Krimi zgjedhor dhe imuniteti i Ballukut/ Kreu i SPAK vendos pikat mb “i”: Pa prova nuk ngrihen akuza
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...

Që kur u zbulua, COVID-i është mutuar ose ka ndryshuar formë. Versionet e reja gjenetike që vazhdojnë të shfaqen quhen variante.
Tashmë ka pasur disa variante të mëdha, si Alfa dhe Delta, të cilat kanë shkaktuar valë masive infeksioni.
Variantet e fundit për të cilat shqetësohen ekspertët - BA.4 dhe BA.5 - janë shumë afër variantit Omicron që shkaktoi valën e këtij dimri.
Ato u shtuan në listën e vëzhgimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në mars dhe gjithashtu janë përcaktuar si variante shqetësuese në Europë.
Si u përhapën dhe ku?
Ata u panë në Afrikën e Jugut në fillim të këtij viti dhe tani duket se po përhapen shumë më shpejt se variantet e tjera.
Ata tani janë të pranishëm në shumicën e vendeve europiane dhe së shpejti duhet të zëvendësojnë llojet e tjera të COVID-it. Ky është tashmë rasti në Portugali, ku BA.5 është tani dominues.
Në Shtetet e Bashkuara, autoritetet thonë se po shohin një rritje të numrit të infeksioneve të shkaktuara nga dy nënvariantet e reja.
Infeksionet COVID në Mbretërinë e Bashkuar po tregojnë gjithashtu shenja të hershme të një rritjeje të mundshme, për shkak të BA.4 dhe BA.5.
Australia ka raportuar gjithashtu raste.
A do të jenë të dëmshme?
1.Ekspertët nuk e dinë se si, dhe sa do të preken vendet.
2.BA.4 dhe BA.5 Omicron besohet se nuk janë më vdekjeprurëse se llojet e tjera të COVID-it.
3.Shumë njerëz kanë fituar njëfarë imuniteti nga infeksionet dhe vaksinimet e mëparshme, gjë që ndihmon në bërjen e sëmundjes më pak të rrezikshme në përgjithësi.
4.Por nënvariantet më të reja duket se përhapen më lehtë.
5.Kjo shpjegohet pjesërisht me rënien e imunitetit, por edhe me mutacionet që ka pësuar virusi.
6.Shumë vende kanë hequr gjithashtu kufizimet e tyre për COVID-in, që do të thotë se njerëzit po përzihen/grumbullohen më shumë, duke i dhënë virusit një shans më të mirë për t'u përhapur.
7. BA.4 dhe BA.5 duket se janë në gjendje të infektojnë njerëzit edhe nëse së fundmi ata kanë pasur lloje të tjera të Omicron.
8. Një valë infeksionesh të reja mund të çojë në më shumë shtrime në spitale dhe disa vdekje të tjera.
Si mund ta mbrojmë veten prej tyre?
Ashtu si me variantet e tjera të COVIT-it, rreziku i sëmundjes serioze mbetet më i lartë për të moshuarit ose te grupet e riskut me probleme të rëndësishme shëndetësore.
Megjithëse vaksinat aktuale nuk janë një përshtatje e përsosur, ato janë ende linja më e mirë e mbrojtjes.
Shenjat klinike më të shpeshta në rast të infeksionit me variantet BA.4 dhe BA.5 janë:
1. Lodhja, kolla, ethet dhe dhimbja e kokës.
2. Për më tepër, "mundësia e paraqitjes së anosmisë [humbjes së nuhatjes] dhe ageuzisë [humbjes së shijes], por edhe nauze, të vjella dhe diarre është më e lartë për rastet e BA.4/BA.5 krahasuar me ato të BA.1".
3.Kohëzgjatja e shenjave klinike është mesatarisht 7 ditë për rastet BA.4 dhe BA.5 kundrejt 4 ditëve për rastet e tjera Omicron.
Sipas raportimeve të ekspertëve kemi:
Astenia (lodhja) në 72% të rasteve
Kollë (56% e rasteve)
Temperatura (56% e rasteve)
Rrjedhja e hundës (49% e rasteve)
Dhimbje koke (50% e rasteve)
Mialgji (ose dhimbje) në 39% të rasteve
Dhimbje të fytit (38% e rasteve)
Ndjenja e temperaturës (17% e rasteve)
Nauze dhe të vjella (17% e rasteve)
Humbja e shijes (16% e rasteve)
Humbja e nuhatjes (16% e rasteve)
Frymëmarrje e shkurtër (14% e rasteve)
Diarre (14.5% e rasteve)
Dispnea (frymëmarrje e pakëndshme) në 7.3% të rasteve.
Gjithashtu shumica e pacientëve kanë edhe inflamacion të fytit, si laringit apo faringjit, gjë që është mjaft e logjikshme.
Sikur dhe dhimbjen në ezofag gjatë gëlltitjes së ushqimit të ngurtë apo të lëngshëm.
Ka raste gjithashtu me "ethe mjaft intensive dhe të zgjatura".
#virusi është me ne, ndaj kujdes me higjienën, me personat më të riskuar, me grumbullimet e panevojshme!
#konsultohuni me mjekun tuaj për radhën e vaksinimit!
Ashtu si sot edhe për ditën e nesërme, vendi ynë do të...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime në mëngjes në zonën...
Pranë redaksisë së CNA.al, ka mbërritur një denoncim n...
Sipas shifrave nga Sciensano të përditësuara këtë të m...
Ditën e mërkurë, vendi do të ndikohet nga kalimi i mas...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim ...
Sociologu Gëzim Tushi u shpreh pro legalizimit të pros...
Vendi ynë do të goditet nga një valë e pazakontë të nx...
Tirana të ofron një pamje aspak të këndshme sa i përke...
Fillimi i javës, sot dhe nesër nuk pritet që të ketë t...
Territori shqiptar mbetet në ndikimin e motit të qëndr...
Masat ajrore të qëndrueshme do të mbizotërojnë pothuaj...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira në ju...
Duke filluar nga kjo fundjavë mbi vendin tonë fillojnë...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime në mëngjes, gjatë ditës...
Frutat, zarzavatet, perimet, mishi janë produket ushq...
Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jet...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime në bregdet dhe vran...
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka deklaruar se pa...
Ditën e nesërme do të vijojë ndikimi i vlerave të lart...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...