Temperaturat deri në 22°C/ Moti për ditën e sotme
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin ...

Djali i Monika Mulajt ishte në vitin e dytë të universitetit për inxhinieri mekanike, kur vendosi të merrte një vendim të guximshëm. Ai u tha prindërve se do të largohej nga Shqipëria për një të ardhme të re në Britani.
“U përpoqëm t'ia plotësojmë të gjitha kërkesat, për libra dhe veshje, ushqim dhe pak argëtim. Por ai ishte ende i pakënaqur,” tha zonja Mulaj, mësuese në shkollën e mesme të qytetit Bajram Curri, një nga rajonet më të varfra të vendit.
Pesë vjet më vonë, djali i saj tashmë 25-vjeçar ka dy punë në Britani dhe nuk i shkon në mendje kthimi në atdheun e tij. “Shqipëria është po bën hapa prapa”, i thotë ai nënës së tij. Mijëra të rinj shqiptarë kanë kaluar Kanalin e Lamanshit në gomone dhe anije të vogla në kërkim të punës në Britaninë e Madhe. Odiseja e tyre pasqyron ekonominë anemike në Shqipëri dhe dëshirën e një brezi të ri për mundësi të reja.
Në vitin 2018, vetëm 300 vetë arritën në Britani përmes Kanalit të Lamanshit. Në vitin 2022 ky numër shkoi në 45000, pjesërisht për shkak të prurjeve nga Shqipëria, vend i cili kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Migrantët e tjerë ishin nga Afganistani, Iraku dhe Siria. Ndryshe nga shumë vende që nxisin migrimin, Shqipëria konsiderohet një vend i sigurtë nga zyrtarët britanikë.

Britania është tërheqëse për shqiptarët sepse ka një ekonomi më të mirë dhe paga më të larta se vendet fqinje të Shqipërisë, Greqia apo Italia. Një tjetër element tërheqës është se shqiptarët kanë të afërm në Mbretërinë e Bashkuar. Qyteti Birmingham është strehë e një komuniteti të madh migrantësh nga Kukësi.
Nënkryetari i bashkisë së Bajram Currit, Abedin Kerrnaja, tha se të rinjtë largohen për shkak të pagave të ulëta dhe vështirësive për të ndërtuar një jetë komode familjare. Dy djemtë e tij ndodhen në Britaninë e Madhe.
Xhemile Tafaj, e cila ka një restorant në një pllajë piktoreske jashtë qytetit, tha se "të rinjtë nuk kanë para për të ndjekur shkollën, nuk kanë punë dhe të ardhura. Situata, thotë ajo, ka bërë që në vend të mbeten vetëm të moshuarit dhe së shpejti shtëpitë do të boshatisen.
Shqipëria Verilindore nuk ofron shumë mundësi punësimi, me përjashtim të qeverive lokale, shkollave, spitaleve dhe disa kafeneve dhe restoranteve.

Petrit Lleshi, i cili ka një motel në Kukës, thotë se ka dy vite që përpiqet të gjejë kamarierë.
“Nuk do të fajësoja një 25-vjeçar që largohet, sepse pagat janë të ulta. Ajo që ofron vendi ynë nuk mjafton për të ndërtuar një jetë të mirë”, thotë zoti Lleshi.
Janë të paktë ata që kërkojnë një vizë. akonisht migrantët paguajnë 5000 deri 20000 euro duke vënë në rrezik jetën për t’u futur ilegalisht në Britani. Shumë prej migrantëve marrin borxhe me shpresën për gjetur një punë të sigurtë.
Por realiteti në Britani është ndryshe, ata detyrohen të punojnë në shtëpitë e barit, siç quhet kanabisi, për dy vite për të paguar paratë e marra borxh për të paguar trafikantët, sipas raportimeve të mediave shqiptare.
Por numri i madh i migrantëve shqiptarë që futen ilegalisht në Britani ka shaktuar debate të ashpra kohët e fundit mes udhëheqësve britanikë dhe shqiptarë.

Ministrja e Brendshme britanike Suella Braverman i ka cilësuar ardhjet si “pushtim i brigjeve jugore”. Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama i cilësoi komentet si përpjekje për të mbuluar politikat e dështuara kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.
Zoti Rama i cili ndodhet sot në Britani për bisedime me kryeministrin Rishi Sunak, i përsëriti kritikat e ashpra ndaj zonjës Braverman në një intervistë me BBC-në.
Disa agjenci po investojnë në programe që synojnë të ofrojnë vende pune për shqiptarët dhe plotësojnë nevojat për punëdhënësit britanikë. Këto vende pune në përgjithësi janë nga distanca.
Elias Mazloum me grupin “Social Development Investments” thotë se emigracioni është “kancer”. “Ne po ofrojmë kimoterapi pas përdorimit të një sasie të madhe morfine për të vonuar imigrimin”, tha ai.
Sipas projektit të tij, 10 kompani në Irlandë do të punësojnë 10 të rinj shqiptarë për të punuar nga distanca me një pagë prej 500 eurosh në muaj në vitin e parë. Gjatë kësaj kohe ata do të trajnohen dhe do të pajisjen me çertifikata nga Instituti Irlandez i Marketingut Dixhital. Më pas ata punësohen nga distanca me një rrogë mujore prej 1000 euro. Synimi është krijimi në rajon i një sistemi punësimi nga distanca.
Një projekt britanik në Kukës mbështet bizneset e vogla dhe të mesme në turizëm dhe bujqësi dhe do të hapë një shkollë profesionale.
Qeveria shqiptare ka ofruar gjithashtu stimuj. Çiftet e reja që hapin një biznes të vogël do të përjashtohen nga taksat deri në tre vjet dhe çiftet që kthehen nga Brtiania do të shpërblehen me 5 mijë euro.
Organizata e zotit Mazloum ka negociuar me kompaninë “Vodafone Albania” për të ofruar falas internet me shpejtësi të lartë për ata që punojnë nga distanca./ VOA
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin ...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar S...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të...
Në brigjet e Sarandës ka mbërritur ditën e sotme kroçera e...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira dhe reshj...
Pjesa e parë e ditës do të sjellë në Shqipëri mbizotërim t...
Fundjava do të ndikohet nga kushte atmosferike të qënd...
Kjo fundjavë do të ndikohet nga kushte atmosferike të ...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët për herë...
Drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe ka paralajmëruar ...
Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikim të m...
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura anuloi urdhërin p...
Orët e para të mëngjesit pritet të jenë në mbizotërimi...
Një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë të gji...
Një spektakël me drone është organizuar mbrëmjen e sotme t...
Deri në orët e mesditës parashikohet që kthjellimet të jen...
Qarkullimi në Unazën Lindore në Tiranë është rihapur. Më ...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka njof...
Gjithnjë e më shumë fëmijë mësojnë dy ose më shumë gju...
Pjesa e parë e ditës në territorin shqiptar do të jetë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...