web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ismajli shfaqet me pamje të re, mbrojtësi mban maskë me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës

27 Tetor 2024, 13:36, Sport CNA

Ismajli shfaqet me pamje të re, mbrojtësi mban maskë me flamurin

Ardian Ismajli i ka surprizuar të gjithë këtë të diel me pamjen e re.

Mbrojtësi shqiptar, ka dalë me një maskë në fytyrë, për ndeshjen e Empolit ndaj Parmës.

Lojtari kuqezi ka pësuar një dëmtim në fytyrë dhe për këtë arsye ka vendosur maskën.

Bie në sy se në maskë, ndodhen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ismajli është kthyer në një nga lojtarët më të përfolur në Itali kohët e fundit, për shkak të paraqitjeve shumë të mira të treguara.

Flitet se interes për shqiptarin, kanë treguar Interi dhe Juventusi, që do të tentojnë ta afrojnë në merkaton e dimrit.





Lajmet e fundit nga