web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Oferta tunduese për sulmuesin, Mirlind Daku përgatit hapin e madh në karrierë

30 Qershor 2024, 17:10, Sport CNA

Oferta tunduese për sulmuesin, Mirlind Daku përgatit hapin e madh

Mirlind Daku, mund të transferohet te Galatasaray në Turqi në këtë merkato vere. Emri i sulmuesit shqiptar, përflitet te kampionët e Turqisë, që kanë gati ofertën.

Transferimin e Dakut te Galatasaray e pengon Mauro Icardi, i cili luan në të njëjtin rol me shqiptarin. Por, gjithçka mund të ndryshojë dhe kjo falë një klubi arab, që i ka dërguar Icardit një ofertë zyrtare të parezistueshme.

Al Qadsiah të cilët pak ditë më parë zyrtarizuan ish-mbrojtësin e Real Madrid, Nacho Fernandez, tashmë janë vënë pas Icardit. Një ofertë stratosferike me pagë rreth 25 milionë euro në sezon pritet që të tundojë argjentinasin për t’u larguar nga Europa.

Kjo do i hapte rrugën Dakut për të kaluar te Galatasaray dhe të largohet nga Rusia, aty ku është në telashe, për shkak të thirrjeve kundër Serbisë në Europian.





Lajmet e fundit nga