web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani godet në merkato, arrihet marrëveshja me sulmuesin që shkëlqeu në Superiore

30 Qershor 2024, 19:24, Sport CNA

Partizani godet në merkato, arrihet marrëveshja me sulmuesin që

Agim Zeka, mund të quhet lojtari më i ri i Partizanit. Mësohet se palët kanë arritur marrëveshjen dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Një sulmues i djathtë për trajnerin Shehi, për të shtuar alternativat në repartin e avancuar.

Zeka ishte lojtar i Erzenit prej 1 viti, ndërsa konsiderohet nga nesër lojtar i lirë. Gjatë edicionit të fundit shënoi 5 gola dhe asistoi 4 të tjera në Superiore.

25-vjeçari ka kaluar në grupmoshat e Kombëtares. Po ashtu mbahet mend për transferimin nga Skënderbeu te Lille në vitin 2016 për shifrën e 300 mijë eurove.





Lajmet e fundit nga