Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Cilat janë 50 kompanitë më të mëdha sipas xhiros. Daljet dhe hyrjet e reja. Të gjitha ndryshimet në vitin e vështirë 2013
Nga Ornela Liperi/Revista Monitor
Me një rritje prej vetëm 0.4%, më e ulëta që nga 1997-a, viti 2013 ka qenë pa dyshim mjaft i vështirë për biznesin. Të dobësuara nga viti i pestë radhazi i krizës së pas 2008-s, të shqetësuara për një konfliktualitet ekstrem të politikës, i cili kulmoi në zgjedhjet e 2013-s, sipërmarrjet shqiptare po përpiqen me të gjitha format të mbijetojnë, të përshtaten dhe të sofistikohen dhe të konkurrojnë në një treg që nuk do të jetë më i njëjti.
Dhe të mëdhatë duket se ia kanë dalë sërish mbanë, teksa në vite kanë arritur të ngrenë infrastrukturën e duhur, të investojnë në teknologji e menaxhim dhe të shfrytëzojnë ekonominë e shkallës, që i ka bërë më rezistente ndaj krizës, në raport me të voglat. Një pjesë e madhe e tyre rezultojnë me rritje dyshifrore të qarkullimit vjetor. Sipas të dhënave të përpunuara nga ?Monitor? nga bilancet e 100 kompanive më të mëdha, xhiro e tyre në total është rritur me rreth 7%, e udhëhequr nga gjigantët e naftës. Ritmet e rritjes së 100 VIP-ave janë ngadalësuar në raport me vitet e mëparshme, duke qenë më të ulëtat, që nga 2008-a, kur ?Monitor? disponon të dhënat krahasuese.
Ka kompani që nuk i kanë rezistuar presionit të tregut, krizës e konkurrencës, duke parë rënien e të ardhurave e daljen nga lista e 100 të mëdhenjve. Të tjera janë zgjeruar me ritme dyshifrore, duke fituar një pozicion tek 100 VIP-at (shiko nën-ndarjen hyrje daljet nga lista e VIP-ave).
Në një vit, kur u ndërruan pushtetet pas dy mandatesh të qeverisura nga të djathtët, nuk kanë munguar as surprizat me daljet nga tregu apo rënien e thellë të disa sipërmarrjeve, që kishin lulëzuar gjatë kësaj periudhe.
?Monitor? sjell renditjen e 100 kompanive më të mëdha për vitin 2013, hartuar në bazë të të dhënave të bilanceve, që na janë vënë në dispozicion nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR).
10 më të mëdhatë
I pari është Bankers Petroleum, që vijon të ruajë kryesimin prej dy vitesh, me një qarkullim vjetor prej rreth 484 milionë eurosh, i ndjekur nga operatori kryesor në tregtimin e naftës, Kastrati, që dhe ai nuk po njeh ndalje në rritjen e xhiros së realizuar, për të arritur në 457 milionë euro në vitin 2013.
Në vend të tretë është ish-CEZ Shpërndarje, sot Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHE), që me gjithë problematikën e viteve të fundit dhe kalimin e sforcuar të pronësisë që ndodhi gjatë 2013-s, arrin të ketë këtë pozicion të mirë në renditje, duke qarkulluar 269.3 milionë euro.
E katërta është Banka Kombëtare Tregtare, e cila që në 2012-n, kaloi në institucionin financiar më të madh në vend për të ardhurat, ndërsa në fund të gjashtëmujorit të parë 2014 u bë dhe më e madhja në vend sipas aktiveve. Për vitin 2013, ajo kishte një qarkullim vjetor prej 255.5 milionë eurosh.
Të katër vendet e para nuk kanë asnjë ndryshim nga viti i kaluar.
Në vend të pestë është Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), e cila, ndonëse në një situatë tepër problematike likuiditeti, rrit pozicionin e saj në listë, duke mbajtur një nivel të lartë faturimi, prej 209.6 milionë eurosh.
Ajo ndiqet nga Kurum, që është ngjitur në pozicionin e gjashtë, nga i teti që ishte në 2012-n, edhe pse nuk ka arritur të rrisë xhiron në vitin 2013, që ishte në nivelin e 176 milionë eurove.
Një tjetër sipërmarrje nafte, si edhe Kastrati, aktive në tregtimin me shumicë e pakicë të naftës, Europetrol Durrës Albania, pozicionohet në vendin e shtatë, me një xhiro prej 161.2 milionë eurosh.
Në vendin e tetë është Raiffeisen Bank, e cila vijon në strategjinë e grupit Raiffeisen International për një ulje të pilotuar të madhësisë së saj në vendet e Lindjes, duke qarkulluar në filialin e saj në Shqipëri rreth 147 milionë euro.
Sipërmarrja e nëntë më e madhe në vend është Vodafone, e cila, me një xhiro prej 131.8 milionë eurosh, mbetet edhe këtë vit si kompania më e madhe e telefonisë celulare.
Listën e 10 më të mëdhave e mbyll Marketing Distribution, që ka arritur sërish të hyjë në dhjetëshe, pasi kishte disa vjet që kishte dalë jashtë saj, duke realizuar një xhiro prej gati 109 milionë eurosh.
Hyrje-daljet nga lista
Hyrjet, kryesojnë ndërmarrjet tregtare
Mediterranean Shipping Agency ka parë ngjitjen më të shpejtë në listë, duke pothuajse trefishuar aktivitetin e saj, në rreth 3.5 miliardë lekë.
Orti, një sipërmarrje që vepron në fushën e tregtisë, ka shënuar gjithashtu një zgjerim prej 55%, duke kërcyer në vendin e 65, me një faturim vjetor prej rreth 3 miliardë lekësh.
Porto Romano Oil është ngjitur gjithashtu në vendin e 70, pas një rritjeje të qarkullimit vjetor me 71% në rreth 2.9 miliardë lekë.
Dy sipërmarrje që veprojnë në aktivitetin e call center, Intercom Data Service (IDS) dhe Alba Call, janë gjithashtu dy hyrje të reja në listë, përkatësisht në vendet e 76 dhe 90 (shiko nënndarjen ?Rritja e Call center, kryesojnë në punësim?).
VEGA dhe Besniku, të dyja sipërmarrje në import-eksport kanë parë gjithashtu një rritje të xhiros me mbi 50%, duke hyrë në listën e 100 VIP-ave, përkatësisht në pozicionin e 79 dhe 80. Ducellari 2010 është një tjetër sipërmarrje tregtare me një faturim prej rreth 2.6 miliardë lekësh, në pozicionin e 82.
Frigo Food dhe Food Trade janë zgjeruar me ritme dyshifrore, duke hyrë dhe ato të 100 më të mëdhatë, përkatësisht në vend të 86 dhe 87.
Edhe kompania e bitumit, Izvor?99 është rritur me 77% në 2.1 miliardë lekë.
Distribrands,edhe ajo në fushën e aktivitetit tregtar është rritur me 46%, në 2.15 miliardë lekë.
Daljet
Mobal Albania, e përfshirë në infrastrukturën e telefonisë celulare, është një nga daljet kryesore nga lista. Pas një qarkullimi prej 3.4 miliardë lekë në 2012-n, faturimi i saj ka rënë nën 1 miliard lekë një vit më pas.
ALEAT, kompania e koncesionit të pasaportave, e ka ulur gjithashtu ndjeshëm xhiron, në 1.6 miliardë lekë në 2013-n, nga 3.1 miliardë lekë në 2012-n.
Fabrika më e madhe e prodhimit të këpucëve, dhe një ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend, Donniana doli nga 100 VIP-at në 2013-n, pasi xhiro e saj pothuajse u përgjysmua, nga 2.4 miliardë lekë, në 1.3 miliardë lekë. Kompania kaloi një periudhë të vështirë pas ndarjes nga partnerët italianë, por në 2014-n ajo e ka marrë sërish veten, pas sigurimit të kontratave të mëdha të shitjes në shumë vende në Europë e botë, sipas drejtueses së saj, Donika Mici.
Fabrika e Çimentos në Elbasan ka shënuar një performancë negative, me një rënie prej 20%, në rreth 1.8 miliardë lekë.
Ulje-ngritjet e kompanive të rrugëve
Dalje të tjera nga lista e 100 VIP-ave janë dhe kompanitë e ndërtimit Salillari, Dega në Shqipëri e Shoqërisë Porr Bau, Dega në Shqipëri e Todini Construzioni, Bechtel & Enka.
Sipërmarrjet e ndërtimit, sidomos ato të huajat kanë luhatje të mëdha të faturimit vjetor, në varësi të projekteve që punojnë dhe gjatësisë së tyre në kohë. Në 2013-n, mbreti i rrugëve rezulton Copri-Akror, e përfshirë në ndërtimin e segmentit Tiranë-Elbasan, me një xhiro vjetore prej 9.6 miliardë lekësh, 75% më shumë me bazë vjetore.
Janë disa grupe që janë fuqizuar gjatë viteve të fundit, duk...
Xhiro e kompanive të grupit në pronësi të Rezart Taçit ra me...
Ministrat e financave të BE-së debatojnë në Milano për polit...
Moszbatimi si duhet i legjislacionit dhe mangësitë në rekrut...
Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri ishte i pranishëm në...
Ikja e misionit të FMN pa paraqitur rezultatet e bisdeimeve ...
“Ndarja administrative territoriale është vetëm fillimi i nj...
Kryeministri Rama gjate vizites se tij ne Kine ka mbajtur nj...
Qeveria shqiptare është duke përfunduar një marrëveshje për ...
Arben Malaj, ekspert i ekonomisë shprehet se Guvernatori do...
Një ditë pas nënshkrimit të “Memorandumit të Bashkëpunimit’ ...
Nga Muhamed Veliu-TCHZhvillimeve politike, ekonomike, integr...
Ndryshe nga herët e tjera, këtë rradhë shefi i misionit të ...
Ministria e Energjetikës e Shqipërisë dhe kompania shtetëror...
Shqipëria po përgatitet për një periudhë të vështirë në sekt...
Infrastruktura, shëndetësia dhe arsimi, një treg efikas pune...
Pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani ka reaguar edh...
Emisioni Tonight Ilva Tare startoi mbrëmjen e sotme, me anal...
Stream-Oil, kompania e cila zoteron Puset e naftes ne, Cakra...
Enti Rregullator i Energjisë është duke punuar për metodolog...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...