SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Tre anëtarë të organeve të Vettingut, zyrtarisht janë vënë nën hetim nga SPAK-u, pasi janë gjetur me probleme, ndërsa ka kallëzime penale edhe për të tjerë anëtarë.
Ardian Hajdari, Etleda Çiftja, Luan Daci, janë të pandehurit e Vettingut në SPAK.
Prej 7 shkurtit 2022, Ardian Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga SPAK-u. Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që u procedua penalisht pas Luan Dacit, tashmë i shkarkuar.

Daci u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për falsifikimin e formularit të aplikimit që e zgjodhi atë anëtar të Kolegjit.

Ndërsa anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, përballet me dy akuza, me atë të falsifikimit të dokumenteve dhe deklarimit të rremë të pasurisë.

Në SPAK, më herët është kallëzuar për falsifikim dokumentesh edhe anëtarja e KPK-së, Alma Faskaj, nga ish-gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata.
Por, SPAK-u dhe gjykata e përjashtuan Alma Faskajn nga përgjegjësia penale, edhe pse veprimi dukej i ngjashëm me atë të Luan Dacit.
Komisionerët e Vettingut ndaj të cilëve ka kallëzime penale janë në duar të njerëzve që ata kanë rivlerësuar dhe kanë dhënë “ok”, që ata të mbeten në drejtësi.
Ky është një konflikt i hapur interesi, derisa ngrihen dyshime edhe për mënyrën se si një pjesë e subjekteve rivlerësuese e kanë kaluar Vettingun.
Nuk mund të hetohen dhe gjykohen komisionerët e Vettingut, nga prokurorë dhe gjyqtarë që dje i kanë “përkëdhelur”, duke i lënë në drejtësi.
Në korridoret e drejtësisë dhe nga denoncime të ndryshme flitet se janë paguar shuma të mëdha parash për të kaluar Vettingun.
Dhe tashmë “nderi” duhet kthyer, borxhi duhet larë.
Ata që dje i kaluan në Vetting, sot janë të pandehur që rrezikojnë të shpallen të pafajshëm.
Komisionerët e Vettingut, të paktën këta që janë zyrtarisht të pandehur apo “dëshmorët e Vettingut”, kanë falsifikuar dokumente, kanë deklaruar pasurinë në mënyrë të rreme, kanë fshehur burimet e të ardhurave dhe për këtë duhet të përgjigjen para ligjit.
Dhe për më tepër, vendimet e marra prej tyre janë të dyshimta. Janë me qindra vendime që ndoshta duhen rishikuar.
Ata ia kanë arritur që megjithëse kanë probleme me pastërtinë e figurës dhe me pasurinë, të jenë pjesë e komisioneve të Vettingut.
Sot, kur po dalin një pas një bëmat e tyre që mund të quhen kriminale, mund të thuhet se edhe Vettingu ka rënë dhe besueshmëria është në pikëpyetje.
Thënë më qartë, reforma në Drejtësi, e cila është një nga 5 kriteret që BE-ja dhe SHBA-ja vendosën si kushte për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ka marrë tatëpjetën./CNA.al
Anëtarja e KPK-së, Etleda Çiftja, është hetuar nga SPAK-u ...
Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Ç...
Ilir Meta, sot largohet nga Presidenca, pas mbarimit të ma...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra...
Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, është arrestuar për ...
Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, po hetohet nga Vetti...
Prokurori i Vlorës, Alfred Sali, ka dalë sot para Komision...
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheley, në konferencën p...
Procesi i Vettingut ka shënuar vitin e pestë. Ende ka ...
Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit...
Gjyqtarja e Apelit, Elbana Lluri, është shkarkuar sot ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkaur nga de...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të enjten...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyr...
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Astrit Halilaj, prokurori i Lezhës, do të përballet ne...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...