Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Në gjysmën e dytë të mandatit qeverisës dhe në prag të zgjedhjeve lokale, senatorët e Partisë Socialiste kanë vendosur të hyjnë në lojë dhe të dalin në skenë, duke sinjalizuar fundin e eksperimentit të kryeministrit Edi Rama, sa i takon ndërtimit të kabinetit qeveritar me rrethin e të rinjve të të besuarve të PS. Ndërsa kanë marrë meritën për reformat kryesore të qeverisë, kryesisht në diplomaci, drejtësi, prona, territor etj., senatorët e Partisë Socialiste kanë lajmëruar ndryshime në kabinetin qeveritar, pas zgjedhjeve të 21 Qershorit.
Paralajmërimi ka ardhur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili ndonëse njihet si përfaqësues i elitës së vjetër në PS, Ruçi luan rol kyç për harmonizimin mes brezave në selinë rozë. Rezultati i zgjedhjeve të 21 Qershorit, performanca dyvjeçare, reflektimi i reformave në popull dhe sfida për 2017, do të jetë baza për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Ndërkaq, paralajmërimi i Ruçit për analizën e punës së ministrave, ishte edhe një sinjal i qartë për Edi Ramën, i cili tashmë duhet t?u hapë rrugën ndryshimeve në kabinet, ndoshta për të përfshirë në qeverisje senatorët. Po cilët ministrat rrezikojnë të shkarkohen pas zgjedhjeve të 21 Qershorit?
Cilët ministrat kanë shënuar rekorde negative në këto dy vjet, duke u kthyer në kosto për të majtën?
Nuk ka dyshim se, ministri më i ekspozuar ndaj ndryshimeve në qeveri është ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Tirana, edhe kur është e blinduar me 1500 policë, kthehet në arenë dhe territor ku përleshen bandat e armatosua, duke rrezikuar jetën e qytetarëve të thjeshtë. Por, pavarësisht perceptimeve, lojës me shifra, bilanceve, fabrikimeve etj., për punën e ministrit Tahiri ka tre raporte nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe qeveria kanadeze. Dy raportet të DASH thonë se kriminaliteti dhe pasiguria është rritur dy vitet e fundit në Shqipëri, duke e kthyer vendin tonë një vend me potencial të madh rrezikshmërie për jetën. Ndërkaq, një raport i qeverisë kanadeze thotë se të udhëtosh në Veri të vendit është e rrezikshme, për shkak të rikthimit të bandave. Të tre raportet falsin për një epidemi krimesh gjatë natës. Për ballë këtyre tre raporteve, çdo alibi, fabrikim dhe retorikë në Tiranë s?ka vlerë. Nëse do të ketë vërtetë një analizë të qeverisjes, siç edhe thotë Gramoz Ruçi, Tahiri nuk do të mbyllë këtë mandat si ministër i Brendshëm.
Lindita Nikolla
Nëse ka një sektor ky nuk është kryer qoftë edhe një reformë gjatë dy viteve të fundit, është arsimi. Thjeshtë janë zëvendësuar drejtorët demokratë të shkollave me drejtorët socialistë. Ka gjithashtu një arnim të ligjit parauniversitar. Ndërkaq, ligji i ri për arsimin e lartë provokon trazira socialiste në Shqipëri. Asnjë ligj tjetër, në këto 25 vjet pluralizëm, nuk është konstatuar kaq masivisht. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit po sjell edhe erën e korrupsionit në qeveri. Të paktën kështu thonë bilancet e vetë Ramës.
Në portalin ati-korrupsionin të qeverisë, arsimi renditet në krye të listës, sa i takon rasteve të korrupsionit të denoncuara, me mbi 1 mijë raste. Por, shifra janë shifra. MAS përflitet për disa histori korrupsioni. Po përmendim vetëm dy. Tenderi 5 milionë USD për Parkun Olimpik, ku sipas KLSH, dëmi ekonomik është mbi 1 milion USD. Po ashtu, ka një histori tjetër korrupsioni me rikonstruktimin e MAS, me vlerë 1.2 milionë euro.
Nëse ministri i Brendshëm rrezikohet pas zgjedhjeve, zëvendësimi i Ministres së Arsimit, duket se është një domosdoshmëri, për të mos thënë emergjencë. Shëndetësia Një degë tjetër e qeverisjes, e kritikuar edhe nga ndërkombëtarët, është shëndetësia. Në shëndetësi ka plasur një skandal me rimbursimin e ilaçeve, megjithëse, çështë e vërteta skandali është denoncuar nga vetë ministri. Pavarësisht nismave, uljes së çmimit të ilaçeve, rritjes së barnave të rimbursueshme, investimeve etj., shëndetësia vijon të mbetet gangrenë. E tillë konsiderohet edhe nga raportet ndërkombëtare. Po ashtu, ambasada amerikane ka shprehur mjaft kritika dhe rezerva sa i takon shërbimit në spitale.
Kryetarja e Shoqatës për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, E...
“Kemi programe të posaçme për njerëzit në nevojë, si shërbim...
Partia Socialiste ka fituar betejën në Kolegjin Zgjedhor, du...
Një granatë dore është hedhur në banesën e shtetasit A.G. ng...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i shoqëruar nga d...
Nxënësit që përfundojnë sivjet vitin e parë të gjimnazit, do...
Mënjanimi i debateve dhe dueleve verbale për hir të një fqin...
Nje tjeter strategji po aplikon kandidati socialist per Tira...
Zbulimi që ndodh njëherë në shekuj hodhi dritë mbi fisin Ski...
Nesër është ditë e madhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës,...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka zhvilluar dje ...
Duket se fushata ka filluar më së miri për Partinë Socialist...
Fatos Nano duket se e ka lënë pas dore shëndetin.Në disa fot...
Edhe pse 19 vjece ajo dukej mjaft bukur teksa pozonte e ves...
Një aksident rrugor me plagosjen e 5 personave ka ndodhur me...
Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Komisionin e Mediave,...
Nuk ka kthim mbrapa me procesin e dekriminalizimit të politi...
Një çerekshekulli pas rënies së dinastisë komuniste, një qev...
Politikanë dhe historianë kanë komentuar vizitën e kryeminis...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...