Mazhoranca tërhiqet pas presionit të SHBA-BE, futet ligji i dekriminalizimit para zgjedhjeve
Nuk ka kthim mbrapa me procesin e dekriminalizimit të politi...
Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Komisionin e Mediave, synon të miratojë ligjin e shumëdebatuar të arsimit të lartë pas mbylljes së universiteteve, me qëllim që vala e reagimit dhe protestës kundër draftit të jetë sa më e zbehtë. Drafti i kundërshtuar si asnjëherë më parë nga e gjithë bota akademike dhe studentët, edhe pse ka nisur të shqyrtohet prej disa ditësh në Kuvend ai pritet të miratohet vetëm kur studentët të kenë marrë pushimet verore.
Qëllimisht, Komisioni i Mediave dhe Edukimit, komision përgjegjës për shqyrtimin e draftit ka vendosur të zhvillojë vetëm nga një seancë në javë për ligjin në fjalë, me qëllim që ky proces të zgjasë deri në fund të sesionit parlamentar. Një tjetër arsye se përse drafti do të shtyhet deri në fund të sesionit parlamentar lidhet me zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Miratimi i ligjit me arrogancë para zgjedhjeve mund të rrisë pakënaqësinë ndaj qeverisë, çka mund të kthehet edhe në votë kundër mazhorancës. Por arsyeja kryesore lidhet me reagimin e fortë të pedagogëve dhe studentëve.
Kuvendi duket se e ka të pamundur ta shqyrtojë dhe miratojë këto ditë ligjin, pasi të gjithë pedagogët dhe studentët mund të ngrihen në këmbë kundër Ministrisë së Arsimit, dhe mund të provokohen tensione sociale. Ndërkohë gjatë muajit korrik, periudhë kur pritet që drafti të kalojë në seancën parlamentare, pedagogë dhe studentë janë larguar nga universitete dhe në këtë mënyrë shkalla e reagimit do të jetë më e dobët. Një gjë e tillë u paralajmërua më herët edhe nga vetë studentë dhe pedagogët, të cilët i trembeshin këtij skenari, i cili ndodhi edhe një vit më parë, kur ky draft u kthye mbrapsht nga deputetët.
Debate në komision
Disa ditë më parë, deputetët e Komisionit të Medias dhe Edukimit vendosën që ligji për arsimin e lartë të diskutohet vetëm ditën e mërkurë në komisione. Duket se kjo nismë ka ardhur nga deputetët e mazhorancës, pasi deputetët e opozitës patën rezerva për këtë taktikë. Ishte deputeti Luçiano Boçi ai i cili u shpreh se nëse diskutimi do të jetë vetëm një ditë një javë, atëherë ku proces do të zgjasë disa muaj. Por pavarësisht kontestimeve u vendos që çdo të mërkurë të diskutohet për këtë ligj. Vetë Boçi tha se janë me dhjetëra grupet e interesit që kërkojnë të japin mendimin e tyre për këtë draft dhe koha do të jetë e pamjaftueshme. Sipas parashikimeve të vetë deputetëve të Komisionit të Medias, diskutimet do të zgjasin deri në muajin korrik dhe ligji do të votohet ndoshta në seancën e fundit plenare.
Zvarritja e ligjit për arsimin e lartë u kthye në objekt debati kohët e fundit. I pari ishte deputeti Sali Berisha ai i cili akuzoi mazhorancën se po ndjek sektorin për të diskutuar draftin kur të jenë mbyllur universitetet. Edhe vetë pedagogët të pyetur nga gazeta janë shprehur se ishin informuar për nisjen e diskutimit pas zgjedhjeve vendore. Por pas akuzave të ditëve të fundit ministrja e Arsimit prezantoi draftin në Komisionin e Medias.
Nuk ka kthim mbrapa me procesin e dekriminalizimit të politi...
Një çerekshekulli pas rënies së dinastisë komuniste, një qev...
Politikanë dhe historianë kanë komentuar vizitën e kryeminis...
Godina e komunës Blinisht të Lezhës është qëlluar me armë në...
Sot Gjykata e Krimeve të Rënda do të bëjë vlerësimin e masës...
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur para pak minutash te n...
Policia e Shkodrës ka asgjësuar 520 bimë narkotike, të lloji...
Qeveria maqedonase me të gjitha forcat po kundërshton kërkes...
Blatter eshte zgjedhur per here te peste ne krye te FIFA-s, ...
Kreu i Nismës, në Kosovë, Fatmir Limaj mendon se Gjykatën Sp...
Kthimi i Serbisë me fytyrë kah SHBA-të, tashmë po vërehet ed...
Shkatërrimi i plantacioneve me kanabis në Lazarat, prodhimi ...
Vijojnë hetimet mbi vrasjen e 3-fishtë që ndodhi para dy dit...
Avokati i Popullit, Igli Totozani ka dërguar në Gjykatën Kus...
Ministria e Punëve të Brendshme realizoi për herë të parë ap...
Banorët e Gjoricës në Dibër kanë kërcënuar politikën se në r...
KFOR-i nuk do të përcjellë eshtrat e Isa Boletinit në fshati...
Pas 59 vitesh martesë dhe 12 fëmijësh e 99 nipash e mbesash,...
Një 14 vjecar nga qyteti i Korcës i është drejtuar me një le...
Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...