Përjashtimi i opozitës nga delegacioni, shkelje e Kushtetutës
Deputeti i PD Eduard Halimi, denoncon aktin e fundit të dysh...
Megjithëse në statutin e Partisë Demokratike është e përcaktuar që mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike njoftohet 5 ditë përpara datës së caktuar nga Kryetari, pritet që konstituimi i forumit më të lartë politik midis dy Kuvendeve Kombëtare, të bëhet duke thyer këtë nen statutor.
Në këtë mënyrë partia më e madhe e opozitës pritet të zhvillojë mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar, për përbërjen e të cilit ka dyshime për manipulime votash dhe që nuk shpreh vullnetin e delegatëve me të drejtë vote të thirrur në Kuvendin Kombëtar të 28-29 Shtatorit.
Burime nga PD konfirmojnë për ?TEMA? se nga dita e shpalljes së listës fituese për anëtarët e Këshillit Kombëtar, cdo kandidat për një vend në këtë strukturë ka pasur dy javë kohë për të depozituar një ankimim pranë selisë së PD lidhur me rezultatet.
Mësohet se ankimimet në lidhje me procesin e votimit dhe numërimit të votave nuk kanë kaluar numrin 20, ndërsa ankimuesit nuk kanë argumentuar ankesën e tyre në lidhje me një rinumërim të votave, edhe pse janë publikuar momente kur në kutitë e votimit janë futur duart, apo kreu i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ka deklaruar se ka votuar 4 herë.
Pritet që me organizimin e ri, Partia Demokratike për herë të parë do të ketë 5 Nënkryetarë, 1 Sekretar të Përgjithshëm, Sekretariatin funksional dhe të paktën 15 departamente. Këto të fundit në bazë të një udhëzimi të kreut demokrat Lulzim Basha nuk do të drejtohen nga deputetët, të cilët përjashtohen automatikisht nga gara për një pozicion si drejtues departamenti.
Ndërkohë udhëzimi i Bashës nuk sqaron nëse drejtimin e Departamenteve mund ta bëjnë individë që sot nuk janë anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Statuti i PD përcakton se drejtuesit e departamenteve i propozohen Këshillit Kombëtar nga Kryetari i Partisë, ndërsa numri i tyre përcaktohet me vendim kryesie. Kjo do të thotë se zgjedhja e drejtuesve të departamenteve do të bëhet në një moment të dytë, pasi PD të konstituojë kryesinë e re, e cila për herë të parë nuk do të ketë pjesë të saj ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Ndërkohë burime nga PD theksojnë se janë përzgjedhur disa nga emrat që do t?i propozohen Këshillit Kombëtar për tu votuar si drejtuesit e ardhshëm të partisë më të madhe në opozitë. Mes emrave të përzgjedhur janë Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi, Grida Duma, Eduard Selami, Arben Ristani, Jorida Tabaku, të cilët sipas burimeve nga PD do të votohen për pozicionet e nënkryetarëve dhe sekretariatin.
Ndërkohë përsa i takon pozicioneve të tjera, përfshi këtu Departamentet apo Sekretariatin funksional, mësohet se ndër emrat e përzgjedhur janë edhe Etion Kapidani, Agron Kulicaj, Jamarbër Malltezi, Kreshnik Collaku, Nertila Qafzezi, Alfred Rrushaj, Asllan Dogjani, Enkelejd Alibeaj, Petraq Milo, Teuta Starova.
Burime nga PD theksojnë se të paktën për cdo pozicion do të ketë dy kandidatë, ndërsa fitues do të shpallet ai që ka marrë numrin më të lartë të votave.
Mësohet se jashtë propozimeve të kreut demokrat Basha për kupolën drejtuese të PD-së kanë mbetur disa nga emrat e njohur në rradhët e kësaj partie ndër vite si Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Arben Imami, por edhe Mesila Doda apo Majlinda Bregu. Nëse këto emra nuk do të propozohen për një nga pozicionet drejtuese, atëherë ato automatikisht nuk mund të jenë pjesë e Kryesisë së PD-së, e cila në statutin e ri ka të përcaktuar përbërjen e saj.
Deputeti i PD Eduard Halimi, denoncon aktin e fundit të dysh...
Zëdhënësja Oriela Nebijaj denoncon menaxhimin që i bëhet ase...
Një ditë pas publikimit të raportit të Agjensisë së Mjedisit...
Nga Astrit PATOZISë pari, nuk ka asnjë element të besueshëm ...
Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të thumbojë përmes batu...
Nga Sali BERISHANe mbare vendin po ulerijne sirenat e varfer...
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka replikuar sërish me Bato...
Kryebashkiaku i Tiranes dhe kreu i Partise Demokratike, Lulz...
Analisti dhe gazetari i njohur Skënder Minxhozi thotë se PD ...
Kryeministri Edi Rama, ka leshuar nje lume sharjes dhe fyerj...
Deklaratë e deputetes te PD Jorida Tabaku, në lidhje me përk...
Gjatë konferencës “Letërnjoftimet, Siguria për shërbime”Nga ...
Kryetari i PD, Lulzim Basha nepermjet nje postimi ne faceboo...
Kryeministri Edi Rama nuk e ka patur të lehtë ballafaqim me ...
Në kuadër të projektit të qeverisë “Rilindja e Qyteteve’, kr...
Deputeti Oerd Bylykbashi dorëzon në Kushtetuese kërkesën për...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj përur...
IshKryeministri i vendit Sali Berisha ka sulmuar pasardhesin...
Kryetari i grupit parlamentar te PD, Edi Paloka, denoncon ak...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...