundërshtuar gjithmonë fort kritikat për rritjen...
ATA Nuk do te jesh politik? Te antaresoj me detyrim Nuk do t...
Nga Eriona Shehu*Ka emrin e Angeline Jolie, Jennifer Lawren...
Një nga ikonat e së majtës moderne botërore, autori i best s...
Une kete identitetin tone, shqiptar, e shoh si nje ceshtje s...
Pa asnjë befasim dhe ashtu siç pritej, Kerri ka ikur nga Shq...
Vizita e John Kerry ka një vlerë të vecantë. Këtej e tutje ...
Erion Veliaj si pjesë integrale e mafies së betonit dhe afer...
Po sheh në televizor një sorollop që hiqet për atdhetar, pat...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...