“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Samitit i BE diskutoi për rrugëdaljen nga kriza ekonomike në Evropë. Kursime apo investime? Kjo është një pyetje thelbësore. Të dyja janë të nevojshme, thotë ekonomisti nga Brukseli Guntram Wolff.
Deutsche Welle: Gjermanët i kanë reduktuar parashikimet e tyre për rritjen ekonomike. Ekonomia në Evropë është e dobët. Cila do të ishte sipas jush politika e duhur ekonomike për BE-në?
Guntram Wolff: Shifrat e rritjes janë bërë vërtet më të dobëta. Veçanërisht Gjermania e cila në të vërtetë duhej të ishte lokomotiva e Evropës, po rritet me norma shumë të dobëta dhe për këtë arsye nuk mund të tërheqë pas vetes pjesën tjetër të Evropës. Mendoj se një politikë e mirë ekonomike duhej të fillonte me forcimin e rritjes ekonomike të Gjermanisë. Gjermania duhet të rritet dhe rritja duhet të vijë nga forcat e brendshme të ekonomisë.
Që tani Gjermania ka një tepricë në bilancin tregtar me shtatë përqind të Produktit të Brendshëm Bruto, shumë eksporte dhe relativisht pak importe. Duhet punuar që të forcohet këkesa e brendshme në Gjermani dhe kështu të forcohet rritja ekonomike në Gjermani. Veç kësaj është sigurisht me rëndësi qendrore që edhe vendet e tjera të Evropës të dalin nga gjendja e tyre e mjeruar ekonomike.
Për këtë në disa vende nevojiten ende reforma masive strukturore. Shihet se në disa vende këto reforma janë bërë dhe kanë sjellë edhe suksese, p.sh. në Spanjë. Megjithatë vetëm reformat strukturore nuk do të mjaftojnë. Pa një rritje të kërkesës nga jashtë këto reforma nuk do të sjellin sukseset e dëshëruara në periudhë afatshkurtër.
Gjermanët janë për kursimin, francezët për investime. Çfarë konsideroni ju më të logjikshme?
Nga pikëpamja ekonomike është krejt e qartë se në një moment kur intresat janë në nivelin zero, nuk ka kuptim kursimi por duhet investuar dhe marrë borxh në tregun e kapitalit. Pra për qeverinë gjermane do të ishte tani e përshtatshme të hiqte dorë nga objektivi i një bilanci buxhetor me plus dhe të merrte borxhe për të investuar në projekte të logjikshme.
Problemi në procesin politik është natyrisht gjithnjë që burimet shtesë shpesh nuk përdoren në mënyrë aq intensive sa duhet por për projekte politike që janë më pak produktive. Për këtë arsye duhet punuar shumë saktë në sistemin politik që këto të ardhura shtesë të mos përdoren për pensione më të larta por për të ardhmen.
Kjo do të thotë që ju jeni më shumë për rrugën franceze?
Në rrugën franceze do të kritikoja faktin që francezët nuk merren sa duhen me problemet e tyre. Unë besoj se francezët kanë të drejtë kur thonë se Gjermania duhet të investojë më shumë. Por nuk kanë të drejtë me politikën e tyre ekonomike ngurruese. Prej dy vjetësh kemi parë vërtet shumë pak reforma në Francë. E qartë është se sipërmarrjet franceze vuajnë nën kostot shumë të larta të punës dhe taksat shumë të larta, nga fakti që shteti ndërhyn shumë në ekonomi dhe për të gjitha këto tema në Francë duhet të punohet masivisht.
Presidenti francez François Hollande ka kritikuar rritjen e dobët dhe kursin e paqartë për investime dhe në planet e kursimeve të BE-së. Kjo sipas tij shkakton dyshime në tregjet financiare. si e gjykoni ju situatën atje?
Tregjet financiare në të vërtetë janë bërë sërish disi nervoze sa i përket Evropës. Tregjet e aksioneve ishin të paqendrueshme. Mendoj se pyetja që shtrohet nga jashtë është që sa funksionon vërtet ky projekt si një projekt i përgjithshëm kur ka kaq shumë përfytyrime të ndryshme. Unë besoj se duhet të përmirësojmë bashkëpunimin dhe të paraqitemi më kompaktë pikërisht për të rifituar besimin e tregjeve ndërkombëtare financiare.
Francezët presin për buxhetin e tyre shtetëror një deficit prej 4,3 për qind. Kështu ata tejkalojnë dukshëm kufirin e sipërm të lejuar të BE-së prej 3 për qind dhe rrezikojnë një qortim për buxhetin nga Brukseli, shoqëruar nga sanksione. Si mund t’i shpëtonin kësaj francezët?
Francezët mund t’i shpëtonin kësaj nëse nga njëra anë bëjnë më shumë në politikën ekonomike, pra shumë më tepër reforma strukturore dhe nga ana tjetër ta përpunojnë edhe njëherë buxhetin. Besoj se nëse e lënë thjesht kështu dhe nuk ndryshojnë deficitet në krahasim me vitin e fundit, kjo nuk do të pranohet.
A mund të zgjidhet konflikti mes Gjermanisë dhe Francës?
Konflikti me siguri mund të zgjidhet. Nevojitet vullnet i mirë. Nga të dy palët nevojitet ndryshim qendrimi. Besoj se nevojitet një tjetër politikë ekonomike si nga pala gjermane ashtu edhe ajo franceze. Në fund bëhet fjalë për vullnetin politik. Dhe edhe për punë bindëse me popullsinë.
Si në Francë ashtu edhe në Gjermani populli ka një përfytyrim të vetin për problemet. Në të dy vendet pra duhet të punohet edhe me publikun dhe t’i bëhet e qartë se një union i përbashkët monetar kërkon edhe veprim të përbashkët dhe nuk mund të fajësohet thjesht vazhdimisht tjetri.
Sa do të zgjasë kjo?
Këtë do ta shohim, por unë mendoj se kemi edhe disa vite krizë përpara.
Por ju mendoni se Unioni Monetar do të vazhdojë të ekzistojë?
Kjo është një pyetje e vështirë. Shumë do të varet nga vendimet që do të merren.
Guntram Wolff është që prej qershorit 2013 drejtor i think tank-ut evropian “Bruegel” në Bruksel. Ekonomisti jep mësim në shumë universitete dhe ka punuar për Komisionin Evropian. Wolff është specialist për politikën ekonomike dhe monetare të BE-së.
LINK: http://www.dw.de/dw/article/0,,18015560,00.html
Nuk është situatë e lehtë për ekonominë në Eurozonë, pranoi ...
Ekskluzive – intervista/Kërkesa e FMN-së është që barra fisk...
Tani kur na ndajnë vetëm dy muaj nga vendimi final për rritj...
Banka Qendrore Evropiane merr përsipër në nëntor mbikqyrjen ...
Të dhënat të dobëta ekonomike, çmime në rënie të aksioneve, ...
FMN dhe Banka Botërore në hapje të takimit të tyre vjetor në...
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka pranuar që të marr...
Biznesi shqiptar bën apel që të mos rritet çmimi i energjisë...
Nga Washingtoni, ku ndodhet për bisedimet e përvitshme me Fo...
Më shumë se gjysma e tenderave në Bankën e Shqipërisë janë r...
Në takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore nuk ka arsye...
Greqia parashikoi një dalje nga recesioni në vitin 2015, me ...
Sektorët e ndërtimit, transportit dhe energjetika sipas treg...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Ar...
Konfindustria kërkon nga Qeveria shqiptare që të rritë të ar...
BQE po përdor armët e fundit në luftën kundër krizës në Euro...
Para disa ditësh qeveria shqiptare mori vendim për moslejimi...
Qeveria është duke bërë gati paketën e re fiskale, e cila pë...
Në një njoftim të Bankës Botërore thuhet se Bordi i drejtor...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...