ZYRTARE/ Eliminimi nga Europiani, Italia merr vendimin për trajnerin Spalletti
Luciano Spalletti do të vazhdojë në drejtimin e Italisë ed...

Qyteti i Pogradecit është zgjedhur nga ekipi kombëtar U-20 në basketboll për femra për të bërë fazën përgatitore. Prej ditës së hënë, vajzat e përzgjedhura në këtë ekip po përgatiten për ndeshjet finale të kampionatit Evropian që do të zhvillohet në Sofje të Bullgarisë. Klarent Dedaj, trajneri i ekipit tonë kombëtar U-20 ka treguar se të gjitha lojtaret vijnë nga ekipet e superligës dhe janë me cilësi mjaft të larta në lojë. Dedaj pranon se këto finale janë mjaft të vështira, sidomos kundër ekipeve që do të ndeshen në këtë kampionat, ndërsa është besimplotë se do të japin maksimumin për të përfaqësuar Shqipërinë sa më denjësisht.
"U-20 është grumbulluar në datën 24 qershor, për Europianin e moshës 20 vjeç në Sofje, Divizioni B. Ne e kemi Grupin C, me Greqinë, Belgjikën dhe Kroacinë. Ideja jonë është të japim më të mirën në basketbollin shqiptar, për nivelin që jemi deri tani. Do provojmë të luajmë në mënyrë dinjitoze dhe pse jo, të marrim maksimumin e vajzave. Vajzat janë të gjitha pjesëtare të ekipeve të rritura në kampionatin shqiptar dhe ekipeve të para të superligës së femrave. Atje luhet me renditje nga vendi i parë tek i 15-ti, ne do tentojmë të marrim maksimumin pa dhënë deklarata nëse do fitojmë apo jo. Kampionati nis në datën 6, ne do jemi në Sofje në 4 korrik, këto janë përgatitjet e fundit. Java që vjen janë 3 ditët e fundit."
Klarent Dedaj, Trajner i Kombëtares, U-20
Trajneri tregon edhe arsyen se pse zgjodhën që këtë fazë përgatitore ta zhvillonin në qytetin liqenor, duke shfrytëzuar rastin për të falënderuar edhe kryebashkiakun Xhakolli për mundësinë që i krijoi ekipit për t’u stërvitur në pallatin e sportit, tashmë të rinovuar dhe me kushte moderne.
"Ishte iniciativë e kryetarit të bashkisë, Ilir Xhakolli, që meqenëse ky pallat sporti u rinovua tashmë, pse mos ta zgjidhnim Pogradecin në një kohë vape. Këtu janë kushtet maksimalisht të mira për t'u stërvitur normalisht. E falënderoj publikisht zotin kryetar për këtë, për sigurimin e kushteve optimale. Jemi shumë të kënaqur këtu, të gjithë personat përgjegjës janë vënë në dispozicionin tonë, nuk kemi pasur asnjë problem. Më mirë nuk besoj se ka në asnjë vend tjetër."
Kapitenia e ekipit kombëtar U-20, Livia Gjata, tregon se në grupin që do të luajnë, ka shumë vështirësi për shkak të ekipeve shumë të mira kundërshtare, megjithatë ajo thotë se duke dhënë maksimumin, shpreson që të arrijnë rezultate të mira në këtë kampionat. Ndër ekipet kundërshtare, "frika" më e madhe mbetet kundrejt ekipit të Belgjikës, por për shkak të cilësive të mira të lojtareve të ekipit tonë, priten edhe rezultate dinjitoze.

"Ne kemi që ditën e hënë që kemi filluar përgatitjet, me intensitet goxha të lartë. Jemi mirë, po japim maksimumin dhe besoj se jemi gati për të bërë një paraqitje sa më të mirë në kampionatin europian. Grupi që jemi është vërtet i vështirë, por ne po bëjmë shumë stërvitje dhe besoj do të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze për vendin tonë. Dua të falënderoj federatën që bëri të mundur të vijmë për t’u stërvitur në Pogradec, Bashkinë e Pogradecit që na hapi dyert dhe të gjithë sponsorët për akomodimin dhe ushqimin. Besoj se Belgjika ka rënë nga A-ja vjet dhe është një ekip pak i vështirë, por ne do të japim maksimumin për çdo ndeshje. Grupi është vërtet i mirë, jemi elementë shumë të mirë."
Në këto finale ekipi i vajzave të kombëtares është në Grupin C me Greqinë, Belgjikën dhe Kroacinë.
Kampionati Europian U-20 do të startojë në datën 6 Korrik në Sofje të Bullgarisë, ndërsa në këto finale, ekipi i vajzave të kombëtares shqiptare janë në Grupin C, me Greqinë, Belgjikën dhe Kroacinë. Shpresa për të dalë me rezultate të mira është në çdo lojtare të ekipit dhe stafit drejtues, pasi Kombëtarja U-20 ka në përbërje të saj, elementë mjaft të fortë të basketbollisteve./CNA
Luciano Spalletti do të vazhdojë në drejtimin e Italisë ed...
Mirlind Daku, mund të transferohet te Galatasaray në Turqi...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar për ndar...
Gjermania u bë kombëtarja e dytë që siguron kualifikimin n...
Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës, u ndërpre përkohësi...
Ernest Muçi, pritet të jetë shok skuadre me Angel Di Maria...
Ardian Ismajli, ishte pjesë e Europianit me Shqipërinë, po...
Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, u shfaq i zhgënjyer...
Italia është eliminuar me turp nga Europiani, teksa u mpos...
Brajan Gruda, ishte një nga dëshirat e mëdha të trajnerit ...
Jasir Asani do të vazhdojë karrierën te Las Palmas në Span...
Geralb Smajli, ishte një nga largimet te Vllaznia në merka...
Italia dhe Zvicra përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefsh...
Gjermania, një nga pretendentët për të fituar Europianin, ...
Raundi i dytë në ndeshjet e grupeve të Kupës së Amerikës, ...
Skuadrat shqiptare, vazhdojnë me përgatitjet, para ndeshje...
Sporti i peshëngritjes konsiderohet si më popullori ng...
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, për herë të parë, fo...
Shqipëria U-20 zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e dytë n...
Tirana pësoi humbjen e dytë në tre miqësoret e zhvilluara ...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...