web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Viktima e pare eshte Besniku

23 Tetor 2014, 22:00, Politikë CNA

Nga Astrit BUSHATI

Ndryshe nga sa mendoja,sot mbas tre javesh,Besnik Kastratin perseri e denuan,e lane ne qeli,e trajtuan si kriminel ordiner, Zhgenjim dhe dhimbje….tashti vone,heshtje. Ka disa ore qe mundohem me shkru dicka. Nuk gjej fjale me thane e me komentu ate qe ndodhi sot.

Paradite heret, kur mberrita ne Shkoder,isha optimist sepse nuk kishte asnje arsye qe Besniku te mbahej i arrestuem. Nuk kishte prova qe ta inkriminonin. Ato ishin hedhur poshte qe ne seancen e pare. Per personalitetin e tij,nuk kishte asnje person qe ta vinte ne dyshim. Vete gjyqtaret e njihnin,sepse kishin pasur rastin te gjykonin ne seanca gjyqesore,ku Besniku mbronte vendimet e KKK te Pronave, Keshillit te Qarkut,apo sot, mbi 200 te larguarve padrejtesisht nga puna( shumices te se cileve nuk u ka marre asnje lek shperblim).Mendova,qe edhe nese ka patur ndonji vendim te marre nga lart,per kete pune,perballe fakteve do te dorezoheshin edhe mbasi e kishin tregue forcen e mllefin e tyre duke e lene nje kundershtar te tyre politik,per mese tre jave ne te arrestuar ne qeli.

Mbasi mberrita,nje nga miqte e Besnikut,me foli me nota pesimiste dhe se kishte me 90% mundesi qe ta mbanin ne arrest me burg.Megjithse me theu optimizmin e mjesit,perseri mendova qe eshte nje shqetesim personal,qe lidhej me friken para nje vendimi gjyqi.

Gjate seances se gjykimit ne apel,u pa qarte se nuk kishte asnje prove qe ta mbanin ne qeli Besnikun,por normalisht ne nje vend civil,nga perfaqesuesi i Prokurorise duhej te terhiqej akuza ndaj tij,duke i kerkuar falje. U be nje parashtrim i hollesishem i provave dhe fakteve,ku shihej qarte mungesa e fakteve nga ana e Prokurorise. Kjo u pa qarte edhe ne parshtrimin e Prokurorit qe nuk zgjati me shume se tre minuta,ku pranohej personaliuteti i Besnikut dhe vleresimin e provave te sjella nga mbrojtja e la ne cmim te gjykates.

Ne pritje te vendimit,te gjithe personat prezent ne salle,dashamires te Besnikut,por edhe juriste e gazetare ishin te bindur se nuk kishte asnje mundesi tjeter pervec,pranimit te kerkeses se pales mbrojtese,qe gjykimi te vazhdohej duke lene Besnikun ne gjendje te lire.
E kunderta ndodhi! Trupi gjykues u shpreh – Miratimin e vendimit te Gjykates se Rrethit Shkoder.

Ishte shokuese. Mes britmave te familjareve,isha ne mes nje konfuzioni te plote mendimesh,qe vinin furishem e ngaterroheshin me njeni tjetrin,protesta e deshperimi,frika dhe integriteti,ndershmeria dhe pershtatshmeria,pafuqia dhe kryenecesia,dallkauklleku e zotnilleku,liria dhe bindja e verber,optimizmi e fataliteti,e shkuara dhe e ardhmja,te drejtat e njeriut dhe e ardhmja jone e nuk di se sa e sa te tjera si keto qe nuk gjej fjale me i thane.

Nuk hangra as dreke dhe u nisa i vetem per Tirane. Sic e thashe ishin mori mendimesh qe nuk arrinin ne nje analize te kthjellet,ashtu sic jam dhe ne kete moment.

Sigurisht qe duhet nje shtyse e madhe per disa prokurore qe te formulojne nje akuze te tille dhe qe disa gjykates te pranojne qe te lene ne burg nje nenpunes te ndershem ,serioz,te pakorruptueshem e sidomos te pafajshem.

1.Besniku,sic e kam thene dhe me pare,por qe nuk ka nevoje ta them une pasi te gjithe veprimtaret politike,jo vetem ne Shkoder e njohin ate,ka qene nje veprimtare prej 17 vitesh i Partise Demokratike,duke drejtuar FRPD Shkoder,si antar Kryesie i Deges se PD Shkoder,si antar i Keshilli te Bashkise Shkoder,si sekretar i keshillit te Bashkise Shkoder e sekretar i Keshillit te Qarkut Shkoder. Keta kane qene detyrat si funksione politike,por jo vetem. Ka qene prej 17 vitesh perfaqesues ne te gjitha nivelet e Komisioneve Zgjedhore dhe kryesisht ne ato zonale dhe avokat prane KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor te gjithe perfaqesuesve lokal e qendror prane ketyre institucioneve. Si nje veprimtari paepur,ai nuk ka qene asnjehere konformist dhe i frikesuar perballe presionit te horave qe kishte perballe dhe ata me paburrnine qe i karakterizon gjejne keto menyra,per te mundur nje kundershtar qe i ka dale gjithmone perballe,nga Shala,ne Rrethina, Bushat e Velipoje e kudo.

2.Hakmarrje personale e personave me pushtet e para eshte shume e mundur te kete ndodhur.
Besniku si nenpunes publik ka patur detyra te rendesishme dhe delikate,si kryetar i Komisionit te Kthimit te Pronave Shkoder, si Avokat i Shtetit per Tiranen dhe se fundmi per nje kohe te shkurter si drejtues i ALUIZNI-t Shkoder.
Ne keto detyra ka patur padiskutim shume presion per favore,sidomos per persona te pangopur. Presionet kane qene te ndryshme,nga ato te blerjes me para deri tek kercenimet fizike ose ndaj familjes.Refuzimi i te berit pronar njerezve qe nuk kane qene te tille,sidomos ne zona turistike si Velipoje etj,kane bere qe persona me pushtet e para tja kene bere bene atij,qe kur ti vije dita e tyre do ja shperblejne.
Nje nga zerat qe justifikonin keto dite mbajtjen ne burg te tij,ka qene- Besniku nuk i ka ba nder kujt!!!!
Dhe kjo ka qarkulluar jo vetem tani,por edhe me perpara. Pra si konkluzion,nuk mund ti behet nder(favor) dikujt qe nuk i ka bere kujt nder(favor).
Por Besniku nuk e ka konceptuar asnjehere detyren qe i eshte besuar,per ta shfrytezuar per perfitime personale dhe sigurisht qe nuk i ka bere nder(favor) kujt. Nderin dhe favorin qytetarit ja ben vetem ligji!!!
Pra, Besniku sot nuk kerkoi nder,ai kerkoi drejtesi!!!

3. I shumeperfoluri keto dite: SISTEMI GJYQESOR DHE REFORMA:
Ka disa kohe qe flitet per reformen ne drejtesi dhe luften ndaj korrupsionit. Kjo e nisur si kusht kryesor nga BE per hapjen e negociatave per vendin tone. Kjo shfrytezohet nga mazhoranca per te bere piazza pulita nga kundershtaret ne sistemin e drejtesise( sic ndodhi sot ne parlament me shkarkimin e dy antareve te KLD pa asnje arsye te ligjshme).
Por jo vetem kaq. Intimidimi i gjyqtareve per te dhene vendime e per te bere gjykime nen frymen e mazhorances. Para disa kohesh doli Kryeministri e tha- Ceshte kjo pune? Prokurori kerkon arrest me burg dhe gjykatat i lirojne per vazhdimin e ndjekjes penale ne gjendje te lire! Eshte e turpshme-tha,Kryeministri( dhe vertet ne shume raste eshte). Ne rastin tjeter,hetuesve e prokuroreve ,u thuhet- hetoni ALUIZNI-n. Aty eshte i ndjeshem populli. Dje thuhet-ata qe nuk shlyejne detyrimet e energjise elektrike,burg. Dhe kujdes,zoterinj gjyqtare,ata duhet te shkojne ne burg,perndryshe KLD-ja e re,do marre ne shqyrtim vendimet tuaja. Pra sot nuk po behet reforme ne drejtesi e lufte ndaj korrupsionit. Po behet uzurpim dhe nenshtrim i sistemit gjyqesor dhe lufte ndaj kundershtarit politik.
Nder viktimat e para eshte Besniku. Sot e bardha u be e zeze!

Pritni se nuk keni pare gje akoma!





22:00 Politikë

Duan Dron

Edison YpiAh sa më është dashur një Dron. Jo për të varur fl...

Lajmet e fundit nga