Mot me diell gjatë javës dhe surpriza në fundjavë/ Si parashikohen temperaturat për ditët në vijim
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga ...

Qarku i Vlorës në Shqipëri prodhon rreth 65 % të agrumeve shqiptare. Kushtet klimaterike kanë ndikuar këtë vit që prodhimi të vijë me vonesë ndërsa fermerët po gjejnë mjaft vështirësi në shitjen e mandarinës. Mosmbështetja e fermerëve nga shteti me grande bujqësore po ndikon që të bier interesi i tyre për të mbjellë sipërfaqe të reja.
Fushat dhe kodrat e buta të Vrinës, Mursisë dhe Konispolit në skajin më jugor të Shqiëprisë gjelbërojnë nga sipërfaqet me agrume ku ka nisur vjelja e prodhimit të sivjetshëm.
Kultivimi i portokalleve dhe mandarinave është rritur vit pas viti duke e kthyer Qarkun e Vlorës në prodhuesin më të madh të agrumeve në Shqipëri me rreth 65 % të sipërfaqeve të mbjella.
Në Mursi, fshati që nisi disa vite më parë historinë e kultivimit dhe që tani quhet toka e agrumeve, Athina Pando, administratore e njësisë thotë se këtë vit prodhimi ka ardhur me vonesë për shkak të kushteve klimaterike.
“Sezoni i agrumeve këtë vit për shkak të kushteve klimaterike na erdhi me vonesë mbi 20 ditë. Krahasuar me vitet e shkuara në këtë kohë pjesa e kultivuar në zonën e malit kishte kaluar mbi gjysmën e prodhimit në shitje, ndërsa këtë vit nuk ka filluar ende. Mbi 70% e popullsisë këtu merren me agrume me kultivimin e mandarinave dhe portokalleve.”
Edhe Ariol Shero, administrator i kompanisë Agro Konispoli thotë se ky vit ka qenë një vit i vështirë për shkak të ndikimit të klimës.
Ky është një vit shumë i vështirë për shkak edhe të thatësirës që ka bërë në muajt shtator dhe tetor dhe kohës shumë të ngrohtë e cila nuk përkon me sezonin e mandarinës .I ka lënë shumë mbrapa në pjekje kokrat dhe tani presim të fillojmë sezonin.
Shumë fermerë e shesin prodhimin drejtpërdrejtë nga ara tek tregtarët dhe megjithë rritjen e kapacitetit të grumbullimit magazinimi dhe marketingu nuk është zgjidhur plotësisht, thotë zonja Pando.
Marketingu dhe grumbullimi në magazina i prodhimit është një nga problemet kryesore që të mos bëhen këto shitjet e prodhimit në mënyrë spontane, si në treg themi ne, nga ara direkt tek tregëtari”.
Ndërsa Arioli, kompania e të cilit, e krijuar 6 vite më parë, thotë se ky vit ka kërkesë , por ata ende nuk janë gati sepse prodhimi nuk ka arritur në ciklin e pjekjes.
“100 % e prodhimit që unë kam dhe asaj që mbledh edhe nga fermerët është vetëm për eksport. Kryesisht në vendet e Bashkimit Europian dhe së fundi kemi nënshkuar edhe një kontratë me Lidl market dhe po furnizojmë dhe ata. Nuk mund ta plotësojmë momentalisht kërkesën e tregut sepse tregu i kërkon të plota, të kuqe dhe momentalisht mandarina nuk ka arritur në fazën kulmore të pjekjes së saj."
Administratorja e njësisë së Mursisë rendit tek vështirësitë problemin e cmimit të produktit i cili konkurohet nga Greqia fqinje ku fermerët rimbursohen dhe e ulin cmimn e mandarinës duke vështirësuar depërtimin në tregje të mandarinës shqiptare.
Shkaku kryesor për uljen e cmimit të produktit tonë është fqinji jonë, Greqia. Ata e ulin cmimin sepse sumbvencionohen, kurse tek ne sumbvencionimi tek bujku është zero.
Ndërsa fermerët e kësaj zone e nisën me shumë optimizëm kultivimin e agrumeve duke rritur vit pas viti sipërfaqet e mbjella optimizmi tani ka filluar të bier. Administratorja Pando thotë se ata nuk dëmshpërblehen për dëmet që u sjell natyra dhe nuk mbështeten me subvencione.
“Erdhën shumë te entuziazmuar ,shumë të rinj, shumë familje nga jashtë. Por duke parë që nuk kishte mbështetje nga shteti interesimi ka rënë. Pësojmë dëme atmosferike, përshembull 40 fermerë u dëmtuan nga breshëri kwtw vit dhe nuk u mor asnjë masë për dëmshpërblimin e tyre. Cfarë të bëjnë ata, e lënë aktivitetin dhe ikin në emigracion.”
Ndërsa Arioli është edhe më kritik kur flet për mosmbështetjen e fermëreve që kultivojnë agrume
“Të vetmet gjëra që nuk mungojnë në këtë zonë janë punëtorët e palodhur dhe sfidat që kemi me shtetin shqiptar. Në zonën e Konispolit mungon pothuajse cdo gjë që është në shërbim të fermerit. Mungojnë sumbvencionet, mungon energjia eletkrike, mungojnë kanalet kulluese, mungon energjia elektrike, mungojnë rrugët e fushave, mungojnë shumë gjëra për ne."
Sipas statistikave zyrtare prodhimi i agrumeve vitin e shkuar ishte në Shqipëri rreth 55 mijë tonë, ku niveli më i lartë i prodhimit është shënuar në Qarkun e Vlorës me 35.800 tonë.
Ndërsa në vitin 2021 u prodhuan mbi 50 mijë tonë agrume.
Sipas Institutit Europian të Statistikave, Shqipëria vijon të jetë një nga shtatë prodhuesit më të mëdhenj të agrumeve në Europë./ VOA
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga ...
Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Këtë të enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve...
Finlanda ka kryesuar Raportin Botëror të Lumturisë 202...
Hiperseksualizimi tek fëmijët, ka qenë tema e emisioni...
Reshjet e dendura të dëborës në Qafë-Thore kanë sjellë pro...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim t...
Të zhvendosesh në një vend të ri mund të jetë e vështi...
Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqën...
Urrejtja femër - mashkull i ka rrënjët thellë në fëmijëri ...
Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativis...
Të kesh një punë që të pëlqen jo vetëm që mund ta bëjë më ...
Martesa e nxituar është shkaku që Anila ka sjellë djalin e...
Anila është një nënë e cila ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”...
Etleva ishte e ftuara e radhës në rubrikën “Ka një mesazh ...
Përqendrimi është veprim i prirjes sonë për të grumbulluar...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...