web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Kryeministri shpenzon 40 mijë euro për kravata

9 Maj 2015, 17:45, Politikë CNA

Ish Kryeministri, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit aktual, Edi Rama se po e fyen në mënyrën më të ndyrë popullin që e votoi. Berisha shkruan se Rama shpenzon mijëra euro vetëm për veshjen e tij.

Te dashur miq, Edi Rama, pasi ka share para kamerave ne Parlament kundërshtaret politik dhe opoziten, me fjalët me te ndyra te denja per nje ordiner, si “maskara, bastard, rrote k?, grope septike, lehaqene, jashtenxjerrje”, iu kthye dje me sharje popullit ne teresi. Keshtu dje, nga sheshi i Elbasanit, Rama nuk kurseu me asnje shqiptar. Ai shau shqiptaret pa asnje dallim duke quajtur popullin tone nje “popull qesharak, nje popull qesharak qe vjedh veten e tij, pra vjedh energjine”, bertiste Rama me sharje kolektive te padegjuara ndonjehere me pare.

Ky shares ordiner, pasi ka ndertuar per vete vilen me 600 meter katror duke pas deklaruar vetem 3000 euro pasuri; pallatin 5 katesh 900 m2 pa treguar asnje fature, qe sjelle me aeroplan privat rrobaqepesat ne Shqiperi dhe sipas mediave porosit dhjetra e dhjetra kostume, madje jo 12 mije por dhe 22 mije euro copa; qe shpenzon vetem per kravata rreth 40 mije euro ne vit; qe fle ne hotele me 4000 dollare naten, konsideron si veten e tij te gjithe shqiptaret dhe fyen ata duke i quajtur populli qesharak qe vjedh veten e tije sepse vjedhin energjine.

Edi Rama fyen shqiptaret dhe i quan popull qesharak sepse mendon se te gjithe vjedhin si ai. Zoteria harron se ne rast se disa mijera prej shqiptareve vertet nuk paguajne energjine, e vjedhin apo nuk kane mundesi pagese ne teresi, populli, pra miliona te tjere qe ai quan qesharake, paguajn me çmimin me te larte ne Europe cdo kë/ore energji qe konsumon, çdo kafshate buke qe ha, çdo gote uje qe pi. Fyerja kolektive qe neo-bllokmeni Edi Rama u ben shqiptareve eshte shperthimi i urrejtjes te tij aterore ndaj qytetareve shqiptare qe po e braktisin ate masivisht çdo dite e me shume si mashtrues te pashoq, si cinik dhe te pashpirt, si te semure psiqik qe rrezaton çdo dite vetem negativitet, si koken e krimit dhe korrupsionit ne Shqiperi! sb





Lajmet e fundit nga