Ahmetaj me fasonët për paketën mbeshtetëse
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Ar...
Sektorët e ndërtimit, transportit dhe energjetika sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto (VSHB), ndikuan që ekonomia në 3-mujorin e dytë të pësojë rënien prej 0,61 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Drejtori i INSTAT-it Gjergji Filipi tha se ?kontributin kryesor në këtë rënie e dhanë degët e ekonomisë si ndërtimi me -2,79 pikë përqindje, transporti me -0,73 pikë përqindje dhe industria me -0,20 pikë përqindje, ku në nëndegën ?Prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike dhe gazit?, rënia vlerësohet me -0,96 pikë përqind?.
Ndryshe nga këto sektorë, shërbimet kontribuan pozitivisht me +1,23 pikë përqind, bujqësia, gjuetia, pyjet e peshkimi me +0,95 pikë përqind dhe dega ?Tregti, Hotele dhe Restorante? me +0,94 pikë përqind.
Degët kryesore të ekonomisë për 3-mujorin e dytë 2014, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar 2013, që rritën Vlerën e Shtuar Bruto janë bujqësia dhe shërbimet. Ndërsa sektorët e bujqësisë rritën VSHB-në me 3,18 %, grupi i degëve Tregti, Hotele dhe Restorante u rrit me 7,09 %. Në këtë grup tregtia u rrit me 8,12 % ndërsa hotelet dhe restorantet vetëm 0,69 %.
Grupi ?Shërbime të tjera? shënoi gjithashtu rritje me 4,55 % më shumë ndaj 3-mujorit të dytë 2013. Në këtë grup ndikim pozitiv dhanë gjithë sektorët si administrata publike, arsimi, shëndetësia, sektori financiar, aktivitetet e tjera të shërbimit kolektiv, social, kulturor etj. Me rënie në këtë grup u shfaq sektori i pasurive të patundshme, rentës dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit (aktivitete ligjore, të arkitekturës, inxhinierike, konsulenca financiare, komerciale, etj).
Sektori i ndërtimit vijoi rënien e nisur në vitet e fundit edhe gjatë 3-mujorit të dytë 2014, që llogaritet në 22,39 % më pak, krahasuar me 3-mujorin e dytë 2013. Edhe sektori i transportit shënoi rënien 23,05 % në 3-mujorin e dytë 2014, krahasuar me të njëjtin 3-mujor të vitit të shkuar, ku ndikim më negativ dha transporti ajror.
Gjithashtu grupi i industrive pësoi rënien 1,29 % në 3-mujorin e dytë sivjet, ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ndonëse brenda këtij grupi industria nxjerrëse dha ndikim pozitiv me një rrite 7,56 %, ecurinë negative e dha performanca e ulët e industrisë përpunuese me 6,62 % dhe nëndega energjia elektrike, që pati rënien 29,20 %.
Rënie të VSHB-së dha dhe grupi postë-komunikacion me 1,02 %.
Ndonëse Vlera e Shtuar Bruto (VSHB) në 3-mujorin e dytë u ul me 0,61 % kundrejt të njejtës periudhë të vitit 2013, ndryshimet mes dy tremujorëve të parë 2014, paraqesin tregues të ndryshëm nga ai vjetor, sepse në krahasim me tremujorin e parë 2014, treguesi i Vlerës së Shtuar Bruto u rrit me 0,38 % në të dytin.
Me rritje në 3-mujorin e dytë, krahasuar me të parin 2014, janë grupet ?Tregti, Hotele dhe Restorante? me 2,58 %, aktiviteti Bujqësor 1,59%, grupi i industrive me rritje 1,41 %, sektori i transportit 2,03 %, posta-komunikacioni me 0,72 %, shërbime të tjera me 0,65 %.
Me rënie në 3-mujorin e dytë ndaj të parit 2014, rezultojnë aktivitetet e ndërtimit me rënie 8,54 %.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Ar...
Konfindustria kërkon nga Qeveria shqiptare që të rritë të ar...
BQE po përdor armët e fundit në luftën kundër krizës në Euro...
Para disa ditësh qeveria shqiptare mori vendim për moslejimi...
Qeveria është duke bërë gati paketën e re fiskale, e cila pë...
Në një njoftim të Bankës Botërore thuhet se Bordi i drejtor...
Biznesi amerikan ndjehet i shqetësuar për mënyrën se si Drej...
Paratë e vjedhura në Bankën e Shqipërisë do të paguhen nga q...
Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me ekipin e s...
Ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gj...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka depozituar kandidat...
Javën që kaloi mora pjesë në një konferencë të organizuar ng...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parashiko...
Bode: Të gjitha taksat e rritura janë me mosrealizim. Tatime...
Kanë kaluar 7 vite lopësh të dobëta, bile skelektore, por pr...
Qeveria shqiptare ka kërkuar nga të gjithë ata shqiptarë që ...
Ministri i Ekonomisë së Italisë Gianluca Galletti, ka nënshk...
Xhirot e të mëdhenjve të naftës dhe gara mes tyre. Sipërmarr...
Cilat janë 50 kompanitë më të mëdha sipas xhiros. Daljet dhe...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...