web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LEKA BUNGO: Ministria e Kulturës duket si një institucion prej kartoni, teatri shqiptar në gjendje të mjeruar

31 Maj 2015, 10:21, Aktualitet CNA

Komedia “Seks vetëm për festa” autor dhe regjisor i së cilës është “Mjeshtri i Madh” Leka Bungo këtë fundjavë është për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Me një kastë aktorësh të mirënjohur, ku vlen për tu theksuar edhe rikthimi në skenë, pas një mungese të gjatë i aktores Hajrie Rondo “Mjeshtre e Madhe”, në këtë shfaqje. Autori i komedisë Leka Bungo e ka shkruar veprën vitet e fundit, ndërsa sjell një histori tipike emigrantësh në SHBA dhe martesave fiktive për legalizimin e qëndrimit. fiktive për legalizimin e qëndrimit. Një shfaqje plot humor që do t’i ofrohet publikut edhe sonte në skenën e TKE “K. Spahivogli”.

Në një kohë kur është një fushatë e nxehtë zgjedhore, është një fushatë e nxehtë zgjedhore, autori dhe regjisori Bungo shprehet se kjo komedi vjen dhe si një moment relaksi për publikun. I vlerësuar në jetën e tij artistike, regjisori Leka Bungo vjen në këtë intervistë jo vetëm duke folur mbi komedinë premierë, duke folur mbi komedinë premierë, por zbulon dhe projekte të tjera. Jeta artistike, problemet që hasin sot teatrot, si dhe vendimi për të mos u kthyer më në Amerikë janë këtë herë në vëmendjen e “Mjeshtrit të Madh” Leka Bungo.    -Komedia shkruar dhe vënë në skenë nga ju pas suksesit që pati në teatrin “Bylis” në Fier si premierë vjen dhe në skenën e TKE “Kujtim Spahi vogli”  në Tiranë.

Çfarë mund të na thoni mbi impaktin që ajo pati në publik?

Pas u mbyll perdja e premierës në “Bylis” ishte spektatori ai që i vuri notën spektaklit. Unë mendoj që shfaqja u prit shumë ngrohtë, u kënaqën me lojën e aktorëve. Mendoj që ajo që ndikoi në suksesin e spektaklit, në radhë të parë ishte vetë komedia, vepra. Suzheti i saj i veçantë, mesazhi i saj, dhe ajo që e bën gjithmonë më me vlerë si gjithmonë sipas gjykimit tim është se komedia ka një ndërthurje ndërmjet komedisë së karaktereve dhe komedisë së situatave. Personazhet janë të paktë, por unë jam përpjekur që karakteret ti vizatoj, por pas vizatimit tim penelatat e fundit ia kanë dhënë aktorët, që kanë bërë figurat artistike. Duke plotësuar njëra-tjetrën pati arritje. Jam i kënaqur nga ana profesionale, spektakli përmbush dy kërkesa të dy lloj spektatorësh, atij të zakonshëm dhe atij me pretendime profesionale. Mendoj se komedia pruri humor dhe kishte gjetje dhe në interpretimin e aktorëve dhe krijimin e figurave artistike.

-Komedinë “Seks vetëm për festa” e keni shkruar në vitin 2014, eni shkruar në vitin 2014, ndërsa jetonit në Amerikë. Ngjarjet e veprës i vendosni në një familje shqiptare, por dhe mesazhi vjen i mirëpritur nga publiku?   Është një ngjarje e vërtetë nga unë kam marrë spunton për komedinë. Ka një specifikë në filozofinë e vet. Ngjarjet zhvillohen në një familje emigrantësh të hershëm shqiptarë, që jetojnë prej vitesh atje, dhe protagoniste është një femër që ka krijuar nj biznes shumë interesant, por është problematikë pothuajse e gjithë shteteve të mëdha në Europë dhe botë.

Ajo ka vendosur të jetojë nëpërmjet “biznesit” të martesave. Ajo e di mirë ligjin e martesave për emigracionin në SHBA dhe spekulon në të duke shpresuar që nuk do ta kapim. Ajo martohet me emigrantë ilegalë për dokumente. Kjo është dhe ajri i kësaj komedie, këtu qarkullojnë personazhe që nga një kinez që është ilegal, ajo martohet me një tranvestit afrikan, dhe i fundmi që është viktima e Keth është një shqiptar nga Lazarati, që është një nga karakteret më të goditura që ka një prurje humori që salla shpërthen në duartrokitje sepse është një gjë e njohur për shqiptarët që ai nuk pyet për para. Në këtë vorbull trajtohen ngjarjet e komedisë, deri sa kjo vetëdemaskohet, sepse në Amerikë nisin investigimet rreth saj deri sa e kapin. Mesazhi i veprës, batakçillëku mund të shndërrohet shumë thjeshtë në biznes.

-Keni lënë eni lënë Amerikën ku keni jetuar shumë vite dhe jeni kthyer përfundimisht në Shqipëri. Pse e morët këtë vendim?

Kam jetuar 14 vjet në Amerikë dhe kam dy muaj që jam kthyer përfundimisht në Shqipëri, sepse janë vitet e fundit, është akti i fundit dhe prapa shpinës bie sipari. Ne njerëzit e skenës e dimë mirë çdo të thotë kjo. Tani unë jam me atë, që duke kthyer kokën prapa  shikojmë kur bie sipari, shikoj a po ngec,sepse sipari ka rruklla dhe nganjëherë ato prishen dhe ngecet litari, ndaj po shkojmë me shpresë ishalla ngecet, dhe të mos ulet deri në fund sipari, të mos bjerë. Por besoj që kam mundësinë qoftë dhe fizikisht që të bëj edhe ndonjë punë në jetën artistike këtu. Unë në Amerikë kam punuar roje nate për 12 vjet, mirëpo të gjithë qeshnin. Por unë kam qenë roje nate pak special, i vetmi roje nate në botë me titullin “Mjeshtër i Madh” (qesh). Kjo punë që bëja ishte e vetmja që më krijonte dhe mundësinë që unë të shkruaja. Gjatë gjithë natës unë isha i lirë dhe shkruaja.

Unë kam shkruar shumë vepra në Amerikë, drama dhe komedi, si dhe skenarë filmash. I kam marrë me vete dhe shpresoj të realizoj nëse do të arrij disa prej tyre, sepse dhe mosha bën të vetën. Por ka një problem që në Shqipëri janë përvijuar klane shumë. Dhe kur je larg është e vështirë të çash. Ka probleme serioze, përshembull komedia “Seks vetëm për festa” ka ndenjur në sirtarin e teatrit eksperimental në Tiranë një vit e gjysmë dhe nuk është aprovuar. Unë nuk dua të bëj ekzibicione, që kjo është vepër e madhe, por dua të them që shpesh gjërat në institucione i shikojnë me një sy klanor. Për mua një nga dramat e dramaturgjisë shqiptare, është fakti që regjisorët vënë vepra të huaja në skenë dhe i shmangen asaj shqiptare.

-Për pse ndodh kjo shmangie ndaj dramës shqipe?

Unë këtu kam parë shfaqje të veprave të huaja të vënë në skenë nga regjisorë që unë i quaj kasetash. I shmangen dramës shqipe, sepse ata e kanë të vështirë. Drama shqipe, kërkon të jesh krijues, por gjithmonë frika për të ecur në një rrugë të pashkelur është frika e atij të paaftit, jo e regjisorit të vërtetë. Ndërsa drama e huaj e vënë në skenë përshembull në 30 teatro të botës është e kollajtë për tu kopjuar. Kjo mendoj se është arsyeja kryesore që evitohet drama dhe komedia shqipe.   -Ju e sillni këtë komedi në një kohë kur fushata zgjedhore është në kulmin e saj, dhe jeni shprehur që vjen dhe si një relaks për publikun?   Për mua është me interes, që është këtë kohë, sepse shërben dhe si një relaks, në një kohë që spektatori bombardohet nga të gjithë, shtypi, media elektronike mbi fushatën zgjedhore. Por ai ka nevojë të pushojë, dhe të shkojë 1-2 orë në teatër, aq më tepër që komedia është relaksuese, qetësuese. -Jeni rikthyer në Shqipëri në jetën artistike, por për ju si po zhvillohet teatri?

Teatri shqiptar është në gjendje të mjeruar. Teatri shqiptar nuk është vetëm ai në Tiranë, pasi këtu ka dhe një farë përkujdesje, sepse Ministria e Kulturës teatrot kombëtare i mbulon direkt, ndërsa teatrot e rretheve mbulohen nga bashkitë, në mos qofshin zbuluar, sepse për tu mbuluar nuk besoj, mbase i mbulojnë pak këmbët. Nuk arrijnë dot bashkitë ti mbulojnë teatrot me buxhete, projekte.

-Pra për ju duhet që Ministria e Kulturës të ketë në vëmendje dhe investime në teatrot e bashkive?

Unë mendoj se një alternim ndërmjet kujdesit të Ministrisë së Kulturës si një institucion kombëtar me bashkitë e rretheve për teatrot lokale do të sillte shumë prurje pozitive, sepse MK do të bënte politikën teatrit gjë që bashkia nuk e bën.

-Ku qëndrojnë problemet përveç investimeve që mungojnë në teatrot në qytete të tjera?

Bashkia nuk e bën dot politikën e teatrit, sepse nuk ka specialistët siç i ka Ministria e Kulturës për politikën e artit teatral, ashtu si bën dhe politika të tjera të kulturës. Duhet të alternoheshin këto, por edhe duhej ta ndihmonte ministria nga buxheti i shtetit bashkinë, sepse shpesh bashkia e shikon teatrin me syrin e njerkës. Ka vetëm disa bashki si Fieri, që kryetari i saj është shumë- shumë dashamirës dhe e ka mbajtur gjallë teatrin mrekullisht, kemi dhe Korçën që ka vëmendje për teatrin, por qytetet e tjera e kanë të vështirë dhe teatri është në vështirësi të mëdha.

– Pra për ju si ka qenë roli i Ministrisë së Kulturës në jetën artistike?

Nuk di ç’të them konkretisht, por Ministria e Kulturës më duket si një institucion prej kartoni, i ftohtë akull. Është një ministri që ka një “kushtetutë” mbi bazë të cilës ajo vepron, por ajo është e ftohtë, d.m.th ministria thotë kemi fonde për monumentet e kulturës, kemi fonde për teatrin kombëtar, për teatrin kombëtar të kukullave dhe kaq, dhe kujton se ky është misioni i saj, por nuk është ky misioni i një ministrie kulture.

-Për ju si duhet të jetë ky mision?

Unë mendoj se ministria kryen një nga politikat që i ka vënë vetes për qëllim, jo atë që duhet të bëjë politikën financiare, sepse në bazë të projekteve ajo ushqen Teatrin Kombëtar ose kompani private,  etj, por dhe atje ka përzgjedhje dhe klane. Ka interesa klanore, por unë mendoj që politika artistike në rastin konkret është më interesante, që i mungon kësaj ministrie, nuk e bën si duhet. Sipas gjykimit tim, duhet të ishte një instrument i domosdoshëm, një lloj kontrolli artistik rreth repertorit të teatrove. Jo si në kohën e diktaturës, por kontroll artistik, që do të thotë që nuk ka sot llogjikë që MK, e cila ushqen me fonde teatrot kombëtarë të kemi në pak metra larg dy vepra “Arturo Ui”.

Kjo mendoj se është për mungesë të Ministrisë së Kulturës. Edhe pse një nga teatrot është në varësi të Bashkisë nuk ka rëndësi, politikat e kulturës në teatër duhet ti bëjë ministria. Nuk ka llogjikë që të shikojmë dy vepra “Arturo Ui” në dy teatro që nuk janë larg njëri-tjetrit, kur spektatori është i urituri për dramën kombëtare? Me këtë duket sikur i bën karshillëk dramës shqipe. Duhet që Ministria e Kulturës të ketë në vëmendje teatrot, që të vënë më shumë në skena pjesë shqiptare. Ministria e Kulturës duhet të marrë “kamxhikun” të politikave artistike të teatrit, kushdo teatër qoftë, kombëtar apo në varësi të bashkisë.

-Ju vetë keni aplikuar për projektet tuaja në teatër në MK?

Po kam aplikuar, por nuk më kanë përfillur, zakonisht ata nuk merren me dramën shqiptare.   -E doni Shqipërinë, por për ju është një realitet që nuk ju kënaq, është një realitet që nuk ju kënaq, megjithatë e keni marrë vendimin për tu rikthyer përgjithmonë?   Mua nuk më duket ndonjë çudi, ato që unë që desha ti bëja në Amerikë i bëra.

-Pas Tiranës a do të vijojë të shfaqet në Fier komedia juaj “Seks vetëm për festa”?   Sigurisht që ajo të vazhdojë të shfaqet në skenën e teatrit “Bylis” në Fier gjatë këtyre kohëve.





Lajmet e fundit nga