Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte më i madhi në më shumë se një shekull
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Xhiro e kompanive të grupit në pronësi të Rezart Taçit ra me shpejtësi me mbi 70% në vitin 2013. Nga shkëlqimi i fundvitit 2012 në vitin e mbrapshtë 2013, ku të gjitha aksionet në pronësi të tij janë të bllokuara nga bankat?
Nga Ornela Liperi
Deri në fund të vitit 2012, kur ofroi 850 milionë euro për blerjen e kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol, Rezart Taçi konsiderohej si një ndër manjatët më të mëdhenj të naftës në vend, me plane të mëdha për të mbyllur ciklin nga prodhimi i naftës e deri te tregtimi me pakicë i saj.
Në vitin 2012, përmes kompanive të tij, Taçi Oil, Kuid dhe ARMO, Rezart Taçi realizoi një xhiro vjetore prej rreth 50 miliardë lekësh. Krahas biznesit të naftës, Taçi Group, vitet e fundit, ishte zgjeruar dhe në media, përmes blerjes së televizionit Alsat, tashmë i shndërruar në ?Albanian Screen?, dhe në arsim, përmes shkollës private Nobel.
Por, 2013-a solli një kthesë të menjëhershme në aktivitetin e grupit. Grupi u tërhoq nga blerja e Albpetrol në fillim të 2013-s, pasi nuk arriti të derdhë në shtet shumën e ofruar.
Në gusht 2013, kuotat kryesore të një prej sipërmarrjeve të tij, ARMO, iu shitën kompanisë azere Heaney Assets Corporation (shiko shkrimin në vijim për ARMO-n). Sipas kontratës së shitblerjes së ARMO-s, u ra dakord midis dy palëve që ?për një periudhë 5 (pesë) vjeçare, duke nisur nga data e kësaj kontrate, as Anika ( e motra e Rezartit) e as Rezarti nuk duhet të marrin pjesë, drejtpërdrejt a tërthorazi, apo të kenë interes financiar apo tjetër, në ndonjë person juridik që merret me rafinimin, shitjen ose shpërndarjen e naftës, gazit apo çdo produkti a shërbimi energjetik në Shqipëri?.
Kjo solli rënie të menjëhershme të aktivitetit të Taçi Oil, sipërmarrja kryesore e grupit. Sipas të dhënave të bilancit të kompanisë, xhiro e saj u tkurr me 72% në vitin 2013, nga 32.8 miliardë lekë, në 9.1 miliardë lekë.
Nga data 10 dhjetor 2013, Rezart Taçi është anëtar i Këshillit Drejtues të I.S.C. Petroleum Company, shoqërisë anonime që tregton markën, IT OIL (e cila zëvendësoi me shpejtësi pikat me pakicë të tregimit Taçi Oil rreth një vit më parë), por që nuk figuron ende në listën e VIP-ave.
Aktualisht, sipas një kërkimi në QKR, Rezart Taçi figuron si aksioner vetëm në kompanitë Albanian Petro Consulting (që është e çregjistruar që nga viti 2012; GROUP ? 6. A.I., kompani ndërtimi pa shumë aktivitet, ku ka 20% të aksioneve, të cilat janë të sekuestruara nga kompania përmbarimore EPSA në nëntor 2013; BT International Engineering Services Limited & Arun Construction Joint Stock Company, ku zotëron 40% të aksioneve, të cilat gjithashtu janë bllokuar nga shoqëria përmbarimore EPSA në nëntor 2013.
Edhe në kompanitë TAÇI OIL INTERNATIONAL TRADING & SUPPLY COMPANY, ende nën pronësi 100% të Rezart Taçit, në nëntor 2013 është vendosur sekuestro konservative mbi kuotat e debitorit, si dhe mbi të drejtat që rrjedhin nga zotërimi i këtyre kuotave, duke ndaluar tjetërsimin ose disponimin e tyre, si dhe ushtrimin e të drejtave që rrjedhin nga këto kuota, sipas informacionit nga ekstrakti historik i kompanisë në QKR. Bllokimi, sipas dokumentave të QKR-së është bërë nga banka Raiffeisen, me objektin kthim kredie. Me të njëjtin argument janë bllokuar dhe aksionet e sipërmarrjes tjetër, Kuid, që realizonte tregtimin me pakicë të naftës së Taçi Oil sh.a.
Ministrat e financave të BE-së debatojnë në Milano për polit...
Moszbatimi si duhet i legjislacionit dhe mangësitë në rekrut...
Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri ishte i pranishëm në...
Ikja e misionit të FMN pa paraqitur rezultatet e bisdeimeve ...
“Ndarja administrative territoriale është vetëm fillimi i nj...
Kryeministri Rama gjate vizites se tij ne Kine ka mbajtur nj...
Qeveria shqiptare është duke përfunduar një marrëveshje për ...
Arben Malaj, ekspert i ekonomisë shprehet se Guvernatori do...
Një ditë pas nënshkrimit të “Memorandumit të Bashkëpunimit’ ...
Nga Muhamed Veliu-TCHZhvillimeve politike, ekonomike, integr...
Ndryshe nga herët e tjera, këtë rradhë shefi i misionit të ...
Ministria e Energjetikës e Shqipërisë dhe kompania shtetëror...
Shqipëria po përgatitet për një periudhë të vështirë në sekt...
Infrastruktura, shëndetësia dhe arsimi, një treg efikas pune...
Pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani ka reaguar edh...
Emisioni Tonight Ilva Tare startoi mbrëmjen e sotme, me anal...
Stream-Oil, kompania e cila zoteron Puset e naftes ne, Cakra...
Enti Rregullator i Energjisë është duke punuar për metodolog...
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, në kuadër të monitor...
Më e rëndësishmja për klientët është që pajisjet elektotekni...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...