web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti i The Economist: “Skaner” 4 mujorit te fundit. Statusi, ndikoi Lazarati dhe CEZ.

10 Shtator 2014, 14:26, Ekonomi CNA

Nga Muhamed Veliu-TCH

Zhvillimeve politike, ekonomike, integrimit europian të  Shqipërisë përfshi edhe operacionin antikanabis në Lazarat, katër muajtë e fundit, agjecia prestigjoze britanike e kërkimeve dhe analizave?The Economist Intelligence Unit? i bën një analizë të detajuar. Raporti i siguruar nga Top-Channel është publikuar  më 9 Shtator dhe që në fillim kalon në skaner, arsyet bindëse për BE-n që cuan në marrjen e statusit të vëndit kandidat.

INTEGRIMI

Vendimi pozitiv për statusin ?The Economist Intelligence Unit? thotë se u arrit pasi Shqipëria ndërmori dy hapa të rëndësishëm drejt këtij suksesi. Së pari policia ndërhyri në ?kryeqytetin? e Kanabisit Lazarat për të demostruar kështu vendosmërinë e zbatimit të ligjit dhe së dyti arriti të zhgjidh konfliktin me kompaninë CEZ. Duke parë këto zhvillime thekson raporti ministrant e jashtëm të BE-s i thanë PO statusit të vëndit kandidat në 24 Qershor.?The Economist Intelligence Unit? me qëndër në Londër beson se me një përshpejtim të reformave Shqipëria do ta ketë të mundur të nis negociat për zgjerim në fund të vitit 2015të. Kjo është e arritshme thekson raporti pasi qeveria ka një mandat të qartë dhe ngjashmërija e politikave me aletin qeverisës, duhet të mundësojë zbatimin e reformave politike, administrative të kërkuara nga BE-ja.

DREJTËSIA

?Reforma ne drejtesi e veshtire, ka ende ndikim opozita nw emwrimet nw drejtwsi?

Agjecia  britanike e kërkimeve dhe analizave vlerëson se të qënurit e Shqipërisë vënd kandidat për në BE është një arritje e madhe por shënon vetëm një hap përparta në rrugëtimin e gjatë për tu bërë vend antarë.

Duke analizuar kërkesat e BE-s e në mënyrë të posacme ato që lidhen me drejtësinë raporti thotë se ? Shqipërisë i është kërkuar të ndërtojë një rregjistër me hetimet dhe cështjet e ndjekura nga prokuroria ndaj të dyshuarve për përfshirje në korrupsion. 

Kjo do të jetë një detyrë e vështirë pasi pavarsia e gjykatave është e limituar.

Ndikim kanë edhe  sherret politike mes PS në pushtet dhe PD-s në opozitë por jo vetëm këto, pasi presidenti Bujar Nishani  nënvizon raporti është një ish figurë e lartë e PD-s.

Sipas raportit kjo do të thotë se opozita ka një kontroll të kosiderueshëm në emërimet në drejtësi.

Dhe vetëm atherë kur të arrihet progres në këtë drejtim  do të celen negociatat për antarësim.

KOSOVA

?Politika zyrtare po I reziston elementeve nacionaliste?

Raporti I kushton vëmendje edhe mardhënieve Shqipëri Kosovë për të cilat thotë se ato vijojë të forcohen. Autoritet shqiptare në përgjithësi e kanë distancuar veten e tyre nga nacionalistët të cilët bëjnë thirrje për ?Shqipërinë e Madhe?. Koalicioni socialist qeverisës vlerëson raporti i The Economist, ka të ngjarë të jetë më shumë i vetëkontrualluar në këtë drejtim, krahasuar me qeverisjen e shkuar të qendrës së djathtë.

EKONOMIA

 The Ekonomist?: Ekonomia po rimekembet

?U trashegua situate e renduar, pritet rritje modeste por e qendrueshme?

Për The Economist Intelligence Unit  të dhënat e fundit tregojnë se aktiviteti ekonomik në Shqipëri po rimëkëmbet, pas një përkeqësimi të fortë në vitin 2013.

Përgjatë një kapitulli të posacëm ku analizon ecurinë e ekonomisë, ekspertët e The economist vërejnë se qeveria e majtë trashëgoi një situatë ekonomike të rënduar kur erdhi në pushtet, me ngadalësim të fortë të prodhimit dhe rrëshqitje serioze fiskale.

Qeveria e mëparshme vëren raporti, kishte argumentuar se vendi nuk kishte nevojë për marrëveshje të re me fondin monetar ndërkombëtar pas përfunmdimit të programit në vitin 2009.

Po sic vijon ai, borxhi publik u rrit me ritme të shpejta dhe qeveria e re, e cila u angazhua në një strategji për ta vënë nën kontroll atë është treguar me fleksibile duke përfituar nga një kredi 457 milionë dollarë prej fmn-s.

Për The Economist marrëveshja me FMN është e nevojshme për shkak të situatës së vështirë në eurozonë, e cila ul pritshmëritë për rritje të shpejtë të eksporteve apo dërgesave të emigrantëve.

Sipas  raportit  kjo bën që për të vënë nën kontroll deficitin do të duhen me gjasa tre vjet. Raporti vëren se ekonomia shqiptare u godit fortë vitin e kaluar, për shkak të krizës europiane por edhe pasigurive politike dhe rrotacionit të zgjatur politik.

Kjo bëri që rritja ekonomike të prekte  nivelet minimale, por sipas analizës së The Economist  të dhënat paraprake të këtij viti sugjerojnë për rimëkembje graduale të ekonomisë. 

Për këtë vit The Economist parashikon që rritja e prodhimit të jetë ne nivele modeste rreth 2 për qind, ndërsa vitin tjetër sipas saj, ajo do të përshpejtohet në 3 për qind.

Por sic vëren raporti ky parashikim ka një rrezik që buron nga ecuria ekonomike e eurozonës., e cila nëse do të jetë poshtë pritshmërive mund të godasë ringritjen e ekonomisë shqiptare.  





Lajmet e fundit nga