Raportet me Silvinjon dhe Rejën, Armando Broja: Më bënte me nerva...
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, për herë të parë, fo...

Sporti i peshëngritjes konsiderohet si më popullori nga disiplinat e tjera, si një sport që të argëton dhe të zhvillon aftësitë fizike dhe psikologjike të sportistëve. Ky sport është një nga sportet e para që është futur në Lojërat Olimpike Moderne në vitin 1896.
Korça njihet si qytet ku është zhvilluar shumë edhe ana sportive, që tek futbolli, volejbolli, duke vazhduar me tenisin dhe sportin e hedhjes së gjyles, por vëmendje të veçantë e kërkon sporti i peshëngritjes.
Në Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla" në qytet, është ndërtuar një palestër ku disa të rinj stërviten në peshëngritje nga trajneri Olsi Xurre. Cna ka qëndruar për një seancë stërvitore pranë sportistëve të vegjël, të cilët kanë treguar shumë vullnet e pasion në këtë sport, ndonëse kushtet në të cilat stërviten nuk janë të mjaftueshme.
E nisëm bisedën me trajnerin Xurre, i cili fillimisht na ka treguar se si ka lindur pasioni për peshëngritjen. Ndonëse kohët sipas trajnerit kanë ndryshuar, ai përpiqet ta vazhdojë këtë traditë në qytetin e tij.
"Karrierën time si sportist e kam filluar që në vitin 1992, fatkeqësisht e vazhdova deri në 1998 pasi e lashë sportin pas disa problemeve. Si trajner kam filluar në vitin 2017 me klubin e Skënderbeut. Sporti i peshëngritjes për mua është një pasion, vazhdoj akoma me këtë pasion të stërvis sportistë. Pavarësisht se kohët kanë ndryshuar dhe jemi pak në vështirësi, përpiqemi të vazhdojmë traditën në qytetin tonë.
Trendi i sportistëve që zgjedhin peshëngritjen duket se çdo vit e më shumë është në ulje. Thuajse gjysma e sportistëve janë larguar për një periudhë kohore të një viti, ndërsa për trajnerin, ndikojnë shumë edhe kushtet në të cilat ata stërviten.
"Fatkeqësisht, pothuajse fare këtu në Korçë, pavarësisht disa promovimeve të vogla që kemi bërë, është shumë vështirë për të thithur sportistë të rinj. Momentalisht kam vetëm 4 sportistë, vitin e shkuar kisha 8, njëri shkoi në Tiranë student, dy e lanë dhe njëri u tërhoq për arsye motivimi. Palestër patjetër sepse kjo nuk mund të quhet palestër. Këtë e ka në dorë bashkia, ja kemi kërkuar disa herë por deri tani s'është bërë asgjë. Me këto kushte në këtë palestër mund të stërviten deri në 6 persona njëkohësisht. Nëse bëhen më shumë është ngarkesë dhe nuk mund të realizohet stërvitja."
Peshëngritja është një sport që kërkon teknikë në realizimin e ngritjes së shtangës, e kjo teknikë është më e lehtë për t'u kapur në moshë të vogël.
Arselijo Muça është sportisti 13 vjeçar, i cili në tre vite të impenjimit të tij në këtë sport, ka arritur të fitojë 3 medalje. Ai thotë se peshëngritja është sport mjaft interesant për të, ndërsa kërkon të dalë edhe kampion në të ardhmen.

"Kam tre vjet që merrem me këtë sport. Mua mu duk sport interesant dhe e vazhdova. Për shkak se kam qenë më i vogël, edhe teknikën e kam kapur shumë shpejt. Është pak e vështirë por me teknikën që kam, jam mirë. Kam marrë pjesë në kampionatet U15, kam marrë 3 medalje deri tani, 2 në vend të parë dhe 1 në vend të dytë."
Për 14 vjeçarin Rigers Tanasica, pasioni për peshëngritjen nisi kur shihte videot e kushëririt të tij si sportist. Prej 3 vitesh ai stërvitet, duke arritur rezultate të mira, ndërsa synon si çdo sportist të arrijë majat. Ndër të tjera, Rigersi u bën thirrje të rinjve të aktivizohen me këtë sport.

"Kam patur një kushëri këtu dhe kur shikoja atë me videot që më tregonte, shkova pas tij dhe mendova ta provoj si sport. Kam hyrë që prej vitit 2021 dhe nuk e kam lënë. Shumë të bukura kanë qenë këto 3 vjet, me rezultate jo shumë të larta por të mira. Për mendimin tim, tani i kam mësuar teknikat dhe nuk është shumë e vështirë, bëj 2 orë stërvitje në ditë. Dua ta vazhdoj si sport, dua të bëhem një kampion i Shqipërisë. Të rinjtë duhet ta ndjekin sepse është një sport i bukur dhe na ndihmon për shëndetin."
Sabian Demçe është prej 1 viti pjesë e sportit të peshëngritjes, sport që e nisi në moshën 14 vjeçare dhe vazhdon të jetojë me të. Përqëndrimi është ajo që kërkon peshëngritja, duke kaluar kështu edhe vështirësinë.

"Kam që në vitin 2023, 1 vit që jam në peshëngritje. Kisha shokun, e shikoja që ishte një sport i bukur. Nuk është shumë i vështirë si sport, vetëm se do përqëndrim. Në Durrës kam dalë në vend të dytë në aktivitetin e organizuar. Kushtet s'janë shumë të mjaftueshme këtu sepse palestra s'është shumë e mirë, duhet palestër e re."
Sportistët e vegjël shprehen mjaft të kënaqur për këtë sport, edhe kur i pyesim për vështirësinë, ata e bëjnë më të lehtë akoma teknikën. Edhe trajneri Olsi Xurre tregon se peshëngritja duket si sport i rëndë por në fakt nuk është i tillë. Nëse kap teknikën e duhur, mund tja dalësh shumë mirë thotë Olsi, ndërsa tregon se në garë nuk ka kontakte fizike me kundërshtarin si në sportet e tjera, por je aty për të treguar veten.
"Ky sport nuk është fare i vështirë, ideja është krijuar se peshëngritja është një sport i rëndë. Madje edhe fëmijët që kanë qejf nuk i lenë prinderit, ose kur marrin vesh që kanë filluar stërvitje peshëngritje i ndalojnë të vijnë. Teknika është pak e vështirë megjithatë në moshë të vogël arrihet të kapet mirë dhe ecet shumë mirë. Për shëndetin është sport shumë i mirë, edhe në aspektin e kundërshtarëve është një sport që nuk ngatërrohesh fare me ta, si sportet e tjera që ka kontakte fizike. Në sportin tonë kundërshtarët janë gjithmonë të respektuar. Dihet që fiton më i miri, nuk ka hile në këtë sport."
Promovimi dhe mbështetja ndaj sportistëve të rinj, e më konkretisht ndaj atyre që stërviten në peshëngritje duhet të jetë më e madhe. Peshëngritja është me të vërtetë një sport me adrenalinë, sa i vështirë aq edhe i bukur, por kërkon më tepër promovim në mënyrë që të thithë të rinj drejt këtij sporti./ CNA
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, për herë të parë, fo...
Shqipëria U-20 zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e dytë n...
Tirana pësoi humbjen e dytë në tre miqësoret e zhvilluara ...
Nuk kanë fund telashet për Mirlind Dakun. Sulmuesi i Shqip...
Armando Broja, mund të vazhdojë karrierën te skuadra e Lei...
Mesfushori i Shqipërisë, Keidi Bare, e ka mbyllur me Espan...
Rafael Leao do të qëndrojë te Milani, të paktën edhe për n...
"Euro 2024" mbylli fazën e grupeve dhe tani vjen momenti m...
Thomas Strakosha ishte një nga lojtarët më të spikatur në ...
Skuadra ka marrë pushimet pas përfundimit të sezonit, por ...
Uruguai bëri detyrën në ndeshjen e Grupit C, duke mposhtur...
E ardhmja e trajnerit Silvinjo në stolin e Shqipërisë ësht...
Nazmi Gripshi u largua nga Ballkani pak ditë më parë dhe d...
Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, ësht...
Etrit Berisha pritet të ndyshojë skuadër dhe nga sezoni i ...
Partizani prej ditësh ka nisur përgatitjet në Pogradec, at...
Serbia ishte një nga zhgënjimet e Europianit të verës, tek...
Superiorja humb një nga lojtarët më të spikatur të dy sezo...
Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA vendosi të gjobi...
Ndeshjet e fundit të grupeve përcaktuan edhe çiftet për fa...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...