Basha: “Dhënia fund praktikës së zhbërjes së standardeve demokratike në Shqipëri, parakusht për të garantuar ecjen përpara në rrugën e integrimit europian"
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë në ...
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, gjatë një vizite në Norvegji, ku u prit nga Ministri i Naftës dhe Energjisë, Tord Lien, diskutoi mbi hapësirat e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e energjisë.
Gjiknuri shprehu kënaqësinë për prezencën e investimeve serioze norvegjeze në sektorin e energjisë me projektin e ?Statkraft?: Devoll Hydropoëer, me dy HEC-et në Banjë dhe Moglicë, nga pritet që prodhimi i energjise elektrike në vend të rritet me rreth 20%. Ministri i MEI-t, theksoi eksperiencën dhe asistencën, si drejtime nga Shqipëria mund të marrë prej Norvegjisë për ngritjen e kapaciteteve, krijimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike me Kosovën, specializime të stafit teknik shqiptar në fushën e hidrokarbureve dhe veçanërisht, gazit.
Në kuadrin e fillimit të procedurave të licencimit të blloqeve të reja të naftës dhe gazit në Shqipëri, ministri norvegjez Tord Lien nënvizoi rëndësinë e kryerjes së studimit gjeo-sizmik të zonave të paeksploruara, sigurimin e të dhënave të nevojshme, që çojnë në një shfrytëzim dhe prodhim efektiv të rezervave të naftës dhe gazit.
Dy ministrat diskutuan rreth aksesit për Fondin norvegjez të investimeve përmes mekanizmit të promovimit të investimeve. Gjiknuri shpjegoi masat që po merr në Shqipëri Qeveria nën vëmendjen e veçantë që Kryeministri Edi Rama ka për rimëkëmbjen dhe shëndoshjen e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit në Norvegji, ministri Gjiknuri takoi Presidentin Christian Rynning-Tonnesen, drejtues i kompanisë ?Statkraft?. Përfaqësuesit e kompanisë thanë se ?Statkraft? po ndërton 20 hidrocentrale të reja, ku nga më të rëndësishmit është projekti shqiptar i Devollit me dy HEC-e në Banjë dhe Moglicë.
Projekti i HEC Banjë me fuqi të instaluar 73 Mw pritet të përfundojë në 2016, ndërsa projekti i HEC Moglicë me fuqi të instalur prej 183 Mw në 2018.
Për ndërtimin e dy HEC-ve po punojnë rreth 1200 punonjës, numër që pritet të rritet deri në 2000 në vitet në vijim, përveç 70 punonjësve të stafit teknik dhe menaxherial të shoqerisë. Rynning-Tonnesen informoi se me ndërtimin e pritshëm të qendrës dispeçer të projektit të Devollit në qytetin e Gramshit do të punësohen rreth 60 persona staf teknik.
Gjatë takimit u diskuata dhe zbatimi i rikonstruksionit të rrugës Banjë-Gramsh nga shoqëria ?Devoll Hydropoëer?, për të cilën shumë shpejt në bashkëpunim me qeverinë shqiptare do të vendoset për variantin më optimal nga tre skenarët e mundshëm të projektit.
Ministri Gjiknuri paraqiti programin e investimeve që po ndërmerren me ndërtimin e unazës së jugut në 110 kV, unazës energjetike të Tiranës, fillimin e punimeve për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV me Kosovën dhe nisja e projektit të interkonjeksionit në 400 kVme Maqedoninë. ?Kësaj politike sektoriale i shërben edhe liberalizimi i mëtejshëm, të cilit i vjen në ndihmë edhe kuadri i ri ligjor sektorial dhe modeli i ri i tregut të energjisë që po përgatitet?, tha Gjiknuri.
Në kuadrin e asistencës që mund të jepet nga pala norvegjeze u sugjerua eksperienca ndërkombetare e shoqërisë në sistemin e shpërndarjes për uljen e humbjeve jo-teknike dhe rritjen e arkëtimeve dhe në veçanti, eksperienca pozitive në Indi, që rriti arkëtimet në mënyrë thelbësore në një kohë të shkurtër.
Ministri Gjiknuri zhvilloi takim me Presidenten e GIEK, Znj. Wenche Nistad dhe përfaqësues të tjerë të lartë të këtij instituti. GIEK është një institut Norvegjez shteteror, i cili promovon eksportet Norvegjeze të shërbimeve, mallrave dhe investimeve, duke dhënë garanci financiare të shtetit norvegjez. GIEK ka dhënë 10 miliard euro garanci për industrinë, prej të cilave 85% janë për sektorin e hidrokarbureve.
Palët gjetën me interes bashkëpunimin e mëtejshëm midis Shqipërisë dhe Norvegjisë për rritjen e pranisë së investitorëve norvegjez në fushën e energjisë, bazuar në modelet e aplikuara prej palës norvegjeze edhe në vende të tjera.
Gjatë qëndrimit në Norvegji, Ministri Gjiknuri zhvilloi takime me drejtuesit e disa shoqërive të rëndësishme norvegjeze të cilat operojnë në fushën e energjisë elektrike dhe hidrokarbureve, të cilat shprehën interes për investime në Shqipëri.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë në ...
Faktori shqiptar në rajon është një faktor paqeje, stabiliti...
Fox Business: Kryeministri shqiptar shtyu vizitën në kryeqyt...
Deputeti i PD Arben Ristani denoncon përfshirjen e deputetë...
Nga Sali BERISHAEdvin Kristaq Rama iu premtoi shqiptareve he...
Petraq Pojani, diplomat karriere, analizon acarimin e marrëd...
Ndërprerja e marrëdhënieve me Kuvendin është pasojë e asgjes...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka marrë vlerë...
Nëse provohet që kreu i SHISH ka shkelur ligjin, Presidenti ...
Nga Eduard ZaloshnjaNga një sondazh që zhvillova në kryeqyte...
Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për ndryshimet në Kodin Rru...
PS dhe LSI kanë zgjidhur mosmarrëveshjet me njëra-tjetrën sa...
Kryetari i Partisë Demokratike priti në takim Kryetarin e Ko...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar ne facebook, lajm...
Kryetari i Partisë Demokratike priti në takim Senatorin e Sh...
Vizita e kryeministrit Edi Rama për në Serbi është shtyrë.Pa...
Ministria e Jashtme ka reaguar për djegien e flamurit shqipt...
Në një intervistë për revistën “JAVA”, ish-nënkryetari i Par...
Lumi i Tiranës deri dje i njohur si bombë ekologjike, po shn...
Shkrimtari Dritëroi Agolli mendon se kryeministri Edi Rama d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...