Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...

Etien Kapo, prokurori pranë Gjykatës së Apelit në Durrës, është një nga kandidatët për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Kapo e ka kaluar Vettingun në muajin maj të këtij viti, ndonëse ndaj tij ka pasur masë disiplinore.
Për trupën e KPK-së, të përbërë nga Genta Tafaj Bunga, Valbona Sanxhkatari dhe Luan Hamiti masa disiplinore e dhënë ndaj tij, nuk përbën problem.
Madje as denoncimet në adresë të prokurorit Kapo, nuk kanë qenë problem për KPK-në, pasi sipas tyre ai ka pasur të drejtë në të gjitha rastet.
Në vendimin numër 531 që mban datën 13.5.2022, KPK pohon ekzistencën e masës disiplinore ndaj prokurorit Etien Kapo.
“Ka rezultuar se nga Informacioni i Drejtorisë së Personelit dhe Inspektimit në kontrollet e ushtruara në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjatë ushtrimi të detyrës, subjekti ka kryer shkelje ligjore në hetimin dhe gjykimin e disa procedimeve penale të vitit 2001.
Masa disiplinore është dhënë në bazë të germës “a”, të pikës 1, të nenit 33, të ligjit nr. 8737, datë 12.2.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Në pikën 4, të nenit 33, të këtij ligji, janë parashikuar edhe afatet kohore të vlefshmërisë së masave disiplinore, ku për masën “vërejtje” është parashikuar fshirja nga dosja personale, tre muaj nga data e dhënies së saj”, thuhet në vendimin e KPK-së.

Emri i prokurorit Kapo është lakuar edhe nga SPAK-u, por jo si person nën hetim, por gjatë hetimit të një çështjeje.
Siç i konfirmon SPAK-u, KPK-së, emri i prokurorit rezulton të jetë përmendur gjatë kryerjes së hetimeve të procedimit penal, i cili nuk ka emër të regjistruar në regjistrin e veprave penale.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën e datës 30.12.2020, ka konfirmuar se në emër të prokurorit Etien Kapo nuk ka procedim penal të regjistruar. Emri i prokurorit rezulton të jetë përmendur gjatë kryerjes së hetimeve të procedimit penal, i cili nuk ka emër të regjistruar në regjistrin e veprave penale. Pas kryerjes së hetimeve është vendosur pushimi i procedimit penal”, thuhet në vendimin e KPK-së.


Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me shkresën e datës 28.7.2020, ka konfirmuar se ka regjistruar kallëzimin penal mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I. S.. I dëmtuari I. S. ka pretenduar që hetimet ishin jo të plota dhe jo të orientuara drejt nga prokurori Etien Kapo, duke kërkuar fillimin e ndjekjes penale ndaj tij, për kryerje të veprës penale “shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga verifikimi i kryer nga Komisioni ka rezultuar se shtetasit I. S. dhe U. P. janë përfshirë në konflikt fizik me pasojë dëmtime të shtetasit I. S..
Në lidhje me konfliktin është regjistruar kallëzimi penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me hetimet e të cilit është ngarkuar prokurori Etien Kapo.
Bazuar në aktekspertimin mjeko-ligjor të datës 21.2.2018, është konstatuar se nuk ka dëmtime të jashtme trupore në trupin e shtetasit I. S.
Subjekti ka arsyetuar se fakti i ndodhur përmban elementet e veprës penale “dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90/131 i Kodit Penal dhe ka vendosur mosfillimin e procedimit penal sipas nenit 290/1/e duke e orientuar të dëmtuarin që në bazë të nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale t’i drejtohej gjykatës me padi si i dëmtuar akuzues.
Ky vendim i është njoftuar palës më 13.3.2018 dhe kallëzuesit i është dhënë e drejta që ta ankimojë në gjykatë.
Kundër vendimit për mosfillim procedimi datë 7.3.2018 shtetasi I. S. ka bërë kallëzim penal ndaj prokurorit, subjekt rivlerësimi, për veprën penale “shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke pretenduar se nuk ka kryer hetime për zbardhjen e çështjes.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka konkluduar që vendimmarrja e prokurorit Etien Kapo ka qenë në përputhje me kërkesat e ligjit dhe provat e administruara dhe me vendimin 32 datë 25.4.2018, “Për mosfillim procedimi penal” ka vendosur të mosfillojë procedimin penal për materialin kallëzues të shtetasit I. S.

Pra, prokurori Kapo ka shpëtuar edhe këtë radhë.
Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit kanë shkuar gjashtë denoncime për prokurorin Etien Kapo.
Komisioni ka hetuar denoncimet duke vlerësuar edhe aktet përkatëse të përgatitura nga prokurori, si dhe në raport me shpjegimet dhe provat e paraqitura prej tij, për të cilat pas vlerësimit nuk u gjetën të dhëna, të cilat mund të merren në konsideratë në vlerësimin e aftësive të tij profesionale.
Nga verifikimi i të dhënave nga fakte të njohura botërisht (konkretisht, në emisione investigative, informacion i njëjtë edhe me denoncimin e datës 27.10.2020, të shtetasit A. A. T., paraqitur në Komision, janë verifikuar informacionet në përputhje me nenin 53 të ligjit, nga ku rezultoi se: a) Materialet procedurale janë regjistruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë më 21.6.2019, ku nga shorti rezulton se dosja i kaloi për shqyrtim prokurorit, subjekt rivlerësimi.
b) Me vendimin e datës 5.7.2019, prokurori i çështjes ka vendosur të mos fillojë 34 hetimet për procedimin penal lidhur me kallëzimin penal nr. ***, viti 2019, të shtetasit A. A. A., pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.
Mosfillimi i procedimit penal është vendosur brenda afateve ligjore.

c) Kundër vendimit të prokurorit për mosfillimin e procedimit penal është ushtruar ankim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila me vendimin e datës 18.11.2019, ka vendosur të pranojë kërkesën e kërkuesit dhe të shfuqizojë vendimin e organit të prokurorisë datë 5.7.20019, “Për mosfillimin e procedimit penal” lidhur me kallëzimin penal të datë 21.6.2019.
ç) Nga verifikimi në faqen zyrtare të Gjykatës së Apelit Tiranë rezulton se çështja është ankimuar pranë kësaj gjykate me datë regjistrimi 23.12.2019 dhe nga verifikimi rezulton se statusi i çështjes është në përpunim.
Komisioni ka kërkuar shpjegime nga subjekti i rivlerësimit, i cili shprehet se çështja është ende në shqyrtim gjyqësor, por sikundër rezulton nga aktet procedurale dhe nga jurisprudenca është aktekspertimi mjeko-ligjor, që përcakton pasojën për ato vepra penale që lidhen me nenin 290 të Kodit Penal.
Që të konfigurohet vepra penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal, kërkohet pasojë.
Trupi gjykues vlerëson se në zbatim të dispozitave të nenit E të Aneksit të Kushtetutës, pika 2, vlerësimi i aftësive profesionale nuk shtrihet ndaj çështjeve që janë në shqyrtim.
Në këto rrethana prokurori Etion Kapo është konfirmuar në detyrë dhe për më tepër nuk ka pasur ankimim nga Komisioneri Publik./CNA.al
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për zgjedhje...
Muhamet Rrumbullaku ka zëvendësuar Gledis Nanon në krye të...
1 shtatori ka shënuar rinisjen e Vettingut. Në shkallë të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e gjeti të drejtë vendimin e ...
Vettingu pritet të rinisë në shtator. Me 4 shtator do të m...
Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët pritet të rinisë në ...
Sulmi kibernetik që ndodhi në muajin korrik ka prekur edhe...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
KPA ka marrë vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiran...
Prokuroria e Durrësit, ka konfirmuar se po heton ish-proku...
Ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës dhe ish-prokuror i Proku...
I shpëtoi Vettingut me dorëheqje, por jo hetimeve nga prok...
Pas Luan Dacit dhe Ardjan Hajdarit, një nga kimisioneret e...
Tre anëtarë të organeve të Vettingut, zyrtarisht janë ...
Anëtarja e KPK-së, Etleda Çiftja, është hetuar nga SPAK-u ...
Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Ç...
Ilir Meta, sot largohet nga Presidenca, pas mbarimit të ma...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...