Gjermania, në provën e "zjarrit". Sfidon Danimarkën për çerekfinalen
Gjermania, një nga pretendentët për të fituar Europianin, ...

Italia dhe Zvicra përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Europian.
Dy kombëtaret duan me çdo kusht kalimin në çerekfinale, ndërsa luhet vetëm për fitore. Do të jetë një ndeshje e luftuar, ashtu siç kanë qenë edhe në të kaluarën përballjet mes dy ekipeve.
Për Italinë, do të jetë një përballje e veçantë, pasi luhet në Berlin, aty ku në vitin 2006, fituan Botërorin.
Këtë moment e kujtoi edhe trajneri i axurëve, Luciano Spalletti, në konferencë për shtyp, duke thënë se ia ka kujtuar edhe lojtarëve.
“Të gjithë e mbajnë mend kur ne fituam Botërorin në Berlin në vitin 2006. Në stafin teknik ne kemi një legjendë si Bufon, që ua ka kujtuar të gjithëve atë moment. Ne e kemi përjetuar edhe njëherë gjithë emocionin që e kishim duke e parë edhe njëherë ndeshjen. Bastoni është në rregull. Ai u stërvit me ekipin dhe na lehtësoi pak situatën. Dimarko nuk është i gatshëm dhe nuk do të luajë. Ne duhet të bëjmë më shumë se çka kemi bërë deri tani, që të mund t’i bëjmë italianët krenarë. Shorti na vuri në një grup të vështirë dhe lojtarët nuk u përshtatën. Tani pres t’i shoh lojtarët më të relaksuar sepse është një ndeshje me eliminim direkt. Nuk ka justifikime, koha për të bërë diçka, është tani. Ne vetëm do të shkojmë në raundin tjetër nëse e fitojmë sfidën.”, tha Spalletti.
Në krahun tjetër, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, pranoi vështirësitë që ka ndeshja, ndërsa theksoi se ekipi i tij është përgatitur edhe për penalltitë.
“Ne kemi pasur kohë që të praktikojmë edhe penalltitë. Të gjithë lojtarët patën mundësinë të gjuajnë nga një në stërvitje dhe ne mbajtëm disa shënime. Por, sigurisht, nuk është e njëjta gjë kur je nën presion dhe në një situatë stresuese. Ne kemi eksperiencën nga kompeticioni i kaluar, por shpresoj që loja të na shohë ne triumfues. Kemi luftuar shumë që të shkojmë deri këtu, dhe janë ndeshje shumë speciale. Në çdo vit, kombëtarja zviceriane ka zhvilluar lojëra interesante. Jemi shumë të lumtur që do të luajmë kundër Italisë, do të jetë një lojë shumë e hapur. Nuk dua të them se kush është favoriti. Ne i dimë kualitetet e tyre, taktikat e tyre dhe temperamentin, pra do jetë diçka speciale dhe ne shpresojmë që do të jetë një ndeshje e njëjtë me ato që kemi zhvilluar me ta më përpara. Italia është shtëpia e futbollit taktik, dhe mua më pëlqen shumë se si ata i bëjnë gjërat. Ata mbrojnë si një skuadër dhe si një shpirt i vetëm. Ne jemi përgatitur për gjithçka, por në fund duhet të fokusohemi te sistemi im, që duhet t’i kontrollojmë kundërshtarët dhe t’i surprizojmë ata.”, u shpreh Yakin.
Ndeshja mes Italisë dhe Zvicrës, është planifikuar të luhet këtë të shtunë, duke nisur nga ora 18:00.
Gjermania, një nga pretendentët për të fituar Europianin, ...
Raundi i dytë në ndeshjet e grupeve të Kupës së Amerikës, ...
Skuadrat shqiptare, vazhdojnë me përgatitjet, para ndeshje...
Sporti i peshëngritjes konsiderohet si më popullori ng...
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, për herë të parë, fo...
Shqipëria U-20 zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e dytë n...
Tirana pësoi humbjen e dytë në tre miqësoret e zhvilluara ...
Nuk kanë fund telashet për Mirlind Dakun. Sulmuesi i Shqip...
Armando Broja, mund të vazhdojë karrierën te skuadra e Lei...
Mesfushori i Shqipërisë, Keidi Bare, e ka mbyllur me Espan...
Rafael Leao do të qëndrojë te Milani, të paktën edhe për n...
"Euro 2024" mbylli fazën e grupeve dhe tani vjen momenti m...
Thomas Strakosha ishte një nga lojtarët më të spikatur në ...
Skuadra ka marrë pushimet pas përfundimit të sezonit, por ...
Uruguai bëri detyrën në ndeshjen e Grupit C, duke mposhtur...
E ardhmja e trajnerit Silvinjo në stolin e Shqipërisë ësht...
Nazmi Gripshi u largua nga Ballkani pak ditë më parë dhe d...
Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, ësht...
Etrit Berisha pritet të ndyshojë skuadër dhe nga sezoni i ...
Partizani prej ditësh ka nisur përgatitjet në Pogradec, at...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Administrata Tatimore po vijon pagesat për kompensimin e t...
Paga mesatare mujore bruto në vend ishte 84 mijë lekë në v...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...