Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Partia Socialiste ka fituar betejën në Kolegjin Zgjedhor, duke i hequr ish-aleatit të saj, Skënder Gjinushit, dy kandidatë për bashkitë Malësi e Madhe dhe Prrenjas. Pas një beteje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përplasja mes Gjinushit dhe përfaqësuesve të Edi Ramës është zhvendosur në gjykatën e zgjedhjeve. Ndërkaq, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e KQZ, për t?i hequr Gjinushit nga zgjedhjet dy kandidatë, të cilët mund të merrnin vota nga elektorati i Partisë Socialiste. Ky vendim duket se ka thelluar më tej hendekun mes Ramës dhe Gjinushit. Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, një ditë pas vendimit, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Kolegjit Zgjedhor. Përmes një deklarate shtypi, Gjinushi është shprehur dje se Kolegji Zgjedhor është përulur para mazhorancës qeverisëse.
?Partia Social Demokrate e Shqipërisë konstaton me keqardhje se institucionet e pavarura që monitorojnë zbatimin e ligjit për zgjedhjet kanë shkelur vetë me dy këmbë ligjin dhe Kushtetutën duke mohuar të drejtën e kandidimit të kandidatëve tanë. Me vendimin e marrë më dt. 29 Maj 2015, Kolegji Zgjedhor është ulur në gjunjë para PS-së dhe LSI-së, ka shkelur Kushtetutën duke mohuar të drejtën për kandidim të dy kandidatëve tanë, përkatësisht Ardian Hysës në Malësi të Madhe dhe Artur Topit në Përrenjas?, është shprehur Skënder Gjinushi.
Vendimi
Në deklaratën e shpërndarë për mediat, kryetari i Partisë Social Demokrate, e ka cilësuar vendimin e ndërmarrë nga Kolegji Zgjedhor si antiligjor. Sipas tij, përjashtimi i kandidatëve bie ndesh me Kushtetutën, por edhe me disa vendime të mëparshme të kësaj gjykate. ?Vendimi është marrë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën dhe në kundërshtim dhe me vetë vendimet e mëparshme të vetë Kolegjit. Kolegji Zgjedhor kapitulloi dje sepse u detyrua të dalë kundër vetes, do të thotë që presioni ka qenë shumë i madh?, deklaroi Gjinushi.
Ndër të tjera kreu i PSD, ka artikuluar mesazhe të forta në drejtim të Partisë Socialiste, aleatja e partisë së tij deri një vit më parë. ?Partia Socialiste bashkë me ne luftuam dy vjet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa kujtuar luftën dhe përpjekjet në zgjedhjet e ?96-ës, pa kujtuar 8 majin apo ?97-ën, kjo bën të njëjtat gjëra që bënte PD-ja. Kur PD-ja i bëri kundër Ramës në maj në Tiranë, ne kemi qenë mbrojtësit kryesorë. Kolegji dhe KQZ janë sjellë ndaj nesh siç u soll Ristani ndaj PS-së. Ndërsa keqpërdoren institucionet si më parë, atëherë nuk ka rilindje.
Kjo është arsyeja pse shumica dërrmuese e së majtës janë të zhgënjyer, që shumica socialiste se ndjejnë veten në qeverisje, se ndjejnë veten të përfaqësuar dhe duhet ta reflektojnë këtë më 21 qershor?, ka vijuar ai. Që pas vendimit për të garuar i vetëm në zgjedhjet lokale, përplasjet mes PSD dhe të majtës u rritën djeshëm . Gjinushi propozoi kandidatë për 10 bashkitë kryesore të vendit, por Partia Socialiste e akuzoi për falsifikim firmash dhe u konstatuan probleme me dokumentacionin. Pas akuzave në distancë, Gjinushi u tërhoq nga gara në Durrës, duke mbetur me 9 kandidatë. Por me vendimin e fundit të KQZ, PSD është tkurrur edhe më tej.
Një granatë dore është hedhur në banesën e shtetasit A.G. ng...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i shoqëruar nga d...
Nxënësit që përfundojnë sivjet vitin e parë të gjimnazit, do...
Mënjanimi i debateve dhe dueleve verbale për hir të një fqin...
Nje tjeter strategji po aplikon kandidati socialist per Tira...
Zbulimi që ndodh njëherë në shekuj hodhi dritë mbi fisin Ski...
Nesër është ditë e madhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës,...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka zhvilluar dje ...
Duket se fushata ka filluar më së miri për Partinë Socialist...
Fatos Nano duket se e ka lënë pas dore shëndetin.Në disa fot...
Edhe pse 19 vjece ajo dukej mjaft bukur teksa pozonte e ves...
Një aksident rrugor me plagosjen e 5 personave ka ndodhur me...
Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Komisionin e Mediave,...
Nuk ka kthim mbrapa me procesin e dekriminalizimit të politi...
Një çerekshekulli pas rënies së dinastisë komuniste, një qev...
Politikanë dhe historianë kanë komentuar vizitën e kryeminis...
Godina e komunës Blinisht të Lezhës është qëlluar me armë në...
Sot Gjykata e Krimeve të Rënda do të bëjë vlerësimin e masës...
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur para pak minutash te n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...