Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Lumi i Tiranës deri dje i njohur si bombë ekologjike, po shndërrohet çdo ditë në një oaz për banorët e bashkisë së Tiranës dhe të komunës së Paskuqanit.
Deri më sot, ky lumë është përdorur për shkarkimet e hapura të mbeturinave dhe derdhjet e ujërave të zeza. Urbanizimi i kësaj zone ka sjellë ngushtimin e shtratit të lumit në hapësirën minimale të mundshme.
Projekti i bashkisë së Tiranës, i hartuar sëbashku me bulevardin e ri nga ?Grimshaw? parashikon zgjerimin e shtratit të lumit dhe krijimin e hapësirave të gjelbra në të dy anët e tij, përmes argjinaturave do të bëhet mbrojtja e zonave urbane nga rreziku i përmbytjeve, sikundër në të dy anët e lumit janë ndërtuar kolektorë për mbledhjen e ujërave të zeza, me qëllim që ato të mos derdhen më në lumë.
Deri me sot, përgjatë gjithë gjatësisë së lumit prej 7 km janë hequr rreth 600.000 m³ mbeturina të depozituara gjatë 30 viteve të fundit.
Kryebashkiaku Lulzim Basha i cili ka inspektuar sot punimet që po kryhen përgjatë gjithë gjatësisë së lumit në zonën urbane, ka theksuar se ne përfundim të punimeve ky lum do të jetë parku blu dhe i gjelbër, më i madhi që kryeqyteti ka.
?Kemi ardhur këtu bashkë me një përfaqësi të madhe të komunitetit të kësaj zone, për të inspektuar punimet në një nga dy veprat më të mëdha të Tiranës në 80 vite, rehabilitimin e lumit të Tiranës. Në historinë e qytetërimeve, lumenjtë kanë qenë burim jete, qytetërimi, urbanizimi. Për fat të keq, lumi i Tiranës që i ka dhënë emrin qytetit tonë, në 30 vitet e fundit u kthye në një bombë ekologjike, me mbi 1 milionë m³ mbetje urbane të hedhura në të, dhe me të gjithë kanalizimet e ujërave të zeza të banorëve si të Tiranës, si të Paskuqanit që derdheshin në të. Ky projekt i cili është pjesë e projektit të madh të Bulevardit të Ri të Tiranës dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës, ka në fazën e tij të parë si qëllim largimin e këtyre mbetjeve 30 vjeçare si dhe ndërtimin e kolektorëve te ujërave të zeza, në të dy brigjet e lumit, në mënyrë që lumit t?i kthehet ngjyra e dikurshme, blu dhe bashkë me të pastërtia, qytetërimi dhe premtimi se nuk do të jetë thjesht lumi i Tiranës, por do të jetë parku blu dhe i gjelbër i Tiranës, më i madhi që kryeqyteti ka.
Me një gjatësi prej 7 km, kontraktorët kanë punuar me përkushtim, ndonëse jashtë vëmendjes së medias e për fat të mirë jashtë politikës bllokuese dhe ia kanë dalë që në këtë periudhë të zhvendosin 600 mijë ton mbetje nga shtrati i lumit. Në fazën e dytë, do të realizohet gjelbërimi dhe krijimi i parqeve në të dyja anët e lumit, pedonalet për banorët, jo vetëm të kësaj zone por të gjithë Tiranës, si edhe hapësira të tjera rikrijuese, do t?i japë lumit të Tiranës vlerë më të lartë të mundshme për jetën qytetare, për jetën urbane, do të kthehet në një pikë reference për jetën e përditshme urbane të fëmijëve, të të rriturve, të moshuarve. Dhe për këtë projekt konsulenti ynë që është ndër më të mirë në botë, Nicholas Grimshaw, në fund të muajit do të dorëzoi edhe projektin përfundimtar që do të vërë në jetë me kontraktorët? -deklaroi zoti Basha.
Kryebashkiaku Basha ka bërë të ditur se me fondin e Au Dabit që pjese e financimit të bëhet edhe 1.5 km të tjera të gjatësisë se lumit, të shtrihet në zonë urbane duke e çuar në 8.5 km gjithë gjatësinë ku do të ndërhyhet nga bashkia e Tiranës për rehabilitimin e tij dhe ofrimin e një cilësie më të mirë jete qytetarëve që jetojnë në afërsi të këtij lumi, dhe qytetarëve të tjerë që do ta shfrytëzojnë në të ardhmen hapësirën e gjelbër që do të ofrojë.
?Qëllimi i menjëhershëm i projektit është të parandalojë edhe situata të tmerrshme që kaluan banorët e kësaj zone vitin e kaluar, gjatë përmbytjeve, t?i parandalojë këto një herë e përgjithmonë, prandaj po ta vini re lumi është me dy breza. Brezi i dytë jep një mbrojtje për vërshime që ndodhin 1 herë në 100 vjet, me një sasi uji prej 700m³/s. Pikërisht, për t?i mbrojtur banorët e zonës nga këto vërshime dhe për ta shtrirë efektin pozitiv të rehabilitimit të lumit gjatë gjithë zonës së banuar ne së bashku me Fondin e Abu Dabit që financon këtë projekt, kemi vendosur shtrirjen e projektit për afro 1 km e gjysëm në drejtim të perëndimit, çka do të bëjë mbulimin e plotë të zonës urbane dhe projekti kështu zgjerohet nga 7 km gjatësi në 8.5 km gjatësi. Lumi do të intersektojë me bulevardin e ri, do të krijojë kështu një aks peisazhik të kryeqytetit të shqiptarëve unik në Ballkan, siç jemi edhe ne unik në Ballkan, nga Parku i Liqenit përmes bulevardit të vjetër, bulevardi i ri tek parku i ri që do të ndërtohet në rezervuarin e Paskuqanit. Një qytet pra me një aks prej afro 4 km, një aks veri-jug prej 4 km që përshkohet nga dy lumenj, një i vogël dhe i mirënjohur siç është Lana, një i madh dhe deri tani shumë pak i njohur por që do të jetë pikë reference për qytetërimin e kryeqytetit, që është lumi i Tiranës Me brezin autokton të kësaj zone, me brezin e parë të të ardhurve të kësaj zone dhe me gjithë qytetarët dhe qytetaret e rinj të bashkisë së Tiranës, të komunës të Paskuqanit, të cilët në përfundim të projektit do të krenohen për vendbanimin e tyre, do të krenohen që janë pjesë e një metropoli me një infrastrukturë të tillë moderne dhe europiane që do ti dhurojë qytetit të Tiranës, mbi 1 milionë m² gjelbërim, pra do të rikuperojë barbarinë betonizuese të qytetit përjetoi në 20 vitet e fundit.?
Zoti Basha i ka kërkuar qeverisë që të heqë dorë nga bllokimi i projekteve strategjike të bashkisë së Tiranës siç është Bulevardi i Ri.
?Jam i vendosur që projektin që e kemi nisur brenda kohës më të shkurtër, që nga hartimi i tij, ta çojmë përpara, sikundër i bëj thirrje qeverisë të heqë dorë nga politikat bllokuese, të depozitojë firmat e zyrtarëve të Bashkisë pranë Fondit të Abu Dabit, e ti japë fund një praktike që sipas donatorëve nuk është parë as në Afrikën Ekuatoriale, të bllokimit të një vepre madhore që i shërben drejtpërdrejtë mbi 200 mijë qytetarëve.?
Kompania që po zbaton punimet është : ?Trema Engineering2 Sh.p.k?Albania & ?Strabag AG? Austria dhe deri tani janë realizuar rreth 46 % e punimeve.
Shkrimtari Dritëroi Agolli mendon se kryeministri Edi Rama d...
Në një intervistë për revistën “JAVA”, ish-nënkryetari i Par...
Përmasat e incidentit në ndeshjen Shqipëri-Serbi i kapërcyen...
Lidhur me sigurine, nuk ka dyshim se anetaresimi ne NATO esh...
Ish-Ministrja e Integrimit,Majlinda Bregu, ka reaguar ashpër...
Zhvillimet dramatike ne stadiumin e Beogradit ishin nje desh...
Ndeshja e futbollit për kualifikimin në Euro 2016, midis Ser...
Shqipëria dhe Serbia janë përfshirë sot nga një betejë notas...
Deputeti i mazhorancës Ben Blushi, anëtar i Komisionit parla...
Ne shekullin 14-te, nen Car Dushanin, pushtuan Shqiperine, M...
Edi Rama është përfshirë në një skandal të madh financiar, d...
Sulm me gure dhe mjete te forta, mbi ambasaden shqiptare ne ...
Zëdhënësja OrjelA Nebiaj dënon sulmet politike dhe shpreh vu...
Qendrimi i ish-ministrit te financave Ridvan Bode, ne lidhje...
Ndryshon ligji për funksionimin dhe organizimin e njësive të...
Propozimi i Prokurorisë për të përgjuar dhe në rrethe nuk is...
Basha: “Granoff, kontribut të rëndësishëm për zhvillimin eko...
Nga Sali BerishaNdonese me buxhetin e nje viti nuk ka asnje ...
Ish-ministri i Brendshem Flamur Noka, ka reaguar nepermjet r...
Deputeti Viktor Gumi ka vërtetuar në mënyrë indirekte, se pa...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...