web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi komunikimin etik në PD dhe mbi domosdoshmërinë e tij

10 Tetor 2015, 15:35, Aktualitet CNA

NAMIR LAPARDHAJA*Namir Lapardhaja

Disa kryetar degësh të PD-së në rrethe u përfshin këto ditë, kush me dëshirë dhe kush ?aksidentalisht?, në një konflikt virtual me një prej ish-ministrave të qeverisë Berisha dhe me disa drejtues aktual të nivelit të lartë të PD-së.
Kush njeh historikun e PD-së dhe raportet që kjo parti ka pasur me mendimin ndryshe brenda radhëve të saj, sigurisht që i duket çudi dhe i papranueshëm një debat i tillë. Shto këtu edhe atë se komunikimi i sotëm, ndryshe nga dje, është masivizuar në atë mënyrë sa një fjalë e shkruar pa më të voglin qëllim dhe synim në profilin tënd zyrtar në facebook, e sheh në të gjithë mediat online me tituj dhe komente nga më të ndryshmet, sigurisht shumë larg synimit dhe qëllimit tënd fillestar.
Në këtë kuptim, kush pret dhe kërkon një PD me mendim të sinkronizuar në çdo qelizë të saj, gabon.
Të paktën, kryetari aktual i PD-së e ka konfirmuar një gjë të tillë në disa raste: së pari, në një përvjetor të RD-së, organit zyrtar të PD-së, Basha i kërkoi zyrtarisht dhe publikisht kryeredaktorit të kësaj gazete që në faqet e RD-së të ketë vend edhe për mendimin ndryshe në Partinë Demokratike, dhe, së dyti, vazhdimisht në mbledhjet e kryesisë së PD-së kryetari aktual i saj e ka konfirmuar një gjë të tillë, përfshi edhe në mbledhjen e fundit ?problematike?.
Kështu që Basha, të paktën deri më sot, publikisht dhe vazhdimisht e ka sqaruar një gjë të tillë,përsa i përket mendimit ndryshe brenda radhëve të demokratëve, duke e parë atë si një pasuri që e shëndosh edhe më shumë Partinë Demokratike, duke pasur për qëllim përmirësimin e punëve.
Ajo që kam vënë re në debatet e fundit, në fakt, nuk ka të bëjë me këtë gjë. Pra, nuk kemi të bëjmë me diskutimin për respektimin e mendimit ndryshe ose me atë se dikush ka një mendim ndryshe nga drejtuesit e PD-së etj.
Në shumicën e rasteve ajo që vihet re eshtë një sherrnajë e importuar nga e kaluara dhe e nxjerrë sot në pah.
Nuk kam për qëllim këtu dhe as nuk jam i aftë të them se kush e ka mirë dhe kush e ka gabim në këto raste, mirëpo një gjë e them me siguri: gjithsekush mban vetë përgjegjësi për ato që artikulon publikisht.
Të vetmin problem që shoh këtu është çështjen etike, që kryetarët e degëve si njerëz publik dhe politikë duhet të mbajnë dhe të respektojnë në artikulimet e tyre. Fjala vjen, është e papranueshme që një kryetar PD-je, të paktën sipas asaj që u tha në media, të artikulojë akuza të karakterit privat në një debat publik. Një gjë e tillë, mbi të gjitha, tregon varfëri kulturore dhe intelektuale, dhe nuk ka asgjë të përbashkët me atë që i duhet sot Partisë Demokratike.
Një problem tjetër që vihet re sot me shumicë në rrjetet sociale dhe mediat online është përfshirja e të gjithë ish-ministrave etj. në një kazan. Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe dhe për të qenë të sinqertë disa prej tyre janë ata që kanë bërë të mundur realizimin e disa prej reformave më të mira të qeverisë Berisha, sidomos në mandatin e parë qeverisës.
Në debatin aktual mes disa kryetarëve degësh dhe drejtuesish aktual të PD-së është e kuptueshme edhe ajo se, duke qenë një lidership i ri, do duhet një kohë e caktuar e konsolidimit të autoritetit të tyre.
Kjo nuk do të thotë që të kemi një parti të çorganizuar dhe një parti që njëri t?i bjerë gozhdës dhe tjetri patkoit dhe ku askush të mos marrë vesh i pari të dytin. Kjo do të sillte kaos.
Ajo që kërkohet është se të dyja palët duhet të kuptojnë që kemi të bëjmë me një organizëm vullnetar të angazhimit ku çdokush ka pranuar të bëjë pjesë në organizatë me dëshirën dhe vullnetin e tij, gjë prej së cilës rrjedhin disa të drejta dhe detyrime, ku të dyja palët duhet t?i zbatojnë.
Në fund, ajo që dua të them është se vetëm Lulzim Basha nuk duhet përzier në këto sherreshamata tipike ballkanase, me saktë tipike shqiptarësh, e t?i kërkosh atij që të mbajë qëndrim dhe përgjegjësi lidhur me atë se çfarë shkruan një kryetar dege për një ish-ministër apo drejtues aktual të PD-së.
Basha ka folur më shumë se një herë: ai ka ndarë mendjen të respektoj mendimin ndryshe në PD-së, ka kërkuar komunikim etik dhe, gjithashtu, më shumë se një herë ka thënë se çdokush mban përgjegjësi personale për ato që artikulon publikisht, kështu që kush kërkon reagimin e tij thjesht kërkon një alibi më shumë për një sherr të stisur më kot, pa asnjë vlerë për PD-në, gjendjen aktuale të saj, apo të ardhmen e saj.

*Sekretar i degës së PD-së në Berat





Lajmet e fundit nga