Ndryshime në paketën fiskale, 15 % taksim mbi të ardhurat
Në paketën fiskale të vitit 2015, Ministria e Financave plan...
Familjet shqiptare pritet të përballen me një tjetër valë rritjesh të taksave vitin e ardhshëm. Top Channel zbardh të plotë variantin zyrtar të Ministrisë së Financave për paketën e re fiskale, që shoqëron buxhetin e vitit 2015.
Sipas dokumentit, ndryshimet nisin me taksat që vendosen mbi të ardhurat personale. Aktualisht përveç pagës, çdo e ardhur personale taksohet në nivelin 10 për qind. Këtu përfshihen të ardhurat që individët fitojnë nga dividenti, pronat që kanë dhënë me qira, interesat e depozitave në banka, e drejta e autorit, pronësia intelektuale dhe çdo burim tjetër.
Por nga një janari i vitit të ardhshëm norma e taksimit për të gjitha këto burime të ardhurash do të rritet nga 10 në 15 për qind. Përmes kësaj lëvizje Qeveria do të marrë 5 miliardë lekë ose 50 milionë dollarë shtesë në buxhet krahasuar me nivelin aktual.
Zëri i dytë që rritet është taksa e qarkullimit që paguhet në çmimin fundor të karburantit. Aktualisht kjo taksë është 17 lekë për çdo litër karburant. Por nga një janari ajo shkon në 27 lekë për litër. Së bashku me efektin që vjen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, qytetarët do të paguajnë në totalë 6.7 miliardë lekë ose 67 milionë dollarë më shumë për këtë taksë.
Ndryshimi i tretë që prek drejtpërdrejt qytetarët është taksa e automjeteve të përdorura. Aktualisht kjo taksë llogaritet në bazë të një formule, e cila bazohet në fuqinë motorike të autmojetit, vitin e prodhimit dhe llojin e karburantit, që ai përdor. Sipas Ministrisië së Financave, pavarësisht formulës, nga një janari i vitit të ardhshëm taksa për automjetet e përdorura nuk do të jetë më e vogël se 10 mijë lekë në vit. Kjo lëvizje bën që barra të rritet për më shumë se 193 mijë automjete, të cilat sipas llogarive të vetë Ministrisië aktualisht paguajnë një taksë më të ulët se 10 mijë lekë. Ndryshimi i fundit është ai që Qeveria e ka shpallur disa muaj më parë dhe që lidhet me rritjen e akcizës së duhanit me 20 lekë të tjera për paketë.
Në total të gjitha këto lëvizje e rrisin barrën e taksave për qytetarët me 163 milionë dollarë për vitin e ardhëshëm. Por në të njëjtën kohë qeveria ka rishikuar në ulje disa taksa të tjera, të cilat e zbresin efektin neto të rritjes së taksave në 137 milionë dollarë.
/ Top Channel
Në paketën fiskale të vitit 2015, Ministria e Financave plan...
E habitshme: vetëm një në dhjetë nga 130 bankat e testuara d...
Samitit i BE diskutoi për rrugëdaljen nga kriza ekonomike në...
Nuk është situatë e lehtë për ekonominë në Eurozonë, pranoi ...
Ekskluzive – intervista/Kërkesa e FMN-së është që barra fisk...
Tani kur na ndajnë vetëm dy muaj nga vendimi final për rritj...
Banka Qendrore Evropiane merr përsipër në nëntor mbikqyrjen ...
Të dhënat të dobëta ekonomike, çmime në rënie të aksioneve, ...
FMN dhe Banka Botërore në hapje të takimit të tyre vjetor në...
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka pranuar që të marr...
Biznesi shqiptar bën apel që të mos rritet çmimi i energjisë...
Nga Washingtoni, ku ndodhet për bisedimet e përvitshme me Fo...
Më shumë se gjysma e tenderave në Bankën e Shqipërisë janë r...
Në takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore nuk ka arsye...
Greqia parashikoi një dalje nga recesioni në vitin 2015, me ...
Sektorët e ndërtimit, transportit dhe energjetika sipas treg...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Ar...
Konfindustria kërkon nga Qeveria shqiptare që të rritë të ar...
BQE po përdor armët e fundit në luftën kundër krizës në Euro...
Para disa ditësh qeveria shqiptare mori vendim për moslejimi...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...