“Nuk duhen diagramat e Reformës Territoriale”/ Boçi: Protesta qytetare prej pakënaqësive në nivel politik
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luç...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luç...
Presidenti Bujar Nishani dekreton Gent Sejko për pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Dekreti është bërë publik nga Kreu i Shtetit, ndërsa do të jetë Kuvendi i cili pas shqyrtimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve dhe atë të Ekonomisë do të vendosë nëse kandidati i përzgjedhur nga Nishani do të mbajë pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Në arsyetimin që Nishani i drejton Kuvendit sqaron arsyet sepse ka zgjedhur mes kandidatëve që kanë aplikuar për këtë pozicion Genti Sejkon.
?Eksperienca mbi 20 vjeçare në funksione të ndryshme në sistemin bankar i kanë dhënë zotit Sejko njohje dhe ekspertizë të lartë për sistemin bankar shqiptar dhe atë ndërkombëtar.
Po kështu, edukimi dhe formimi i tij profesional në Shqipëri dhe në vendet e zhvilluara, si dhe integriteti i lartë moral që ka treguar përgjatë këtyre viteve, në vlerësimin tim, e bëjnë Sejko një kandidat serioz që arrin standartet më të larta të kërkuara për funksionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë?, shkruan Nishani në letrën drejtuar Kuvendit.
Arsyetimi i Kreut të Shtetit
Presidenti i Republikës, bazuar në nenin 161, pika 2 të Kushtetutës, pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, njoftoi fillimin e proçedurës së emërimit të Guvernatorit të ri.
Për këtë qëllim, përmes një njoftimi të bërë publik, Presidenti i Republikës ftoi të gjithë shtetasit shqiptarë, përfshirë dhe ata nga diaspora, të shprehnin interesin e tyre pranë Institucionit të Presidentit të Republikës për të kandiduar për këtë funksion, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 ?Për Bankën e Shqipërisë?, i ndryshuar.
Në përfundim të kësaj faze, depozituan kërkesat e tyre 42 aplikantë, të cilat iu nënshtruan një proçesi vlerësimi nga ana e Institucionit të Presidentit të Republikës për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore.
Në vijim, bazuar në listën e kandidatëve që plotësonin kushtet ligjore si dhe me synim arritjen e standardeve më të larta për përzgjedhjen e kandidaturës së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës zhvilloi një proçes informimi dhe diskutimi me përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe opozitës.
Në përfundim të këtij proçesi, duke vlerësuar me seriozitetin maksimal kandidaturat e paraqituravendosa të dekretoj propozimin e zotit Gent Sejko në pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Në kandidaturën e zotit Gent Sejko, si një konkurrues që vjen nga rradhët e sistemit bankar, vlerësova përvojën menaxheriale, formimin e lartë profesional, edukimin dhe integritetin moral, të cilat në mënyrë të përmbledhur paraqiten më poshtë:
Zoti Sejko ka mbaruar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë, përgjatë periudhës Shtator 1987 ? Gusht 1991, ku është diplomuar për ekonomist industrie. Gjithashtu, zoti Sejko ka kryer studimet pasuniversitare dhe zotëron diplomën Master në Kontabilitet Ndërkombëtar dhe Menaxhim Financiar (MAç) të kryer pranë Universitetit të Glasgoë-t, Departamentit të Kontabilitetit dhe Financës, Skoci, Mbretëri e Bashkuar, përgjatë periudhës Shtator 1996 ? Tetor 1997 ku ka mbrojtur temën e dizertacionit për: ?Roli i bankave dhe privatizimi i bankave në ekonomitë në tranzicion?.
Zoti Sejko ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë në periudhën 1993-1995 në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e Inspektorit të Mbikqyrjes, duke u angazhuar për ekzaminimin e bankave private apo Joint venture që operonin në Shqipëri.
Përgjatë periudhës Qershor ? Gusht 1996, Zoti Sejko ka qënë pjesëmarrës në ekzaminimet e Bankave tregtare në SHBA, Ioëa, Chicago, përkatësisht në Federal Reserve Bank, Departamenti i Mbikëqyrjes.
Përgjatë Tetor 1997 ? Janar 1998 ka punuar pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e Kryeinspektorit të mbikëqyrjes, si përgjegjës për përgatitjen e raporteve të mbikqyrjes bankare sipas sistemit CAMELS.
Zoti Sejko ka punuar pranë firmës DELOITTE & TOUCHE, në periudhën janar 1998 deri në dhjetor 2000, si auditor i lartë dhe konsulent, ku ka mbuluar detyrën e përgjegjësit për menaxhimin e procesit të auditimit.
Në periudhën janar 2001 deri më gusht 2001 ka punuar në Bankën Amerikane të Shqipërisë si Drejtor i Divizionit të Auditimit të Brendshëm dhe Përputhshmërisë duke qënë përgjegjës për procesin e Kontrollit të Brendshëm të Bankës dhe për përputhshmërinë me kuadrin rregullator.
Zoti Sejko ka punuar për hapjen e degës së Bankës Amerikane në qytetin e Vlorës, në pozicionin e Drejtorit të kësaj dege në periudhën Shtator 2001 ? Qershor 2002.
Në periudhën Qershor 2002- Qershor 2004, zoti Sejko është rikthyer të punojë pranë Bankës së Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes, në pozicionin e shefit të sektorit të ekzaminimeve në vend.
Zoti Sejko ka pasur eksperiencë pune pranë Bankës RAIFFEISEN në periudhën Korrik 2004 ? Maj 2007 në pozicionin e Drejtorit të Divizionit të Auditimit të Brendshëm, Përputhshmëria dhe Marrëdhëniet me Qeverinë.
Në vijim, ka punuar në RAIFFEISEN LEASING. Sh.A., në periudhën qershor 2007 ? nëntor 2008, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm.
Ndërsa në periudhën nëntor 2008 ? korrik 2010 ka punuar si Drejtor i Divizionit të Korporatave pranë Bankës RAIFFEISEN BANK, ku krahas detyrave të poshtëshënuara ka qënë dhe Anetar i Komitetit të Kreditit të Bankës, Anëtar i Komitetit të Menaxhimit të Aktiv Pasiveve, Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Raiffeisen Leasing dhe Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Fondit të Pensioneve.
Korriku i vitit 2010 dhe aktualisht e gjen zotin Sejko në pozicionin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtor i Divizionit Retail dhe Rrjetit të Degëve, pranë Bankës ?SOCIETE GENERALE ALBANIA? ku mbulon një seri detyrash dhe është anëtar i Komitetit të Menaxhimit të aktiv-pasiveve, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të SG Leasing dhe anëtar i Komitetit të Kreditit të Bankës.
Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,
Eksperienca mbi 20 vjeçare në funksione të ndryshme në sistemin bankar i kanë dhënë zotit Sejko njohje dhe ekspertizë të lartë për sistemin bankar shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Po kështu, edukimi dhe formimi i tij profesional në Shqipëri dhe në vendet e zhvilluara, si dhe integriteti i lartë moral që ka treguar përgjatë këtyre viteve, në vlerësimin tim, e bëjnë zotin Sejko një kandidat serioz që arrin standartet më të larta të kërkuara për funksionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Qeveri, BB, FMN, Parlament dhe ndonje komision parlamentar ...
Hyn në fuqi udhëzimi i Ministrisë së Financave për mbikqyrje...
Keshilli i Bankes Qendrore eshte i pergjysmuar. I mungojne ...
Ministri i Financave Shkëlqim Cani, në një konferencë të për...
Nuk me kishte shkuar ndonjehere ne mendje deri me sot te kra...
Komisioni parlamentar i Ekonomisë vijon diskutimet mbi pr/bu...
Shqiptarët komunikojnë me njëri-tjetrin duke mbajtur shumë t...
Dhoma Amerikane e Tregtisë nuk është dakord me paketën fiska...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, anëtar i Komis...
Firmoset marrëveshja prej 150 milionë dollarësh mes Qeverisë...
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali e kons...
Familjet shqiptare pritet të përballen me një tjetër valë rr...
Në paketën fiskale të vitit 2015, Ministria e Financave plan...
E habitshme: vetëm një në dhjetë nga 130 bankat e testuara d...
Samitit i BE diskutoi për rrugëdaljen nga kriza ekonomike në...
Nuk është situatë e lehtë për ekonominë në Eurozonë, pranoi ...
Ekskluzive – intervista/Kërkesa e FMN-së është që barra fisk...
Tani kur na ndajnë vetëm dy muaj nga vendimi final për rritj...
Banka Qendrore Evropiane merr përsipër në nëntor mbikqyrjen ...
Të dhënat të dobëta ekonomike, çmime në rënie të aksioneve, ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...