Jasir Asani drejt largimit nga Europa, zbulohet ku e kërkojnë
Jasir Asani mund të largohet nga kampionati hungarez. Ish-...
Luka Modric ka lindur më 9 shtator 1985 në Zadar të Kroacisë. Lojtari i Realit të Madridit konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në histori dhe këtë e konfirmon edhe "Topi i Artë" i fituar prej tij në vitin 2018. Por para se të bëhej legjendë, Luka kishte një fëmijëri shumë të vështirë. Është rritur gjatë luftës dhe është refuzuar nga klubi i zemrës për shkak të fizikut të tij të brishtë…
Para se të shpërthente lufta e përgjakshme e Ballkanit, familjes së Modriçit iu desh të udhëtonte 60 kilometra në mënyrë që të lindte djali i tyre. I larguar nga zona rurale midis Kroacisë dhe Serbisë, Luka i vogël jetonte si refugjat në hotele të ndryshme në zonën e Zadarit. Atje filloi të luante futboll, në parkingjet e hotelit.

Mes tingujve të bombave dhe sirenave, Modric ishte dëshmitar i një ngjarjeje tragjike që do t’i ndryshonte jetën. “Luka e ka parë me sytë e tij se si i kanë vrarë gjyshin. Për të mos u masakruar, nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të iknin në Zadar nëpër pyje dhe male”, do të deklaronte Josip Bajlo, drejtori sportiv i klubit të parë të lojtarit, NK Zadar.
Pronari i Hotel Kolovare (ku jetonte Modric) ishte gjithashtu menaxher i NK Zadar, klub ku kroati filloi të luante që i vogël. Aty u stërvit për shumë vite mes zhurmës së luftës. Në zonë binin rreth 500 granata në ditë. Në fakt, në Zadar jetuan deri dy vjet pa rrymë ekektrike dhe ujë, ishte shumë e vështirë të besoje në përmbushjen e ëndrrave në një situatë të tillë. Por Modric nuk e humbi kurrë buzëqeshjen.

Kur ishte 8 vjeç, ai u refuzua nga klubi i tij i ëndrrave (Hajduk) se ishte shumë i dobët dhe shumë i shkurtër. Ata mendonin se ai nuk kishte talent. Pikërisht atëherë lojtari aktual i Realit të Madridit filloi të stërvitej edhe më fort. Në moshën 16-vjeçare nënshkroi për Dinamon Zagreb, klubi më i madh në Kroaci.
Ai përfundoi në Zrijinski, në Bosnjë. Atje përfundon një sezon të vështirë. Një vit më pas, ai shkoi në huazim tek Inter Zapresic, në Kroaci. Në këtë ekip e nisi si titullar dhe u thirr me Kroacinë U-21 në moshën 18-vjeçare. Klubi i tij u kurorëzua kampion dimri, me gjashtë pikë më shumë se skuadra që kishte kartonin tij (Dinamo).

Gjatë qëndrimit te Dinamo ai luajti 73 ndeshje, në të cilat shënoi 22 gola dhe dha 21 asistime. Askush nuk foli më për fizikun e tij, cilësia që shfaqte ishte e jashtëzakonshme. “Mund të them se nuk kam dyshuar kurrë në veten time. Gjithmonë kam besuar se mund të arrija këtu. Faleminderit Zotit, tani është realitet. Nuk ishte pengesë, por një motiv shtesë për mua. Nuk duhet të jesh i fortë për të luajtur futboll”, do të rrëfente kroati, i cili fitoi 3 tituj në vendlindje e tij.
Në vitin 2008, Tottenhami pagoi 20 milionë euro për Modricit, që bëri hapin përfundimtar në elitë. Në klubin anglez ai luan gjithsej 160 ndeshje në të cilat shënon 17 gola dhe dha 26 asistime. Nuk ishte shenjtëruar ende si një nga mesfushorët më të mirë në botë, por Reali i Madridit vuri baste për të. Modric nënshkroi për klubin “merengues” në vitin 2012 për një total prej 30 milionë eurosh.
Në sezonet e para me madrilenët kroati merr kritika për koston e lartë të transferimit të tij. Por me kalimin e viteve ai përmirësohej dhe po shquhej gjithnjë e më shumë në mbarë botën. Deri më sot, ai konsiderohet si një nga legjendat më të mëdha të Realit të Madridit. Në total ka luajtur 450 ndeshje, në të cilat ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 74 asistime. Prekjet e tij nga jashtë, vizioni i tij për lojën, përulësia e tij, shpirti i tij si kapiten… Reali i Madridit ka vite që është dashuruar me kroatin. Ai ka fituar 5 Champions, 3 Liga, 4 Superkupa Spanjolle, 4 Superkupa Europiane, 1 Copa del Rey.
Por arritja më e madhe e tij do të vinte në vitin 2018. Modrici drejtoi Kombëtaren e Kroacisë deri në finalen e Kupës së Botës, duke luajtur futboll të madh, edhe pse nuk kishte kaq shumë “yje”.

Pavarësisht disfatës në finale, i gjithë vendi doli në shesh për të festuar nënkampionët, ishte një moment bashkimi. Ky moment historik me Kroacinë dhe sezoni i shkëlqyer kolektiv te Reali i Madridit bënë që Modric të fitonte Topin e Artë në 2018.
Ai, Luka i vogël, që luajti në parkingun e një hoteli në mes të një lufte, që pa gjyshin e tij të vdiste, i cili u refuzua për fizikun e tij, do të njihej si lojtari më i mirë në botë. Kurrë nuk e humbi buzëqeshjen apo entuziazmin e tij dhe bota e futbollit do ta kujtojë gjithmonë emrin dhe historinë e tij të bukur.
Jasir Asani mund të largohet nga kampionati hungarez. Ish-...
Rik Karsdorp duket se nuk do të jetë më një futbollist i Rom...
Kristiano Ronaldo pak ditë më parë dha një intervistë për “T...
Kombëtarja shqiptare do të masë forcat me Italinë në një n...
Shkëlqim Muça, ashtu si çdo javë në studion e emisionit “R...
Edy Reja ka dhënë një intervistë të gjatë për “Tuttomercat...
Botërori I Katarit është vetëm pak ditë larg dhe presidenti ...
Ditën e djeshme janë luajtur edhe ndeshjet e fundit përpar...
Mbi 15 mijë tifozë ishin mbledhur këtë të hënë në stadiumi...
Kristiano Ronaldo u përball me Bruno Fernandes për herë të...
“Bomba” që lëshoi Kristiano Ronaldo mbrëmjen e së dielës do ...
Dëmtime dhe ndryshime në listën e Kombëtares në prag t...
Partizani ia doli që të kënaqte tifozët me një fitore në ...
Brahim Diaz vazhdon të jetë një emër që Luis Enrike nu...
Arbnor Muçolli është një nga emrat i cili po gjen hapësirë...
Karim Benzema përjetoi një 2022 pozitiv. Futbollisti francez...
Treshja kosovare e gjyqtarëve do ta drejtojnë miqësoren që...
Lauren Ismailaj, ultrasi i Partizanit që u bë hero në “Loni ...
Piers Morgan e lidhi intervistën me Cristiano Ronaldon me fj...
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet në fushë në ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...