web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bashkia e Tiranës i jep titullin “Qytetar Nderi”, Michael Granoff

12 Tetor 2014, 22:00, Politikë CNA

Basha: ?Granoff, kontribut të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, rritjen e shanseve për punësim, në veçanti për rininë e kryeqytetit?

Bashkia e Tiranës i ka akorduar titullin ?Qytetar Nderi? presidentit të Fondacionit shqiptaro-amerikan të Zhvillimit dhe Fondit Amerikan të Zhvillimit Michael Granoff, me motivacionin:?Për kontributin e tij të vlefshëm në transformimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Tiranës, përmes mbështetjes së ndërmarrësve të rinj, ndihmës për përmirësimin e klimës së biznesit dhe asistencës për mbrojtjen e trashëgimisë urbane e kulturore të qytetit të Tiranës?.

Zoti Granoff bëhet i pesti personalitet së cilit kryebashkiaku Basha i akordon këtë titull. Me herët janë shpallur ?Qytetar Nderi i Tiranës?, Emiri i Katarit, Kryeministri i Kuvajtit, ish zv – presidenti i Komisionit Europian dhe ish – ministri i jashtëm i Italisë Franco Frattini e së fundmi, Papa Françesku.

Kryebashkiaku Basha ka vlerësuar ndihmën e madhe  që Granoff  i ka dhënë Bashkisë së Tiranës, duke veçuar ngritjen e fondit prej 5 milionë eurosh për ndërmarrjet e reja të biznesmenëve të rinj si dhe financimin e projektit për  rehabilitimin e sheshit ?Avni Rustemi? dhe tregut rrethues në këtë zonë, njohur si zona e Pazarit të Ri. 

?Para disa muajsh, së bashku me Fondacionin shqiptaro-amerikan të Zhvillimit nënshkruam një projekt unik për rajonin, me një vlerë totale prej 5 milionë eurosh, në zemër të së cilit qëndron ngritja e aftësive dhe mundësive për të mbështetur ndërrmarjet e reja të biznesmenëve të rinj, të rejave dhe të rinjve të Tiramës që duan të nisin biznesin e tyre në këtë qytet apo ta konsolidojnë apo zgjerojnë atë, pra një projekt që ndihmon drejtpërdrejt në klimën e biznesit dhe ndërmarrësit e rinj të qytetit tonë.

Përmirësimi i klimës së biznesit në kryeqytet është dhe mbetet në krye të axhendës së Bashkisë së Tiranës edhe këto kohë të vështira, ku situata ekonomike e lidhur drejtpërdrejt me klimën e biznesit është më pak premtuese se ç?do dëshironim të gjithë ne, mbetet objektiv kryesor dhe unë i jam shumë mirënjohës Fondit shqiptaro-amerikan të Zhvillimit, Fondacionit amerikano-shqiptar të Zhvillimit për ndihmën e çmuar që na kanë dhënë dhe vazhdojnë të na japë për një klimë miqësore të biznesit në qytetin e Tiranës, për më shumë shanse për punësim, më shumë shanse për investime, në veçanti për rininë e kryeqytetit.

Projekti i dytë ka të bëjë me një tjetër infrastrukturë të rëndësishme të kryeqytetit, në qendër por të lënë në harresë prej kohësh, jo më shumë se 500 metra nga sheshi ?Skënderbej? por të zhytur në mjegullën e indiferencës, me rehabilitimin e sheshit ?Avni Rustemi? dhe tregut rrethues në këtë zonë, njohur si zona e Pazarit të Ri.

Këto dy projekte janë natyrisht projekte shumë të rëndësishme për qytetin tonë, projekte të cilat po hapin fronte të reja pune, siç e thashë në një kohë të vështirë për ekonominë, për punëkërkuesit por edhe për punëdhënësit shqiptarë, po hapin perspektiva të reja, po ndihmojnë në konsolidimin e mirëqënies të shumë familjeve shqiptare, shumë familjeve të kryeqytetit por kjo në vetvete nuk është arsyeja e vetme që na ka mbledhur sot, për t?i dhënë mikut tonë titullin më të lartë që kryeqyteti ka? –  deklaroi zoti Basha.  

Fjala e plotë e kryebashkiakut Lulzim Basha:  

Zonja e zotërinj, i nderuar z.ish-kryeministër, ish-president, Sali Berisha, të nderuar anëtarë të bordit të Fondit shqiptaro-amerikan të Ndërmarrjeve dhe Fondacionit shqiptaro ? amerikan të Zhvillimit, të nderuar deputetë të Tiranës, anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës!

Jemi mbledhur sot për të nderuar një nga miqtë tanë më të shtrenjtë, kryetarin e bordit të Fondit shqiptaro-amerikan të Ndërmarrjeve e njëkohësisht kryetarin e bordit të Fondacionit shqiptaro – amerikan të Zhvillimit, z. Michael Granoff.

Për qytetin tonë, kryeqytetin e shqiptarëve, për mua si kryetar i Bashkisë së Tiranës është gjithmonë një rast i veçantë, dhënia e titullit më të lartë të mirënjohjes së qytetit tonë, titullit ?Qytetar Nderi?, personave me kontribut të shquar në jetën e kryeqytetit dhe të vendit tonë.

Në listën jo fort të gjatë të ?Qytetarëve të Nderit? të Tiranës, gjatë më shumë se tri viteve në krye të Bashkisë së Tiranës, kam pasur nderin të shtoj deri tani emrat e katër personaliteteve të shquar, me një kontribut të veçantë për zhvillimin e kryeqytetit tonë.

Kam pasur nderin t?i jap këtë titull të veçantë e të çmuar Madhërisë së tij, Emirit të Katarit, për ndihmën e jashtëzakonshme që ka dhënë financiarisht për një ndër projektet kryesore të kryeqytetit, një ndër projektet më të mëdha në këto 80 vite, bulevardin e ri dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës; kam pasur nderin t?i akordoj ?Qytetarinë e Nderit? të Tiranës, Lartësisë së tij Mbretërore, ish-kryeministrit të Kuvajtit, për ndihmën e jashtëzakonshme në një tjetër projekt të rëndësishëm, kësaj radhe në qendër të Tiranës, në sheshin ?Skënderbej?.

Këtu, në këtë sallë kemi pasur bashkarisht nderin të nderojmë një mik të çmuar, me një kontribut të jashtëzakonshëm, për një ndër arritjet më të vyera të shqiptarëve, lëvizjen e lirë dhe ky ishte asokohe ministri i Jashtëm i Republikës Italiane, ish-zv-presidenti i Komisionit Europian, Franco Frattini.

Para disa javësh, në emër jo vetëm të qytetarëve të Tiranës por besoj të gjithë bashkëkombësve, pata privilegjin t?i dorëzoj ?Qytetarinë e Nderit?, Papa Françeskut, me rastin e vizitës së tij në vendin tonë, në emër të një kryeqyteti dhe një qytetërimi, krenar për traditën e pandërprerë dhe të panjollosur të harmonisë, respektit dhe tolerancës fetare, midis gjithë besimeve fetare të pranishme këtu, në këtë tokë, prej shekujsh.

Ndonëse të mirëpritur në çdo rast në vendin tonë, në kryeqytetin tonë, shumica prej katër dinjitarëve dhe shumica dërrmuese prej afro 30 Qytetarëve të Nderit nuk kanë qenë të pranishëm për më shumë se një apo dy raste në kryeqytetin tonë dhe shpesh herë nuk janë kthyer pas marrjes së titullit ?Qytetar Nderi?.

Çmimet janë dhënë, ?Çelësat e qytetit? janë dorëzuar dhe mirënjohja është shprehur shpesh herë në lidhje me një çështje, në shumicën e rasteve një kontribut të shquar për kryeqytetin dhe në ndonjë rast të kaluar të historisë sonë, për lidhjet e forta ideologjike mes Tiranës e asokohe Pekinit apo Moskës, apo edhe Romës para pushtimit të Shqipërisë.

Në këtë kuptim, ceremonia e sotme ka tre të reja apo tre pikëndarje nga kjo praktikë: Së pari, Michael Granoff është një mik i përvitshëm i Tiranës, Shqipërisë dhe shqiptarëve, tashmë prej dy dekadash. Së dyti, kontributi i tij në krye të Fondit shqiptaro-amerikan dhe Fondacionit shqiptaro-amerikan të Zhvillimit, në këto dy dekada ngërthen jo një por është e vështirë të numërosh një fushë të jetës sonë që nuk është prekur nga aktiviteti jashtëzakonisht i suksesshëm i këtij Fondi në dy dekada.

Nuk dua të zgjatem në listën e sukseseve që me të drejtë bën krenar Fondin, bordin e Fondit, të gjithë ata që janë ndihmuar dhe kanë ndihmuar, për shkak të ndihmës së Fondit në forcimin e ekonomisë shqiptare apo në fusha të tjera që kanë të bëjnë me trajnimin, evidentimin e talenteve të rinisë, forcimin e kapaciteteve të reja në fushën e biznesit, por dua të ndalem në dy projekte jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetin e Tiranës.

Para disa muajsh, së bashku me Fondacionin shqiptaro-amerikan të Zhvillimit nënshkruam një projekt unik për rajonin, me një vlerë totale prej 5 milionë eurosh, në zemër të së cilit qëndron ngritja e aftësive dhe mundësive për të mbështetur ndërrmarjet e reja të biznesmenëve të rinj, të rejave dhe të rinjve të Tiramës që duan të nisin biznesin e tyre në këtë qytet apo ta konsolidojnë apo zgjerojnë atë, pra një projekt që ndihmon drejtpërdrejt në klimën e biznesit dhe ndërmarrësit e rinj të qytetit tonë.

Përmirësimi i klimës së biznesit në kryeqytet është dhe mbetet në krye të axhendës së Bashkisë së Tiranës edhe këto kohë të vështira, ku situata ekonomike e lidhur drejtpërdrejt me klimën e biznesit është më pak premtuese se ç?do dëshironim të gjithë ne, mbetet objektiv kryesor dhe unë i jam shumë mirënjohës Fondit shqiptaro-amerikan të Zhvillimit, Fondacionit amerikano-shqiptar të Zhvillimit për ndihmën e çmuar që na kanë dhënë dhe vazhdojnë të na japë pë rnj ëklimë miqësore të biznesit në qytetin e Tiranës, për më shumë shanse për punësim, më shumë shanse për investime, në veçanti për rininë e kryeqytetit.

Projekti i dytë ka të bëjë me një tjetër infrastrukturë të rëndësishme të kryeqytetit, në qendër por të lënë në harresë prej kohësh, jo më shumë se 500 metra nga sheshi ?Skënderbej? por të zhytur në mjegullën e indiferencës, me rehabilitimin e sheshit ?Avni Rustemi? dhe tregut rrethues në këtë zonë, njohur si zona e Pazarit të Ri.

Këto dy projekte janë natyrisht projekte shumë të rëndësishme për qytetin tonë, projekte të cilat po hapin fronte të reja pune, siç e thashë në një kohë të vështirë për ekonominë, për punëkërkuesit por edhe për punëdhënësit shqiptarë, po hapin perspektiva të reja, po ndihmojnë në konsolidimin e mirëqënies të shumë familjeve shqiptare, shumë familjeve të kryeqytetit por kjo në vetvete nuk është arsyeja e vetme që na ka mbledhur sot, për t?i dhënë mikut tonë titullin më të lartë që kryeqyteti ka.

Ashtu siç mjafton indiferenca apo negativiteti për të shkaktuar plagë të mëdha shpesh herë të pashërueshme në fabrikën e një shoqërie, në ?tekstilin urban? të një komuniteti apo në strukturën e ekonomisë së një qyteti apo vendi, ashtu nga ana tjetër, pasioni, përkushtimi, disiplina, dashuria për të bërë më të mirën e mundshme, edhe atëherë kur qëllimet apo objektivat duken të vështira apo të pamundur kanë qenë virtytet që kanë karakterizuar dhe karakterizojnë drejtuesin e këtij organizmi së cilit i jemi mirënjohës për gjithçka ka bërë në këto vite, presidentin e Fondit dhe Fondacionit shqiptaro-amerikan të Zhvillimit, z. Granoff.

Ndryshimi i tretë ka të bëjë me praktikën personale që kam ndjekur si kryetar i Bashkisë, duke bërë një dallim mes qytetarëve të Tiranës dhe miqve tanë të huaj, kam vendosur një praktikë të dhënies së ?Çelësave të të Tiranës?, ?Qytetarit të Nderit?, vetëm qytetarëve që nuk janë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë.

Michael Granoff është prej disa vitesh tashmë edhe qytetar i Republikës së Shqipërisë. Thashethemi është se ishte kusht, për të lançuar projektin e suksesshëm të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike që ishin pjesë e asaj arritjeje të madhe pë rtë cilën folëm pak më parë, heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Sigurisht, është shaka sepse kushti i vetëm që Michael Granoff, në mënyrë dinjitoze dhe në emër të bordit dhe të gjithë kontribuesve të Fondit e Fondacionit shqiptaro amerikan të Zhvillimit ka qenë që ne të ndajmë së bashku pasionin, dashurinë dhe shpresën për këtë vend, për vendin tonë, Shqipërinë tonë të cilën e quan edhe vendin e tij dhe prej sot edhe qytetin e tij, Tiranën.

Më lejoni të konkludoj fjalën time dhe zyrtarisht, në emër të qytetarëve të Tiranës t?I jap z. Michael David Granoff titullin, ?Qytetar Nderi i Tiranës?: ?Për kontributin e tij të vlefshëm në transformimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Tiranës, përmes mbështetjes së ndërmarrësve të rinj, ndihmës për përmirësimin e klimës së biznesit dhe asistencës për mbrojtjen e trashëgimisë urbane e kulturore të qytetit të Tiranës?.  

Fjala e plotë e presidentit të Fondacionit shqiptaro-amerikan të Zhvillimit dhe Fondit Amerikan të Zhvillimit, z. Michael Granoff:

?Dëshiroja t’ju falënderoja juve në veçanti zoti Kryetar i Bashkisë, por edhe të gjithëve ju që keni ardhur këtu sot në këtë ceremoni. Sipas një shprehje, thuhet se në qoftë se dëshiron të arrish qiellin, atëherë duhet të qëndrosh mbi shpatullat e gjigandëve dhe në fakt unë mund të them se në shumë mënyra, për mua ka qenë vërtetë privilegj dhe kënaqësi e veçantë që si president i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit dhe i Fondit Amerikan të Zhvillimi. Kam pasur mundësinë që të qëndroj mbi shpatullat e të gjithë atyre gjigandëve që janë në fakt anëtarët e bordit të këtij fondacioni dhe fondi, por edhe të gjithë atyre njerëzve që kanë punuar me fondacionin, dhe përveç tyre, të gjithë ju, sepse në mënyrë të përbashkët, në mënyrë kolektive, ju keni dhënë kontributin tuaj të çmuar që ne të arrijmë suksesin e tanishëm gjatë gjithë këtyre 19 viteve. 

Dhe në fakt, nuk është gjë që ndodh shpesh kjo, që të jesh në gjendje që të jesh dëshmitar i historisë në një mikrokozëm të vogël, në një mikrokozëm si ky i yni, këtë marrëdhënie pra tonën me Tiranën, ne kemi qenë në gjendje të ta shohim pikërisht këtë. 

Në fakt, Tirana që unë kam vizituar për herë të parë ka qenë një Tiranë me shumë pak makina, një Tiranë me një hotel të vetëm, një Tiranë me një restorant të vetëm në të cilin ne lejoheshim që të hanim, një Tiranë me fundin e Rinasit, që në fakt ishte i bërë me gurë.

Unë u thosha gjithmonë njerëzve që kur të shkoj në Shqipëri jam i sigurt që do të humbas rreth 2.5 kile, kjo për arsye se nuk kishte shumë gjëra për të ngrënë, ndërkohë që tani që unë vij ose rri në Shqipëri është e sigurt që marr 2.5 kile sepse ushqimi është shumë më i mirë. Por seriozisht, Tirana që ne shohim sot është një Tiranë tërësisht kozmopolitane, një Tiranë tërësisht evropiane, dhe kjo në saj të punës së përkushtuar që është bërë nga kryetari i Bashkisë, por edhe nga të gjithë ju, pra që Tirana është kthyer tashmë në një vend ku aspiratat tona kthehen në realitet, dhe aspiratat e të gjithë qytetarëve, duke më përfshirë dhe mua. 

Gjatë 19 viteve të fundit, unë kam mësuar shumë gjëra, por një nga mësimet kryesore ka qenë që duke ardhur në Shqipëri kam ndenjur këtu për një kohë të gjatë duke kontribuar, dhe ajo që shoh, është që kam marrë është ndoshta më shumë se ajo që kam dhënë. Dhe ndoshta ky është përkufizimi më i duhur i partneritetit të saktë në të gjitha sferat e jetës. 

Vërtet që ndihem shumë i përulur sot kur dëgjova listën e atyre personave që janë shtuar listës së qytetarëve të nderit të qytetit të Tiranës, por t’ju them të drejtën, ndihem akoma më i përulur që i jam shtuar listës së qytetarëve të këtij qyteti të Tiranës së dashur. Dhe një nga synimet apo objektivat kryesore të fondit dhe fondacionit ka qenë që ne të mos ishim thjesht një projekt, apo një program ndër vite, por që ne të bëheshim një pjesë tërësore, integrale e këtij tekstili të shoqërisë shqiptare, një pjesë e përhershme e saj, siç bëhet çdo qytetar i një qyteti. Dhe ashtu si çdo qytetar, edhe ne i marrim përgjegjësitë tona në mënyrë shumë serioze, pra që të përpiqemi që të përmirësojmë jetën e qytetarëve. 

Unë shpresoj shumë që synimi i të gjithëve ne, si qytetarë të këtij qyteti, është i përbashkët, është i njëjtë, që në dekadat e ardhshme kur t’i hedhim sytë pra në të ardhmen, ne të shikojmë një Tiranë që është akoma më e madhërishme se Tirana që ne shikojmë sot. 

Prandaj faleminderit kryetar i Bashkisë që më dhatë mundësinë që unë të shërbej edhe për disa vite të tjerë.?





Lajmet e fundit nga