Ilahi i FMN:Nëse nuk zgjidhni çështjen e energjisë do ju duhet të rrisni taksat
Ekskluzive – intervista/Kërkesa e FMN-së është që barra fisk...
Nuk është situatë e lehtë për ekonominë në Eurozonë, pranoi edhe kancelarja gjermane në fund të samitit të BE-së. Në vend të zellit për reforma pati megjithatë shtyrje vendimesh.
Ishte një shfaqje mjeshtërore ajo e kryeministrit britanik para shtypit në përfundim të samitit të BE-së. Si publik David Cameron kishte pa dyshim parasysh qytetarët britanikë. Në një kreshendo teatrale të përsosur ai luajti rolin e “Angry Dave”, pasi fillimisht përshëndeti sukseset e takimit në mbrojtjen e klimës dhe në ndihmën për luftimin e Ebolas.
Por dy miliardë eurot e kërkuara nga Komisioni i BE-së pas rillogartijes së kontributeve vjetore për buxhetin evropiane ai i quajti thjesht të papranueshme.
Kjo është një llogari krejt e pajusitifikuar, kritikoi kryeministri, nuk është e mundur që papritur të paraqitet një faturë e tillë e cila duhet paguar në 1 dhjetor. “Si kanë arritur tek kjo shifër?”, pyeti Cameron dhe shtoi se nuk i shkon aspak nëpër mend të paguajë këtë faturë nga Brukseli. Të gjitha këto shërbejnë për të qetësuar skeptikët ndaj Evropës në Britaninë e Madhe sepse pas kësaj fature qendron një procedurë rutinë, me të cilën çdo vit rillogaritet kontributi i vendeve anëtare në buxhetin e BE-së në varësi të situatës së tyre ekonomike.
Samiti i BE në Bruksel
Kështu Gjermania këtë vit mund të gëzohet për kthimin e rreth 750 milionë eurove, ndërsa të tjerë si Holanda duhet të paguajnë më shumë nga sa kanë derdhur deri tani. Presidenti në largim i Komisionit Jose Manuel Barroso u habit nga reagimi britanik: britanikët e kanë miratuar këtë procedurë llogaritjeje, madje kishin kundërshtuar një ndryshim të planifikuar të saj dhe shifrat për ekonominë, të cilat janë baza e përllogaritjes, i kanë raportuar vetë në Bruksel. Veç kësaj në këto konsultime kanë të pranishëm edhe përfaqësues të vendeve anëtare. Pra Londra nuk kishte pse të habitej. Por David Cameron përfitoi nga rasti për të shfaqur një dramë të vërtetë.
Italia dhe Franca dhe më tej në fokus të kritikave
Pak mirëkuptim tregoi madje edhe kancelarja Merkel për zemërimin e homologut të saj: “Nuk është e thjeshtë të paguash dy miliardë euro brenda tri javësh kur je në mes të planifikimit të buxhetit.” Angela Merkel u tregua e kujdesshme të mos përmendte që britanikavë u mungojnë paratë pasi edhe pse ekonomia shkon më mirë, të ardhurat fiskale janë të ulëta. Rritja ekonomike në ishull ka krijuar vërtet shumë vende pune, por në pjesën më të madhe bëhet fjalë për punë të paguara pak, të cilat nuk sjellin thuajse asgjë në arkat e shtetit. Situata ekonomike në pjesën tjetër të Evropës “nuk është e thejshtë” pranoi kancelarja. Ka shumë papunësi dhe rritja ekonomike nuk është e mjaftueshme, pra duhet të merren masa për përmirësimin e rritjes ekonomike, për krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e aftësisë konkurruese.
Kancelarja Angela Merkel në samitin e BE
Merkel tërhoqi kështu vëmendjen për situatën në Itali dhe në veçanti në Francë. Parisi ka gati një vit që është në qendër të kritikave p.sh. të shefit të Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi për mungesën e zellit për reforma. Sa i takon përmirësimitt ë situatës, ky takim mbeti në terma të përgjithshëm. Vendime të tjera u shtynë për samitin e ardhshëm në dhjetor. Vetëm paketa për investime prej 300 miliardë eurosh që duhet të koordinohet nga Presidenti i ri i Komisionit Jean-Claude Juncker u miratua si fillim. Merkel tha se shpreson që nga kjo paketë do të vihen në dispozicion në radhë të parë mjete për përmirësimin e infrastrukturës digjitale dhe për kualifimin në profesione të së ardhmes.
Zënka vazhdon
Presidenti francez François Hollance pas takimit përsërit se si e përfytyton debatin e mëtejshëm me Komisionin e BE-së për planbuxhetin e vendit të tij: ne do të tregojmë se i respektojmë marrëveshjet dhe i interepretojmë me maksimumin e fleksibilitetit. Ai e mbrojti borxhin e ri prej 4,3 për qind që bie ndesh me paktin evropian të stabilitetit dhe për kritikën ndaj përpjekjeve të tij për reforma tha vetëm se Franca ka bërë atë që duhej të bënte.
Si sukses të samitit kancelarja Merkel nënvizoi krahas kompromisit për klimën edhe një herë shtimin e mjeteve financiare për luftimin e Ebolas. U caktua një i ngarkuar për koordinimin e masave të ndihmës dhe ndihmat u shtuan në një miliard euro. “Luftimi i kësaj epidemie të tmerrshme është prioriteti më i lartë” tha Merkel dhe shtoi se Gjermania është e gatshme të vërë në dispozicion edhe mjete te tjera nëse do të jetë e nevojshme.
Ekskluzive – intervista/Kërkesa e FMN-së është që barra fisk...
Tani kur na ndajnë vetëm dy muaj nga vendimi final për rritj...
Banka Qendrore Evropiane merr përsipër në nëntor mbikqyrjen ...
Të dhënat të dobëta ekonomike, çmime në rënie të aksioneve, ...
FMN dhe Banka Botërore në hapje të takimit të tyre vjetor në...
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka pranuar që të marr...
Biznesi shqiptar bën apel që të mos rritet çmimi i energjisë...
Nga Washingtoni, ku ndodhet për bisedimet e përvitshme me Fo...
Më shumë se gjysma e tenderave në Bankën e Shqipërisë janë r...
Në takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore nuk ka arsye...
Greqia parashikoi një dalje nga recesioni në vitin 2015, me ...
Sektorët e ndërtimit, transportit dhe energjetika sipas treg...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Ar...
Konfindustria kërkon nga Qeveria shqiptare që të rritë të ar...
BQE po përdor armët e fundit në luftën kundër krizës në Euro...
Para disa ditësh qeveria shqiptare mori vendim për moslejimi...
Qeveria është duke bërë gati paketën e re fiskale, e cila pë...
Në një njoftim të Bankës Botërore thuhet se Bordi i drejtor...
Biznesi amerikan ndjehet i shqetësuar për mënyrën se si Drej...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...