Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Kryeministri tha se ky vendim lidhet me politikën e brendshme të UEFA-s, ndërsa mbështeti Federatën Shqiptare të Futbollit për të apeluar këtë vendim.
?Duke dënuar Serbinë me vetëm dy ndeshje në shtëpi UEFA nuk e ka prishur shenjën e barazimit por vetëmn i ka vendosur vetes një minus të madh përballë racizmit dhe dhunës. UEFA ka dashur ti japë mesazh të dyja palëve duke i penalizuar thuajse njësoj?, tha Rama.
Federata shqiptare, vijoi ai, bën shumë mirë që e apelon vendimin e UEFA-s dhe kam besim se do të gjykohet me drejtësi.Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare, bëri thirrje për gjakftohtësi nga ana e publikut të irrituar nga vendimi i UEFA-s. ?Ka vetëm një rrugë, vazhdimi i betejës për të marrë drejtësi në shkallët e tjera të gjykimit sportiv?, ka thënë Rama, i cili bëri thirrje për të pasur besim në drejtësinë e gjykatave të UEFA-s.
Kryeministri Edi Rama, shpalli publikisht se më 11 tetor 2015 do të jetë gati ndërtimi i stadiumit të Shkodrës sipas standardeve të UEFA-s, dhe ku do të jenë prezentë 20 mijë zemra kuqezi, në të cilin do të zhvillohet ndeshja e kthimit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.
?Duke thënë Shqipëria e humbet ndeshjen në tavolinë pse nuk u fut në fushë, ndërsa Serbia nuk i merr pikët pse tifozët hynë në fushë, UEFA ka vendosur një shenjë të padrejtë barazimi mes agresionit racist e dhunës fizike dhe pamundësisë psikologjike e fizike për të vazhduar ndeshjen?, tha Rama.
Kreu i ezkekutivit bëri të ditur se, ?duke dënuar të dy palët me nga 100 mijë euro, UEFA ka vendosur një shenjë të padrejtë barazimi, mes palës pritëse që ka të gjithë përgjegjësinë për organizimin e mbarëvajtjen e ndeshjes dhe palës mike, e cila në këtë rast nuk çoi as tifozë në fushën e huaj.?
?Duke dënuar Serbinë me vetëm dy ndeshje në shtëpi pa tifozë, shtoi Rama, UEFA nuk e ka prishur shenjën e barazimit në vendimin e saj, po vetëm i ka vendosur vetvetes një minus të madh përballë racizmit dhe dhunës. Që dalin thuajse krejt pa lagur nga ky shi masash, ku UEFA është përpjekur t?i lagë të gjithë njësoj?.
?UEFA, theksoi Rama, ka dashur t?i japë një mesazh të dyja vendeve duke i penalizuar të dyja thuajse njësoj, edhe pse jam i sigurt se pala serbe me siguri do të verë kujën që është viktimë e një padrejtësie të tmerrshme mbi të. Por kjo nuk është drejtësi dhe Shqipëria nuk e meriton të vendoset në anën tjetër të shenjës së barazimit, pas gjithë asaj që ndodhi në sytë e mbarë botës.?
Kryeministri vendit gjithashtu vlerësoi rrugën që po ndjekë FSHF. ?Federata Shqiptare e Futbollit bën shumë mirë që do ta ndjekë çështjen deri në fund, duke apeluar vendimin dhe, po të jetë nevoja, duke shkuar edhe në shkallën e tretë të gjykimit. Unë kam besim, shtoi Rama, se çështja mund e do të gjykohet më drejt në shkallët e tjera, dhe dua t?u them të gjithë shqiptarëve të lënduar nga ky vendim se nuk është hera e parë që UEFA merr vendime që apelohen e pastaj edhe revokohen në shkallët më të larta.?
Ai theksoi se, ?askush nuk duhet ta marrë vendimin e UEFA-s si një komplot të Europës kundër Shqipërisë; si një shprehje të mungesës së respektit të Europës për Shqipërinë; si një rezultat të faktit që qeveria e Shqipërisë nuk i kërciti dhëmbët UEFA-s e me radhë??
Kryeministri Rama vijoi duke thënës se politika e brendshme e UEFA-s nuk ridimensionohet me sulme verbale të qeverive dhe vendimet që burojnë nga kjo politikë, nuk ndikohen as ndryshohen duke i hapur luftë politike UEFA-s. ?Kush i jep këto receta primitivizmi ballkanik përveçse i inatosur, është edhe krejt i paditur?, vlerësoi Rama, i cili vuri në dukje se ka vetëm një rrugë për Shqipërinë, lidhur vendimin e sotëm: ?Rruga që po ndjek Federata Shqiptare e Futbollit. Vazhdimi i betejës për të marrë drejtësi në shkallët e tjera të gjykimit?.
Kryeministri Rama në fund të fjalës së tij tha se djemtë e jashtëzakonshëm të Kombëtare sonë dhe traineri ynë i mençur e plot eksperiencë, nuk duhet të ligështohen aspak nga padrejtësia e sotme. ?Ata nuk duhet ta harrojnë se në Beograd shkuan si futbollistë dhe u kthyen si mishërim i entuziazmit tonë kombëtar; i fuqisë së besimit tonë tek vetvetja; i asaj çfarë mund të bëjmë si komb e si vend nëse vendosim zemrën dhe solidaritetin në themelin e punës sonë. Kjo është fitorja më e madhe e tyre nën fanellën kuqezi dhe misioni i tyre nuk është të fitojnë kampionatin europian të futbollit, të mbeten mishërimi i gjithçkaje ishin në natën magjike të 15 tetorit.?, tha Rama. ?Beteja për drejtësinë mbi ndeshjen e Beogradit vazhdon. Misioni i Kombëtares vazhdon. Mbështetja ime dhe e kësaj qeverie për Kombëtaren në veçanti e sportin në përgjithësi, sapo ka filluar. Në rrugën që vazhdon, do të kemi më shumë se një herë arsye për të qenë të gjithë së bashku krenarë për Shqipërinë e për njëri ? tjetrin?, vijoi Kryeministri Rama duke mbyllur dhe fjalën e tij.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, gjatë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë në ...
Faktori shqiptar në rajon është një faktor paqeje, stabiliti...
Fox Business: Kryeministri shqiptar shtyu vizitën në kryeqyt...
Deputeti i PD Arben Ristani denoncon përfshirjen e deputetë...
Nga Sali BERISHAEdvin Kristaq Rama iu premtoi shqiptareve he...
Petraq Pojani, diplomat karriere, analizon acarimin e marrëd...
Ndërprerja e marrëdhënieve me Kuvendin është pasojë e asgjes...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka marrë vlerë...
Nëse provohet që kreu i SHISH ka shkelur ligjin, Presidenti ...
Nga Eduard ZaloshnjaNga një sondazh që zhvillova në kryeqyte...
Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për ndryshimet në Kodin Rru...
PS dhe LSI kanë zgjidhur mosmarrëveshjet me njëra-tjetrën sa...
Kryetari i Partisë Demokratike priti në takim Kryetarin e Ko...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar ne facebook, lajm...
Kryetari i Partisë Demokratike priti në takim Senatorin e Sh...
Vizita e kryeministrit Edi Rama për në Serbi është shtyrë.Pa...
Ministria e Jashtme ka reaguar për djegien e flamurit shqipt...
Në një intervistë për revistën “JAVA”, ish-nënkryetari i Par...
Lumi i Tiranës deri dje i njohur si bombë ekologjike, po shn...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...