PD drejt rikthimit në Parlament
Ndërprerja e marrëdhënieve me Kuvendin është pasojë e asgjes...
Petraq Pojani, diplomat karriere, analizon acarimin e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi. Sipas tij, ato duhet të shpenzojnë energji për procesin e integrimit europian, në dobi të fqinjësisë së mirë dhe prosperitetit.
Petraq Pojani, këshilltar i lartë në Këshillin Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë, një organizatë joqeveritare në Tiranë, ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në raportet shqiptaro-serbe. Si një diplomat karriere në poste të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, si dhe në krye të disa përfaqësive diplomatike në vende të tjera, Pojani ka ndjesinë e rikthimit të atmosferës së nderë në raportet mes dy vendeve. E përsërit disa herë pa shumë ?diplomaci?, se me ato që ka parë, dëgjuar dhe përjetuar nga marrëdheniet midis dy vendeve, duket sikur tani, me zhvillimet e fundit, Beogradi i është rikthyer situatës së përfundimit të krizës së Kosovës, kur të dy vendet ishin në pikën zero të relatave mes tyre.
?Në vjeshtën e vitit 2001, në kuadrin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve, mora detyrën e shefit të selisë diplomatike të Shqipërisë në Beograd. E keni parasysh, se gjendja në Serbi ato kohë ishte shumë e vështirë, pasi në instrastrukturën policore dhe të sigurisë kishte ende njerëz të Miloshevicit, ndonëse edhe aty kishin filluar proceset demokratike. Ekipin tonë e kishin në shënjestër sapo mbërritën në Beograd. Ishim në një agresion të hapur, pavarësisht se ishim persona zyrtarë dhe me status diplomatik.?
Këto dhe të tjera peripeci nga aktiviteti në Beogradin e rreth një dekade më parë, për ish-ambasadorin Pojani, janë të ngjashme me realitetin aktual, ku fryma antishqiptare dhe anti-Kosovës është rindezur me nota armiqësore në Serbi, duke mos u mjaftuar vetëm me parrulla nacionaliste dhe djegie të flamujve, por dhe me sulme ndaj shqiptarëve dhe pronave të tyre atje.
Ekstremizmi nacionalist pengesë për diplomacinë
Për Petraq Pojanin thirrjet dhe parrullat antishqiptare dhe fërshëllimat e britmat, kur u këndua himni i Shqipërisë, ishin krejt të papranueshme dhe të dënueshme. Kjo në perceptimin e tij ishte shenjë, se shumica në atë stadium ishte e karrikuar për ta kthyer një lojë futbollistike në një shfaqje ekstremizmi, racizmi dhe jotolerance. Në gjykim të ftohtë ai e konsideron se reagimi i futbollistëve të kombëtares shqiptare për të mbrojtur banderolën që u ngrit përmes dronit ishte shprehje e kundërvënies ndaj gjithë frymës antishqiptare, që u demonstrua në stadium, dhe jo mbështetje për tezën famëkeqe të ?Shqipërisë së Madhe?, sikundër u cilësua në reagimin e palës serbe duke përfshirë qendrimet zyrtare, si dhe disa prej stacioneve televizive apo edhe në disa media perëndimore. Ky nacionalizëm ekstrem bëhet pengesë për diplomacinë, madje e ?tërheq? dhe atë pas vetes.
?Këmbëngulja e Kryeministri Edi Rama për të shkuar në Beograd, në një takim që ishte fiksuar që më parë, është shprehje e politikës realiste të fqinjësisë së mirë dhe e kontributit, që duhet të japë ajo në politikat integruese rajonale dhe më gjerë. Kjo është shenjë që shtetarët e dy vendeve, pavarësisht qëndrimeve dhe kuptimeve të ndryshme në disa çështje, duhet të ecin jo me hapin e qarqeve ekstremiste, por me një synim largpamës që i shërben jo vetëm vendeve të tyre, por dhe gjithë rajonit. Kjo është meritë e politikës dhe diplomacisë, kur i kthen kundërshtitë dhe konfliktin në paqe dhe bashkëpunim. Le të shpresojmë që edhe biseda telefonike mes dy kryeministrave dhe zgjidhja e moderuar për ta shtyrë me disa ditë takimin mes tyre dhe vetë vizita të japë rezultate pozitive, jo vetëm për marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të rajonit, duke forcuar më tej proceset demokratike dhe të mirëkuptimit.?
Para integrimit europian duhet integrimi mes vetë ballkansave
Në fillim të mijëvjeçarit të ri BE ka ndjekur intensivisht një politikë të inkurajimit të bashkëpunimit midis vendeve të rajonit, me sloganin: para integrimit europian duhet integrimi mes tyre. Por, sipas Petraq Pojanit, pas më shumë se një dekade kjo inciativë nuk ka dhënë frytet konkrete të pritshme.
?Mendoj se këmbëngulja e BE-së dhe iniciativa e kancelares Merkel për të intensifikuar marrëdhëniet dhe bashkepunimin konkret mes shteteve të rajonit është një reflektim i kancelarive europiane, për t’u marrë më në fund seriozisht me këtë çështje. Mos harrojmë që reflektimi Rama – Vuçiç është dhe si pasojë e insistimit të BE-së dhe vetë kancelares gjermane për t’i mbajtur vendet aspirante në fokus për nga perspektiva europianiste. Shqipëria dhe Serbia kanë shumë për të bërë. Nuk është fjala vetëm për një takim kryeministrash, por për instalim të dialogut në të gjitha nivelet. Për të konkretizuar projekte dhe marrëveshje konkrete dy apo shumëpalëshe në ekonomi, energjitikë dhe fusha të tjera. Ndaj sa të hedhin dhe presin batuta kundërthënëse, politikanët dhe qeveritarët e dy shteteve, duhet të takohen dhe të nxisin bashkëpunimin, si prerje rruge për frymën e vjetër të nacionalizmit ekstrem dhe urretjes?, thotë për Deutsche Welle-n ish-ambasadori Petraq Pojani nga Këshilli Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë. DW
Ndërprerja e marrëdhënieve me Kuvendin është pasojë e asgjes...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka marrë vlerë...
Nëse provohet që kreu i SHISH ka shkelur ligjin, Presidenti ...
Nga Eduard ZaloshnjaNga një sondazh që zhvillova në kryeqyte...
Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për ndryshimet në Kodin Rru...
PS dhe LSI kanë zgjidhur mosmarrëveshjet me njëra-tjetrën sa...
Kryetari i Partisë Demokratike priti në takim Kryetarin e Ko...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar ne facebook, lajm...
Kryetari i Partisë Demokratike priti në takim Senatorin e Sh...
Vizita e kryeministrit Edi Rama për në Serbi është shtyrë.Pa...
Ministria e Jashtme ka reaguar për djegien e flamurit shqipt...
Në një intervistë për revistën “JAVA”, ish-nënkryetari i Par...
Lumi i Tiranës deri dje i njohur si bombë ekologjike, po shn...
Shkrimtari Dritëroi Agolli mendon se kryeministri Edi Rama d...
Në një intervistë për revistën “JAVA”, ish-nënkryetari i Par...
Përmasat e incidentit në ndeshjen Shqipëri-Serbi i kapërcyen...
Lidhur me sigurine, nuk ka dyshim se anetaresimi ne NATO esh...
Ish-Ministrja e Integrimit,Majlinda Bregu, ka reaguar ashpër...
Zhvillimet dramatike ne stadiumin e Beogradit ishin nje desh...
Ndeshja e futbollit për kualifikimin në Euro 2016, midis Ser...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...