Kur Kryeministri nuk denoncon racizmin Serb cfare pret nga UEFA?
Nga Jozefina TOPALLISot UEFA shperbleu Serbine duke i dhene ...
Edison Ypi
Ah sa më është dashur një Dron. Jo për të varur flamurin. Për të varur veten. Për tu arratisur i varur në Dron. E kam ëndërrruar një Dron gjatë netëve me sytë në tavan. Njoh plot shqiptarë që gjatë jetës së tyre kanë ëndërruar më tepër Drona se femra, dhe shqiptare që kanë ëndërruar më tepër Drona për tu arratisur se meshkuj për t’i dashuruar.
Në diktaturë, pra, isha unë që doja Dron
Tani në Liri jeni ju që doni Dron.
Mos u sëkëlldisni. Ua gjej një Dron unë që eksperiencën e kam.
Jo si ai i thjeshti që më duhej mua, me një elikë dhe një motorr. Dronin që doni do t’ua gjej me disa elika, disa motorra, të sofistikuar, të telekomanduar.
Dronit që doni do t’i var një litar me një çengel. Çengeli i atij Droni do jetë si briri i hënës, tek i cili, nga burgu, Mitrush Kuteli i lutej nënës t’i varte një litar që të varej në erë, në skëterrë.
Me këtë Dron e litar e çengel, do vete t’i gjej ku janë e ku s’janë patriotat e internetit, forumeve, portaleve, blogjeve. Ata legenat dinakë e hileqarë që patiotizmin dhe nacionalizmin e quajnë punën më të kollajtë me klika nëpër komjutera, shkrime nëpër gazeta, llallallara nëpër televizora. Do t’i kap një nga një për leckash me çengelin e Dronit kopukët që i vënë shkrepsen Shqipërisë dhe Kosovës për 5 lek kur të jenë duke bërtitur e klthur për Shqipërinë e Madhe, Shqipërinë Etnike, Flamurin. Do t’i hedh të gjithë cip mbi cip në një stadium. Stadiumit do t’ja mbyll daljet. Do tu mbaj një fjalim të shkurtër. Do tu them; Kosova është e shqiptarëve. Shqipëria po begatohet e lartësohet. Serbia i ka punët si mos më keq. Të gjitha turpet dhe tmerret në stadium i bënë serbët. Pse mburreni ?! Nëse turpi është i gjithi i tyre, jo domosdoshmërisht lavdia është e gjitha e juaja. Pasi ta mbaroj fjalimin do t’i spërkas me Dron nga lart me bar miu, dhe do largohem. Të alivanosen, të helmatisen, të bëjnë ç’të duan. Me dhimbje, se janë shumë, por zgjidhje tjetër, pa Dron, s’ka.
Dronin mund ta përdorim edhe për një tjetër punë.
Janë ca që po thonë se Kryeministri i Shqipërisë nuk duhet të shkojë në Beograd. E kanë gabim. Pa bisedime mes vendeve që kanë pasur probleme, bota do ishte shkatërruar me qindra herë. Anglia dhe Franca, për shembull, kanë bërë luftra të përgjakta që kanë vazhduar pa u ndalur nga dhjetra vite deri në 1 shekull. E megjithatë ja ku i ke, në ballë të qytetërimit planetar. Si u bë e mundur ? Me bisedime, marrveshje, asgjë tjetër.
Pra bisedimet duhet të nisin. Refuzuesit e bisedimeve ta konsiderojnë fat që fillimin e bisedimeve, fazën më të vështirë, ta nisi dikush tjetër, dhe pas pak kur të vijnë në pushtet, bisedimet t’i vazhdojnë ata.
Refuzuesat e kësaj rrace zor se binden me këto arsyetime. U duhet dhënë një mësim që të zenë ment. Me Dron të telekomanduar, litar dhe çengel, atje ku e meritojnë, rras e plas në Sazan mes lepujve dhe gjarpërinjve.
Jemi që jemi, mbarojmë edhe një punë tjetër, këtë herë edukative, që mund të kryhet fare mirë me Dron.
Dihet që diktatori i Rusisë ka qënë Stalini, i Gjermanisë Hitleri, i Shqipërisë kurvi. Mirpo ka një numur jo të vogël nga ata që kanë vuajtur të cilët emrin e diktatorit kurvi e shkruajnë me k të madhe. Me gjasa, këtë gabim kaq të rëndë e bëjnë për tu dukur më të edukuar se klyshat e kurvit. Këta zbatues të një etike të tepërt, të panevojshme, të rrezikshme për ardhmëninë e Kombit do t’i mbledh një ditë me Dron në ndonjë lëndinë të blertë andej nga Dumreja. Do tu bërtas me sa kam në kokë; kurvi (si kurdoherë edhe në fillim të fjalisë, kurvi duhet me k të vogël) j’u internoi e j’u burgosi, j’u nxiu jetët. Klyshat e kurvit (për klyshat, meqënse nga çakalli kemi më pak frikë se nga ujku K-ja e madhe në fillim të fjalisë lejohet), pra klyshat e kurvit kanë zaptuar ekonominë, politikën dhe gjithçka, e ju j’u ha meraku mos prekni ortografinë e emrit të kurvit ?! Turp të keni. Kaq do tu them. Po e zgjatën, meqënëse mua nga kurvi dhe ortografia kurviste më vjen për të vjellë, do tu sugjeroj të venë në Elbasan ku të takojnë Ismail Çalën t’ua tregojë Ismaili Beu rreziqet që paraqet ortografia kurviste për organet vitale, trurin, zemrën, mëlçinë, pankreasin dhe sidomos prostatën.
Si multifunksional që është, Droni mund të përdoret për të zgjidhur edhe të tjera probleme.
Kryesisht në Amerikë dhe Itali gjallojnë ca ndyrësira të cilët në ato vende i ka hedhur sigurimi për të spiunuar dhe përçarë Diasporën. Qyqet e Nasho Jorgaqit rrinin bashkë dhe një shpresë e kishin. Qyqarët e tanishëm janë të hallakatur nëpër zgëqe dhe nuk kanë asnjë shpresë. Në kushtet e vuajtjes që u shkakton këtyre mjeranëve statusi i sigurimit pa spiun, kanë shpikur një status të ri, statusin e tyre, atë të spiunit pa sigurim. Pordhë të mëdha hedhin këta pisa masturbuesa që mbajnë veten dhe sho-shoqin për shkrimtarë gjenialë, poetë të përvuajtur, artistë të papërfillur; unë këtu e unë këtje, unë kështu e unë ashtu e unë gjithandej. Njihen kollaj këta muta. Se nuk thonë kurrë të hapen dosjet. Këtyre do tu vete me Dron do tu hedh nga një pordhë mbi kokë, se më tepër nuk ja vlen.
Për këto e të tjera mund t’i nisja Kryeministrit një mesazh me zarf që do t’ja dorzonte në dorë një dallandyshe e cila zarfin do ta mbante me sqep. Por meqënëse tanipërtani në modë nuk është dallandyshja por Droni, do ja nis si i gjati e ka qef, nga lart, nga qielli, me Dron. Jo se kryeministri do Dron, përkundrazi Dronin e urren, por sepse për mesazhet e mia Kryeministri ka padurim. Mesazhi do ketë pakashumë këtë përmbajtje; Mos i dëgjo ata që duan Dron dhe ulurasin që në Beograd të mos shkosh. Dëgjo ata që Dron nuk duan dhe në Beograd të lusin të shkosh. Në Beograd, pra, duhet të shkosh patjetër. Po ta thashë unë adhuruesi i Doktorit, mos pyet as Merkelin. Në Beograd, jo të flasësh ! Të buçasësh ! Sa malet të rrafshohen, sa deti të thahet, sa qielli të çahet, sa akullnajat të shkrihen. Për Kosovën, Mitrovicën, Preshevën, Ballkanin, Europën. Po nuk vajte dhe po nuk buçite, do të mallkoj. Mallkimi im zë. Pyet Henri Çilin po s’besove. Dhe diçka; Serbët kanë akademira dhe strategjira për mbrojtjen e besimit dhe Kombit. Grekët kanë prej qindra vitesh murgjër mbi shkëmbinj që meditojnë për Eladhën dhe Helenizmin. Për të njëjtin qëllim, të tjerët kanë universitete, projekte. Fillo mendo ta bëjmë edhe ne diçka të tillë. Mblidh nja 10 a 15 patriotë të rinj, jo të Dronit, nga ata të vërtetët që Shqipërinë e duan me gjithë shpirt. Vendosi diku në një vend të qetë, Voskopojë, Rubik, Pult, Prespë. Krijoju kushte të studjojnë e meditojnë e ta na bëjnë një stratëgji kombëtare afatgjatë, serioze, dinjitoze, të gjithëpranuar, pa Dron, flamur, pa emocione të kollajta, mburravecllëqe. Se lam nam me këta që duan Dron.
MAPO, 24 tetor 2014
Nga Jozefina TOPALLISot UEFA shperbleu Serbine duke i dhene ...
“Ne erdhëm të takojmë ish të përdjekurin politik dhe biznesm...
Festimet per 70-vjetorin e clirimit te vendit po kthehen ne ...
Kryeministri shqiptar shpenzon miliona dollarë për lobizëm p...
Deklaratë e deputetit Keltis Kruja mbi standartet e dyfishta...
Deputetë të Partisë Socialiste reagun sot pas akuzave të opo...
Kryeministri tha se ky vendim lidhet me politikën e brendshm...
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, gjatë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë në ...
Faktori shqiptar në rajon është një faktor paqeje, stabiliti...
Fox Business: Kryeministri shqiptar shtyu vizitën në kryeqyt...
Deputeti i PD Arben Ristani denoncon përfshirjen e deputetë...
Nga Sali BERISHAEdvin Kristaq Rama iu premtoi shqiptareve he...
Petraq Pojani, diplomat karriere, analizon acarimin e marrëd...
Ndërprerja e marrëdhënieve me Kuvendin është pasojë e asgjes...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka marrë vlerë...
Nëse provohet që kreu i SHISH ka shkelur ligjin, Presidenti ...
Nga Eduard ZaloshnjaNga një sondazh që zhvillova në kryeqyte...
Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për ndryshimet në Kodin Rru...
PS dhe LSI kanë zgjidhur mosmarrëveshjet me njëra-tjetrën sa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...