
Vrasja në Rrëshen/ Nga breshëria e plumbave u plagosën 3 persona, gjendet makina e autorëve
Policia bën me dije se në ngjarjen e Rrëshenit, ku u vra p...
Policia bën me dije se në ngjarjen e Rrëshenit, ku u vra p...
Gjithnjë e më shumë fëmijë mësojnë dy ose më shumë gjuhë njëkohësisht. Si funksionon edukimi shumëgjuhësh, pse ai nuk varet nga strategjia perfekte dhe madje edhe përzierja e gjuhëve është e lejuar.
Enrique, dy vjeç e gjysmë, është ulur në dyshemenë e dhomës së ndenjes, hunda e tij e vogël del mbi një libër me figura me trekëndësha, rrathë dhe katrorë shumëngjyrësh. "Où est le treangle rouge?" pyet nëna e tij Chloé në frëngjisht, "Ku është trekëndëshi i kuq?" "Ici!” përgjigjet Enrique, ndërsa prek trekëndëshin e kuq me gisht dhe i dhuron nje buzeqeshje nënës së tij. "¿Dónde está el círculo amarillo?" pyet babai i tij Juan në spanjisht, "Ku është rrethi i verdhë?" "Aquí!" thërret Enrique.
Ashtu si Enrique, gjithnjë e më shumë fëmijë në mbarë botën rriten duke folur dy ose më shumë gjuhë në të njëjtën kohë. Francezja Chloé Koers-Bourrat dhe spanjolli Juan Koers jetojnë me djalin dhe vajzën tetë muajshe Alice në afërsi të Madridit. Ashtu si shumë çifte multikulturore, prindërit duan, që fëmijët e tyre të mësojnë të dyja gjuhët.
Çështje e strategjisë së duhur?
Që të ketë sukses, Chloé flet pothuajse vetëm frëngjisht me dy fëmijët, ndërsa Juan flet thuajse gjithmonë spanjisht. Ata flasin spanjisht mes tyre - gjuhën e tyre të përbashkët familjare. Ekspertët e quajnë këtë qasje "One person, one language", e përkthyer "Një person, një gjuhë". Kjo është një nga disa metodat, të cilat janë afirmuar në edukimin multilingual.
Te familja e Yeliz Gëcmez nga Frankfurti gjërat janë pak më ndryshe. Të dy Yeliz dhe burri i saj kanë lindur në Turqi. Në shtëpi ata flasin turqisht, gjuhën e tyre amtare, me dy vajzat e tyre, Melissa (7) dhe Mila (4). "Jashtë”, pra në çerdhe, në shkollë dhe në kohën e lirë, fëmijët flasin gjermanisht”, thotë nëna Yeliz. Ekspertët shpesh këtë qasje e quajnë "shtëpia brenda kundrejt ambientit jashtë".
Ekziston edhe metoda e bazuar në aktivitet, për shembull: kur hanë anëtarët e familjes flasin arabisht për shembull, dhe frëngjisht ndërsa luajnë. Ose metoda e kufizuar në kohë: Kur vishemi dhe hamë mëngjes flasim gjuhën kineze, gjermanisht në mbrëmje.
Nxiteni fëmijën të flasë sa më shumë
Shumë prindër pyesin veten, se cila metodë është më e mira dhe si mund ta zbatojnë të gjithën sa më me rigorozitet. Megjithatë, hulumtimet tregojnë se kur bëhet fjalë për arsimin shumëgjuhësh, nuk varet e gjitha nga strategjia e përsosur. "Por ka të bëjë me stimulimin e gjuhës së fëmijës sa më shpesh dhe sa më shumë të jetë e mundur," thotë Wiebke Scharff Rethfeldt, profesore e terapisë së të folurit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Bremen. Kjo do të thotë, të bisedoni me fëmijët sa më shumë që të jetë e mundur, për shumë tema të ndryshme.
Prindërit nuk duhet të vendosin një rregull të rreptë, se cila gjuhë përdoret. Por duhet të zgjedhin gjuhën ose gjuhët, në të cilat ndihen më rehat dhe në të cilat mund të flasin më së shumti. "Mund të jetë gjuha amtare, por jo patjetër”, thotë Scharff Rethfeldt.
Kështu edhe familjet Koers-Bourrat dhe Gëcmez kanë zgjedhur gjuhët e tyre: "Frëngjishtja dhe spanjishtja janë gjuhë, që ne thjesht i ndiejmë më të natyrshme dhe në të cilat ne automatikisht flasim me fëmijët," thotë Juan. "Turqishtja është gjuha në të cilën ne mund të shprehim më së miri ndjenjat tona”, thotë Yeliz.
Shprehja e ndjenjave, ngushëllimi dhe përcjellja e afërsisë janë elementare, thotë Scharff Rethfeldt: "Sepse nuk është fjala për të vepruar si mësues i gjuhës, por si prind që ndërton një lidhje emocionale me fëmijën”, thotë logopedja.
Jini fleksibël dhe bëni përjashtime
Prindërit nuk duhet të qëndrojnë gjatë gjithë kohës në gjuhën ku ndihen mirë. "Ndarja e vazhdueshme e gjuhëve korrespondon me një mendësi njëgjuhësore, monokulturore. Kjo nuk i përshtatet më botës së sotme", shpjegon Scharff Rethfeldt. Në vend të kësaj, familjet duhet të jenë fleksibël dhe të ndryshojnë gjuhën, kur lind nevoja. Kjo i lehtëson prindërit dhe fëmijët e ruajnë kënaqësinë e mësimit të gjuhës.
Edhe familja Koers-Bourrat devijojnë nga rregullat e tyre herë pas here kur e kërkon situata. "Për shembull kur nëna e Chloé vjen për vizitë nga Franca, flas edhe unë frëngjisht”, thotë Juan. "Ose kur takohemi me miqtë në Madrid, edhe unë flas atëherë spanjisht me Enriquen, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë dhe të marrin pjesë në bisedë”, shton Chloé.
Juan dhe Chloé i flasin të dyja gjuhët pothuajse perfekt dhe rrallë bëjnë gabime në gjuhët e tyre të dyta respektive. "Por edhe gabimet nuk janë dramatike”, shpjegon logopedja Scharff Rethfeldt. "Fëmijët janë nxënës shumë të aftë të gjuhës. Ata janë në gjendje të mësojnë rregullat e duhura gramatikore, edhe nëse herë pas here dëgjojnë fjali të pasakta."
Një situatë e përafërt është edhe te familja Gëcmez. Gjatë telefonatës me DW njëra nga vajzat për shembull pyet në sfond diçka në turqisht. Mirëpo nëna e saj Yeliz i përgjigjet gjermanisht, sepse gjithsesi duke dhënë intervistën është në rrjedhën e gjuhës gjermane.
"Në shtëpi ne i marrim fëmijët vazhdimisht me vete në ishuj gjuhësorë," thotë Yeliz. "Atëherë ne u lexojmë vajzave tona një libër në gjermanisht, për shembull, ose dëgjojmë këngë për fëmijë në gjermanisht, megjithëse flasim turqisht pjesën tjetër të ditës."
Përzierja e gjuhëve lejohet
Ndodh gjithashtu që një fjalë gjermane të shfaqet në një fjali në gjuhën turke. "Në jetën e përditshme nuk mund të ndash 100 për qind”, thotë Yeliz. Logopedët tani pajtohen, se përzierja e gjuhëve është krejtësisht e lejueshme. Sepse fëmijët e dinë, se cila fjalë i përket cilës gjuhë. Ata mësojnë që në barkun e nënës të dallojnë gjuhët sipas tingujve të tyre.
"Kjo është shumëgjuhësi. Përzierjet gjuhësore janë pjesë e saj, dhe kjo nuk është aspak e keqe", thotë Scharff Rethfeldt. "Me këtë ne i tregojmë fëmijës: Shiko, unë jam gjithashtu shumëgjuhësh, mund të xhongloj me gjuhët dhe të kaloj nga njëra te tjetra. Kjo është diçka pozitive, një aftësi që më karakterizon mua, dhe ty po ashtu."
A ka edhe disavantazhe një edukim shumëgjuhësh?
Vazhdon të rezistojë miti, që fëmijët fillojnë të flasin më vonë, apo madje u krijohen edhe probleme me zhvillimin e gjuhës. Por kjo është hedhur poshtë prej kohësh: "Çrregullimet e zhvillimit të gjuhës janë të lindura dhe nuk shkaktohen nga shumëgjuhësia”, thotë logopedi Scharff Rethfeldt. Rreth tetë për qind e fëmijëve kanë një çrregullim të tillë - kjo vlen si për fëmijët njëgjuhësh dhe për ato shumëgjuhësh. Problemi është se te këta të fundit i jepet faji shumëgjuhësisë.
Megjithatë mund të duhet pak më shumë kohë, që një fëmijë t`i flasë të dyja gjuhët në të njëjtin nivel me një fëmijë njëlingual të së njëjtës moshë. Kjo nuk është për shkak se zhvillimi i gjuhës është ngadalësuar, por sepse i duhet më shumë kohë një fëmije dygjuhësh për të marrë të njëjtin input në një gjuhë.
Akses në dy kultura
Një edukim shumëgjuhësh ka shumë avantazhe për të gjithë familjen. Për shembull, vajzat e Yeliz, Melissa dhe Mila mund të komunikojnë pa problem me gjyshen dhe gjyshin, kur familja shkon në Turqi për pushime. "Gjuha turke është si një urë drejt gjyshërve”, thotë Yeliz. "Ai që është në gjendje të komunikojë në më shumë se një gjuhë, fiton akses në një kulturë dhe mënyrë jetese tjetër”, thotë logopedja Scharff Rethfeldt. "Kjo ju bën më të prirur, që të reflektoni mbi perspektivat tuaja."
Një avantazh tjetër: Nëse fëmijët tashmë flasin dy gjuhë, është shumë më e thjeshtë për ta që të mësojnë një gjuhë të tretë apo edhe më tej. "Fëmijët që rriten me dy gjuhë e dinë, se shprehjet në një gjuhë tjetër nuk mund të përkthehen një për një," thotë Scharff Rethfeldt. Kështu që mund të përshtaten më lehtë me një gjuhë të re.
Këtë e ka vënë re edhe Yeliz Gëcmez. "Kohët e fundit kemi pasur një 'au pair' në shtëpi, e cila flet anglisht me fëmijët," thotë ajo. Vajza e vogël Mila e ka përthithur gjuhën e re si një sfungjer. "Ajo flet madje me fjali të plota, për shembull me 'because' apo 'but'. Kjo ishte një surprizë shumë e bukur për ne."/ DW
Pjesa e parë e ditës në territorin shqiptar do të jetë...
Vendi ynë do të përfshihet nga kushtet e qëndrueshme a...
Një 74-vjeçar i ve ka kërkuar ndihmën e medias për të gjet...
Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t, Linda Karçanaj, info...
Prej dy orësh mësohet se shërbimet doganore nuk janë duke ...
Vendi jonë do të përfshihet nga vranësira dhe dhe reshje t...
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës ka bërë një...
Zyra Rajonale e UN Women për Europën dhe Azinë Qendrore (E...
Dita e shtunë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosf...
Orët e para të ditës do të jenë nën ndikimin e vranësi...
Paraditja në vendin tonë do të vijojë të jetë me alter...
Në Shqipëri roli i grave në bujqësi mbetet i lartë, pasi n...
Çështja e dhunës dhe abuzimit të grave në Shqipëri është n...
Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ministrja e Shëndetësisë,...
Një nga edicionet më të ndjekura televizive, spektakli...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike parashikohet të jenë...
Refuzimi i disa grave të reja emigrante në Evropë, që të n...
Në pikën kufitare të Kakavijës është rihapur qarkullimi, p...
Akademiku Artan Fuga e lexon në një tjetër këndvështrim më...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka uruar mësuesit në këtë...
Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Shpesherë kemi parë që monumente kulturore të shemben ose ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Më 11 shtator, me rastin e ditës së parë të shkollës, krye...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Mesditën e sotme ka ndodhur një plagosje me thikë në Vlorë...
Policia bën me dije se në ngjarjen e Rrëshenit, ku u vra p...
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrëshen, ku mësohet ...
Ditën e martë dhe ditën e mërkurë moti parashikohet të...
Ndonjëherë mund të duket e pamundur të qëndrosh zgjuar gja...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në t...
Ditën e diel do të kemi ndryshim të situatës meteorolo...
Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" analizon gjakd...
Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila më herët në...
Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e masës s...
Të hënën, Lista Serbe përmes një njoftimi ka bërë të ditur...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...
Sot, më 25 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 24 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...