web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Statistikat mbresëlënëse të sulmuesit shqiptar në Kroaci, ka shënuar më shumë se kushdo tjetër

15 Nëntor 2022, 13:13, Sport CNA

Statistikat mbresëlënëse të sulmuesit shqiptar në

Slaven Belupo është duke kaluar një sezon të mirë në Kroaci. Pas 17 ndeshjesh ata gjenden në pozitën e katërt me 26 pikë të grumbulluara.

I gjithë ky sukses është padyshim meritë e futbollistit më të mirë që kanë në skuadër, yllit kosovar, Arbër Hoxha. Sulmuesi ka qenë ‘lokomotiva’ e skuadrës në këtë sezon duke u shndërruar në idhullin e tifozëve kroat.

Nga 16 gola sa ka shënuar Slaven Belupo në kampionat, 6 prej tyre i ka realizuar Hoxha, shumica vendimtar që ia kanë sjellë fitoren.

Përmes një postimi në "FB", vetë skuadra e ka lavdëruar Arbërin për paraqitjet e tij të mira. Arbër Hoxha më parë ka qenë pjesë e skuadrave të Superligës si Ballkani e Prishtina para se të transferohej në Kroaci. 





Lajmet e fundit nga