“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Firmoset marrëveshja prej 150 milionë dollarësh mes Qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë në Shqipëri.
Në prani të Kryeministrit Edi Rama, ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesja e Bankës Botërore Ellen Godlstein nënshkruan fondin që i jepet Qeverisë shqiptare për rimëkëmbjen e sektorit energjitik.
Përfaqësuesja e BB
Ndërsa vlerësoi reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare, përfaqësuesja e Bankës Botërore i konsideroi ato si hapat e duhur për të parandaluar krizën e mëtejshme në këtë sektor.
Goldstein tha se Shqipëria po kalonte një krizë në sektorin energjitik që ka ardhur nga mungesa e investimeve dhe papërgjegjshmëria e treguar ndër vite.
Ajo vlerësoi reformat e marra deri më tani nga qeveria aktuale, veçanërisht asaj të frenimit të humbjeve në rrjet, që arrinin në 55 miliardë lekë, dhe luftës ndaj abuzuesve dhe vjedhësve të energjisë.
Sipas saj nëse nuk do të merreshin masa, vendi rrezikonte të përfshihej në një krizë e cila do të ishte edhe më e vështirë që të kapërcehej.
Po ashtu Glodstein nënvizoi se edhe zgjidhja e konfliktit me CEZ ishte gjëja e duhur pasi në të kundërt do krijohej një situatë e pakapërcyeshme.
?E kam takuar kryeministrin dhe ministrat në një konferencë në vitin 2013 dhe në atë kohë Bankës Botërore iu kërkuan këshilla për prioritetet e vendit dhe unë thashë se do të ishte parandalimi i gjërave të këqija dhe atëherë Qeveria e re do të duhej të parandalonte krizën energjitike.
Dhe sot jam e lumtur që jam këtu për të thënë se Qeveria mori masat e nevojshme për të parandaluar krizën energjitike.
Ju siguroj se në 2020 kjo do të ishte një situatë e vështirë krize, sepse nuk kishte investime prej shumë kohësh, dhe madje ishte shtuar edhe një konflikt i zgjatur me CEZ. Ky konflikt duhej zgjidhur shpejt dhe nëse do të zgjatej do të krijonte një situatë të pakapërcyeshme, prandaj e falenderoj Qeverinë që mori masat e nevojshme.
Sot humbjet në energji, janë 55 miliardë lekë, dhe kjo pritet që në vitin 2018 do të shkojnë në 80 miliardë lekë nëse nuk merren masa menjëherë, çka do të thotë se nëse ky sektor nuk përmirësohet paratë e shëndetësisë etj, do të shkonin për të mbuluar këtë sektor.
Deri më tani ky sektor ka qenë i menaxhuar në mënyrë të papërgjegjshme. Si mund të jetë i qëndrueshëm një sistem ku vidhet energjia? Kompanitë duhet të mbajnë përgjegjësi për energjinë?, tha Goldstein.
Në vijim përfaqësuesja e Bankës Botërore ka mbështetur edhe vendimin për heqjen e fashës prej 300 kë, të cilën e cilësoi si një nismë të duhur për ti dhënë fund gjenerimit të abuzimeve që krijoheshin prej saj.
?Më inkurajojnë nismat e ndërmarra nga qeveria për të luftuar abuzuesit. Ajo fasha e 300 kë ka qenë gjithmonë një element që ka gjeneruar abuzime dhe heqja e saj është e domosdoshme në mënyrë që të sigurohet energji për të varfërit dhe personat në ndihmë ekonomike?, theksoi Goldstein.
Më tej përfaqësuesja e BB, theksoi se rimëkëmbja ekonomike përfshirë dhe atë të sektorit energjitik, do të sjellë rritjen e investimeve në vend çka do të sjellë edhe vende të reja pune.
Sipas saj, në këtë rrugë qeveria ka treguar vendosmëri dhe kjo u pasqyrua edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore, ?Të bësh Biznes? ku vendi ynë u ngjit si asnjëherë më parë me 41 vende.
Godlstein inkurajoi Qeverinë që të vijojë me reformat, duke e cilësuar vendin tonë si udhëheqës i reformave në Ballkan.
?Kjo shumë prej 150 milionë dollarësh do ta ndihmojë qeverinë për të kthyer besimin në kjëtë sektor, besimi është çelësi që të shfrytëzohen ata burime në sektorin energjitik.
Vendosja e sektorit energjitik në rrugë të qëndrueshme do të rrisë klimën e biznesit dhe do të hapë vende pune. Në raportin ?Të Bësh Biznes? Shqipëria u rrit për herë të parë, të rritet 41 vende më lart në listën e vendeve.
Shqipërisë i mbeten shumë reforma, por të paktën kemi parë zhvillime pozitive, veçanërisht në fushën e energjisë. Qeveria ka treguar një dorë të fortë që ka bërë të rekuperohet qëndrueshmëria ekonomike. Të gjitha masat po krijojnë kushte për rritje të qëndrueshmërisë dhe stabilizimin fiskal.
Qeveria ka vazhduar të kryejë pagesat e prapambetura. Ky është një moment pozitiv që duhet të vijojë më tej. Në këto 14 muaj kemi parë progres dhe ky rast mund të shfrytëzohet më tej.
Shqipëria është bërë një vend që udhëheq reformat në Ballkan. Reformat e vonuara vetëm sa e bëjnë situatën më të keqe prandaj ju lutem përqafojini reformat?, tha Godlstein.
Gjiknuri
Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri e konsideroi nënshrkimin e marrëveshjes mes Qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore si rezultat i reformave dhe masave të ndërmarra nga qeveria. Gjiknuri theksoi se sektori energjetik në vend mbante larg çdo investitor duke theksuar si shkaqe rreth 217 milionë dollarë humbje dhe konfliktin ligjor me CEZ.
?Marrja e kësaj mbështetje u bë pas zgjidhjes së marrëveshje me CEZ. Kemi kthyer aksionet e plota në favor të Shtetit shqiptar.
Projekti i rimëkëmbjes parshin investime kapitale e mbështetje për reforma te thella. Synojnë nxjerrjen e sektorit nga kriza?, tha Gjiknuri.
Në fjalën e tij, ministri i Energjitikës sqaroi se një pjesë e fondit do të investohet për shpërndarjen, ku do të bëhet edhe plotësimi me 300.000 matës për konsumatorët e energjisë, duke shtuar se një tjetër investim do të jetë ai për ngritjen e një sistemi modern për faturimin e energjisë elektrike.
Gjiknuri bëri të ditur se investimi do të mundësojë fillimin e liberalizimit të tregut nga viti që vjen, ndërsa shtoi se humbjet në rrjetin do të ulen nga 40% në 17% brenda vitit 2019.
?40 % e tregut të liberalizohet. Ulim nga 40% në 17% humbjet në rrjet brenda 2019-s. Reforma synojnë liberalizimin e tregut. Këtë vit do miratohet ligji i ri që do të përafrojë legjislacionin me standardet evropiane. Qeveria e vendosur t?u japi zgjidhje përfundimtare këtyre problemeve. Rruga kërkon sakrifica, por është e vetmja rrugë drejt suksesit?, u shpreh Gjiknuri.
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali e kons...
Familjet shqiptare pritet të përballen me një tjetër valë rr...
Në paketën fiskale të vitit 2015, Ministria e Financave plan...
E habitshme: vetëm një në dhjetë nga 130 bankat e testuara d...
Samitit i BE diskutoi për rrugëdaljen nga kriza ekonomike në...
Nuk është situatë e lehtë për ekonominë në Eurozonë, pranoi ...
Ekskluzive – intervista/Kërkesa e FMN-së është që barra fisk...
Tani kur na ndajnë vetëm dy muaj nga vendimi final për rritj...
Banka Qendrore Evropiane merr përsipër në nëntor mbikqyrjen ...
Të dhënat të dobëta ekonomike, çmime në rënie të aksioneve, ...
FMN dhe Banka Botërore në hapje të takimit të tyre vjetor në...
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka pranuar që të marr...
Biznesi shqiptar bën apel që të mos rritet çmimi i energjisë...
Nga Washingtoni, ku ndodhet për bisedimet e përvitshme me Fo...
Më shumë se gjysma e tenderave në Bankën e Shqipërisë janë r...
Në takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore nuk ka arsye...
Greqia parashikoi një dalje nga recesioni në vitin 2015, me ...
Sektorët e ndërtimit, transportit dhe energjetika sipas treg...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Ar...
Konfindustria kërkon nga Qeveria shqiptare që të rritë të ar...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...