LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miliona lekë shpenzime në lojërat e fatit/ Petrit Fusha kapet mat nga drejtësia

27 Korrik 2022, 13:36, Vetingu CNA

Miliona lekë shpenzime në lojërat e fatit/ Petrit Fusha kapet mat

Prokuroria e Durrësit, ka konfirmuar se po heton ish-prokurorin Petrit Fusha.

Sipas një komunikate të shpërndarë për mediat, çështja penale është regjistruar në ngarkim të shtetasit Petrit Fusha, si person të cilit i atribuohet kjo vepër penale, dhe më pas, ky shtetas është marrë në cilësinë e të pandehurit duke e akuzuar për veprën penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a prg.2 të K.Penal.

Shtetasi Petrit Fusha, ka qenë me detyrën e prokurorit dhe në bazë të ligjit i është nënshtruar procesit të rivlerisimit.

Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, raporti me rezultatin përfundimtar të hetimit administrativ për ish-prokurorin Petrit Fusha, ku kërkohet të hetohet për faktet në kuadër të rivlerësimit kalimtar. Ky fakt ka shërbyer për regjistrimin e çështjes penale, në ngarkim të tij dhe më pas ka sjellë marrjen e tij me cilësinë e të pandehurit.

Nga hetimi i çështjes, rezulton së shtetasi Petrit Fusha, në deklaratat periodike vjetore dhe gjatë procesit të rivlerësimit, ka deklaruar rrethana të rreme në lidhje me pasuritë që ai disponon dhe që kishte në pronësi, për mënyrën e fitimit të pronësisë mbi këto objekte dhe sipërfaqe toke, si dhe ka kryer veprime fiktive në lidhje me dhënien me qira të disa objekteve në pronësi të tij, pasi ka rezultuar se qiramarrësit nuk kanë pasur aftësi financiare për të paguar të ardhurat nga qiraja si dhe shetasi Petrit Fusha nuk ka deklaruar shpenzime të kryera në lojërat e fatit gjatë viteve 2010 deri në 2016, shpenzime që kapin vlera të konsiderueshme financiare.

Lidhur me rastin në fjalë, prokuroria po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të çështjes penale.

Miliona lekë shpenzime në lojërat e fatit/ Petrit Fusha kapet mat

Ja çfarë deklaron nga viti 2010-2016

Viti 2010

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 084 004 lekë.

Të ardhura nga qira objektit bar-restorant, 60 000 euro.

Detyrime të papaguara në vlerën 160 000 euro për kredi bankare marrë për shtesë pishine më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.

Detyrime të papaguara në vlerën 5 113 571 lekë për kredi bankare marrë më 14.08.2006.

1) Detyrime të paguara në vlerën -41 774 euro për kredi bankare marrë për shtesë pishine më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të paguara në vlerën -887 188 lekë për kredi bankare marrë më 14.08.2006.

Viti 2011

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 300 955 lekë.

Të ardhura nga qira objektit bar-restorant, 60 000 euro.

Miliona lekë shpenzime në lojërat e fatit/ Petrit Fusha kapet mat

Detyrime të papaguara në vlerën 135 904 euro për kredi bankare për shtesë pishine marrë më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të papaguara në vlerën 4 840 067 lekë për kredi bankare marrë më 14.08.2006.
3) Gjendje e kursimeve, shtuar me 4 000 euro.

1) Detyrime të paguara në vlerën -36 113 euro për kredi bankare marrë për shtesë pishine më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të paguara në vlerën -766 242 lekë për kredi bankare marrë më 14.08.2006.
3) Detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për studimet e djalit.
4) Detyrime të paguara në vlerën -7 387 euro për nevoja familjare.

Viti 2012

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 126 863 lekë.

Të ardhura nga qira objektit bar-restorant, 54 000 euro, tatim në burim i paguar.

Detyrime të papaguara në vlerën 108 838 euro për kredi bankare marrë për shtesë pishine më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të papaguara në vlerën 4 494 361 lekë për kredi bankare dhe kartë krediti.
3) Gjendje e kursimeve, shtuar me 5 800 euro.
4) Hipotekuar shtëpia deklaruar në vitin 2007 me kontratë sipërmarrje më 22.03.2012, rivlerësuar nga ZQRPP 12 868 800 lekë.

1) Detyrime të paguara në vlerën -35 375 euro për kredi bankare marrë për shtesë pishine më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të paguara në vlerën -1 082 425 lekë për kredi bankare dhe kartë krediti.
3) Detyrime të paguara në vlerën -1 000 000 lekë për blerje shtëpie me kontratë sipërmarrjeje.

Viti 2013

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 601 511 lekë.

Të ardhura nga qira objektit bar-restorant, 54 000 euro, tatim në burim i paguar.

Të ardhura nga shitje tokë are me sip. 300 m2, 2 000 000 lekë.

Miliona lekë shpenzime në lojërat e fatit/ Petrit Fusha kapet mat

Detyrime të papaguara në vlerën 85 936 euro për kredi bankare marrë për shtesë pishine më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të papaguara në vlerën 4 162 633 lekë për kredi bankare dhe kartë krediti.
3) Gjendje llogari bankare e pagës, 482 lekë.
4) Gjendje kursime kesh, shtuar me 3 700 000 lekë.

Miliona lekë shpenzime në lojërat e fatit/ Petrit Fusha kapet mat

1) Detyrime të paguara në vlerën -33 160 euro për kredi bankare marrë për shtesë pishine më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të paguara në vlerën -1 370 465 lekë për kredi bankare dhe kartë krediti.

Viti 2014

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 948 898 lekë.

Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Prokurorisë, 40 500 lekë.

Të ardhura nga qira objektit bar-restorant, 54 000 euro, tatim në burim i paguar.

Miliona lekë shpenzime në lojërat e fatit/ Petrit Fusha kapet mat

1) Detyrime të papaguara në vlerën 60 952 euro për kredi bankare marrë për shtesë pishine më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të papaguara në vlerën 3 727 324 lekë për kredi bankare dhe kartë krediti.
3) Gjendje kursime kesh, shtuar me 10 000 euro.
4) Gjendje llogari bankare 66 euro.
5) Gjendje llogari bankare 603 euro.
6) Gjendje llogari bankare -6.59 euro.

Miliona lekë shpenzime në lojërat e fatit/ Petrit Fusha kapet mat

1) Detyrime të paguara në vlerën -28 874 euro për kredi bankare marrë për shtesë pishine më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të paguara në vlerën -689 657 lekë për kredi bankare dhe kartë krediti.

Viti 2015

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 895 110 lekë.

Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Prokurorisë, 40 500 lekë.

Të ardhura nga qira objektit bar-restorant, 54 000 euro, tatim në burim i paguar.

1) Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe shpërblime si Specialiste pranë AMK, Bashkia Tiranë, një muaj, 34 996 lekë.
2) Djali, të ardhura nga paga dhe shpërblime si Specialist pranë DPSHTRR, tre muaj, 127 500 lekë.

Shitur më 09.03.2015 arë me sip. 200 m2, 950 000 lekë.

Miliona lekë shpenzime në lojërat e fatit/ Petrit Fusha kapet mat

1) Detyrime të papaguara në vlerën 35 968 euro për kredi bankare marrë për shtesë pishine më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të papaguara në vlerën 3 257 041 lekë për kredi bankare dhe kartë krediti.
3) Gjendje kursime kesh, shtuar me 11 000 euro.
4) Gjendje llogari bankare 286 euro.
5) Gjendje llogari bankare 110 741 lekë.
6) Gjendje llogari bankare -6.59 euro.
7) Bashkëshortja gjendje llogari bankare 34 000 lekë.
8) Shkëmbyer sipas kontratës së datës 16.09.2015 ap. banimit deklaruar në vitin 2006 dhe rivlerësuar në vitin 2012 me një ap. tjetër, pjesë e regjimit martesor.
9) Blerë më 25.02.2015 vreshtë me sip. 800 m2 në Tiranë, me të ardhura nga paga, 400 000 lekë.
10) Blerë më 30.01.2015 arë me sip. 1390 m2 në Tiranë, me të ardhura nga paga, 600 000 lekë.
11) Dhuruar nga prindërit më 02.07.2015 arë me sip. 1750 m2 në Tiranë, 600 000 lekë.

Miliona lekë shpenzime në lojërat e fatit/ Petrit Fusha kapet mat

1) Detyrime të paguara në vlerën -27 359 euro për kredi bankare marrë për shtesë pishine më 25.09.2007 me principal 250 000 euro dhe interes 8%.
2) Detyrime të paguara në vlerën -677 925 lekë për kredi bankare dhe kartë krediti.

Deklarata e 2016-ës

Arë me sipërfaqe 10.000 m2, nr.pasurie 25/23, vol.7, fq.20, zk.1604, në emër të deklaruesit e përfituar nga trashëgimia e babait.

Dëshmia e Trashëgimisë nr.1959/937 datë 27.5.2016. Adresa: Farkë e Madhe, Tiranë E trashëguar 100% Ndërtesë me sipërfaqe 23.60 m2, nr.pasurie 143/12-ND, vol.11, fq.132, zk.1604, në emër të deklaruesit e përfituar nga trashëgimia e babait.

Dëshmia e Trashëgimisë nr. 1959/937 datë 27.5.2016. Adresa: Farkë e Madhe, Tiranë. E trashëguar 100% Truall me sipërfaqe 250 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, nr.pasurie 143/12/1, vol.1, fq.8 I, zk.1604, në emër të deklaruesit e përfituar nga trashëgimia e babait.

Dëshmia e Trashëgimisë nr. 1959/937 datë 27.5.2016. Adresa: Farkë e Madhe, Tiranë. E trashëguar 100%

Arë me sipërfaqe 4.384 m2, nr.pasurie 58/2/5, voll, fq.79, zk. I 604, në emër të deklaruesit e përfituar nga trashëgimnia e babait. Dëshmia e Trashëgimisë nr.1959/937 datë 27.5.2016. Adresa: Farkë e Madhe, Tiranë. E trashëguar 100%.

Shitur apartament banimi me sipërfaqe 115 m2, me kontratë shitjeje me kusht nr. 12856/8042 datë 3.11.2016, në shumën 10.000.000 lekë. Pasuria me nr.6/330+3-33, vol.38, fq.I67, zk.8260, Komuna e Parisit, Hyrja I, Apt.33.

Miliona lekë shpenzime në lojërat e fatit/ Petrit Fusha kapet mat

Likuiduar 3.000.000 lekë në datë 22.11.2016 në llogarinë në BKT dhe 7.000.000 lekë në dhjetor 2016 në llogarinë në Credins Bank. -10.000.000 lekë (dhjetë milionë) 100%.

Depozitë me afat 12-mujore pranë Credins Bank, në emër të deklaruesit me nr.11og.00000877023 në shumën 6.500.000 lekë, hapur në datë 27.12.2016. Burimi shitja e apartamentit me sip.115 m2, sipas kontratës nr.12856/8042 datë 3.11.2016. +6.500.000 lekë (gjashtë milionë e pesëqind mijë) 100%.

Miliona lekë shpenzime në lojërat e fatit/ Petrit Fusha kapet mat

Të ardhura nga qeradhënia e objektit Hotel 3 kate + 1 kat nëntokë, si edhe ambiente ndihmëse, në Mjull Bathore, në shumën 93.750 euro, për vitin 2016. Sipas kontratës së qirasë nr.915/477 datë 15.3.2016 noter Gj. Kongoli dhe kontratës qirasë nr.2155/1022 datë 10.6.2016.  

Të ardhura nga qiradhënia sipas kontratës së qerasë nr.340/98 datë 27.1.2016, noter A. Mediu, dhënë me qira taraca e hotelit me sip.30 m2, Albtelecom, vendosje tabele, përfituar 467.500 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga