Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
(Ky shënim i shkruajtur për gazetën RD më 15 Shkurt 1991, ka qenë shkrimi i parë që ka paralajmëruar grevën e urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës për heqjen e emrit ?Enver Hoxha? nga universiteti. Shkrimi botohet i plotë, siç është shkruajtur 25 vjet më parë!)
Ç?KËRKOJNË STUDENTËT!
Një mëngjes të diele vendosëm të zbresim nga Qyteti Studenti drejt Shqipërisë. Ishte dhjetor e shumë nga ne kishin në trup shenjat e shkopinjve të një nate më parë. 46 vjetët na i bënin hapat më të rëndë. Na rëndonin absurditeti, diktatura, Europa që na kish lënë jashtë. Dhe ne u nisëm drejt saj me thirrjet: ?S?duam dhunë?, ?Jemi paqësorë?, ?Liri demokraci?.
Jemi zmbrapsur nga furia e shkopinjve të gomës, por s?jemi tërhequr. Jemi mbledhur mijëra vetë dhe kemi zgjedhur dialogun. Nuk thyem një xham, nuk shkelëm një lule. Nga një natë e butë e Q. Studenti i dhuruam Shqipërisë pluralizmin. Na përshëndetën mijëra vetë, na uruan miliona të tjerë. Edhe ju, prindërit tanë, që 46 vjet tiranie po ju thyenin në dysh.
? Prisni,- thatë,- jini të përmbajtur.
Por ne nuk pritëm. Ne u nisëm rrugës së liceut, një mëngjes dhjetori të bindur se qemë të vonuar drejt lirisë.
Shkolla s?ngjan më shkollë. Janë botuar artikuj, janë dhënë deklarata, janë bërë kritika për këtë problem. Por mos harroni që më tepër se të gjithëve për shkollën na vjen keq ne. Nuk e di pse padashur më ka shqetësuar ndjesia se sivjet kam qenë më larg të qenit student se kurrë. E kam ndjerë, këtë edhe tek shokët e tjerë. E kam parë në auditorët e gjysmuar, në pedagogët e komisioneve të Materializmit që nga pyetës kthehen në të pyetur.
Kam ndjerë këto dhe shumë të tjera. Ndaj më ka ardhur keq për pedagogët e vjetër me vështrimet e shuara, për tekstet e ngarkuar me propagandë deri në atë masë sa ngjajnë naivë, për studentët që kafshonin buzët sepse u vinte zor të riprodhonin në provim fjalët pa kuptim të dispensave kundër revizionizmit, imperializmit?
I kemi ndjerë këto ndaj jemi më të vendosur. Sepse këto ngjarje të mëdha e bëjnë njeriun shpërfillës ndaj gjithçkaje, aq sa me një lehtësi prej loje e bëjnë shpërfillës edhe ndaj vetvetes. Ndaj ne harruam vetveten që studentët e ardhshëm të mos përsërisnin sllogane, që pedagogëve mos t?u vijë turp për fjalët e tyre, që të rinjtë të mos e shohin botën përtej kufijve si ëndërr, që njeriu të jetë në fund të fundit njeri.
Është fillim shkurti dhe auditorët e fakulteteve janë edhe një herë bosh. Në sheshin Demokracia përsëri tubim. Ka shumë vetë që pyesin: Ç?kërkojnë studentët? Ata përgjigjen: Universiteti është ngritur për t?i hequr emrin vetes. Dhe ju e dini që universiteti nuk ngrihet kot. Për të patur një shkollë të vërtetë ne kërkuam depolitizimin e saj. Por:
Drejt grevës së urisë
Kaloi një ditë bojkotimi, dy, tre, një javë, më tepër. Të lodhur por të vendosur kemi ndenjur përsëri në shesh. Gjithmonë paqësorë, me po ato parrulla, me po ato bindje. Mohojmë edhe veten për të mos i mohuar asgjë tjetrit. Mund të mbyllet universiteti, mund të vijnë prindër për të marrë fëmijët, mund të ngujohemi edhe në mensën nr.1 për të bërë grevë urie. Po pse të gjitha këto? Pse kjo ashpërsi, ndaj mijëra të rinjve! Po bëj edhe një pyetje të fundit, të sinqertë. A duhet vallë që një ?i vdekur? të vazhdojë të rëndojë mbi supe të gjallëve?
Jemi të vendosur, sepse e dimë, shumë gjëra do të ndryshojnë, shumë të tjera do të na duken absurde. Do të vijë një ditë kur auditorët do të fitojnë gjallërinë e parë, kur studentëve s?do t?u vijë më keq për ato që mësojnë: Dhe atë ditë të lodhur nga ndeshjet politike, nga grevat, bojkotimet, nga replikat në gazeta e mbledhje, nga bisedat e stërgjatura ekonomike, nga ikjet pa kthim të mijëra shokëve do të ndjejmë nevojë për qetësi. Atëherë kur të besojmë se kohës i kemi dhënë gjithçka patëm, se këtij trualli të ri i flijuam në ditën e lindjes entuziasmin dhe ëndrrat tona, gjërat më të shtrenjta?
BLENDI FEVZIU
(Ky shënim i shkruajtur për gazetën RD më 15 Shkurt 1991, ka qenë shkrimi i parë që ka paralajmëruar grevën e urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës për heqjen e emrit ?Enver Hoxha? nga universiteti. Shkrimi botohet i plotë, siç është shkruajtur 25 vjet më parë!)
Thuhet se Hitleri, në ditët e fundit të tij në bunker, atëhe...
Komunisti është gjallesa më e fëlliqur më e ndyrë, më e pësh...
Nga Enkel DemiVajza nga Puka ma merr mendja se është një nga...
Nga Artan FugaShoh emisionet televizive që bëhen për papunës...
O Zot, shoh Opinionin tani. Thonë se ka vende pune per rroba...
Nga Dritan GJYREZIIshin ditët e para, kur përflitej se Kryem...
Sot është një ditë e rëndësishme për t’u përkujtuar. Më 18 s...
Une perbuz nje QEVERI qe nuk e ul koken te punoje e te degjo...
Rroftë ajo rrota e mjerë vdekur mbi rërë, rrota e Divjakës, ...
Tiranë – Prishtinë, 14 – 18 shkurt 2008Shënimet e një Report...
Arben Ahmetaj nuk është një yll i botës financiare shqiptare...
Nnga Suzana TahiriNë përvjetorin e 8-të të pavarësisë së sht...
Sot, nepër media dhe rrjetet sociale, Erion Veliaj prezantoi...
Thaçi President, si njeriu i llozhës masonike të Kosovës, të...
Edhe pse ka kundërshtuar gjithmonë fort kritikat për rritjen...
ATA Nuk do te jesh politik? Te antaresoj me detyrim Nuk do t...
Nga Eriona Shehu*Ka emrin e Angeline Jolie, Jennifer Lawren...
Një nga ikonat e së majtës moderne botërore, autori i best s...
Une kete identitetin tone, shqiptar, e shoh si nje ceshtje s...
Pa asnjë befasim dhe ashtu siç pritej, Kerri ka ikur nga Shq...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...