Frutat, zarzavatet, perimet, mishi janë produket ushqimore, që gjendet më shpesh në tryezat tonat. Përpjekja për tu ushqyer shëndetshem na bën të vrapojmë drejt tezgave për të blerë perimet dhe zarzavatet më të mira. Por të gjithë jemi dëshmitarë, se ka vite që nuk shijojmë produket me shijë dhe aromën e tyre. Konsumojmë domate, kastraveca, sallat e fruta por ju mungon shija. Hame mish, por nuk ka aromë mishi. Të gjithëve na ka ndodhur që marrim një domate të kuqe, të bukur, por në fakt kur e hapim për ta konsumuar ajo brenda është jeshile dhe pa shijë, për të mos thënë se mban edhe ndonjë aromë që ska lidhje me domaten.
CNA.al ka ngritur vazhdimisht me fakte dhe dokumeta shqetësime lidhur me këtë fakt
Shqetësimi që është ngritur vazhdimisht është se frutat dhe zarzavatet që gjenden në tregun shqiptarë janë me pesticide deri në 6 herë mbi normën e lejuar.
Janë me dhjetëra e dhjetëra filmime e regjistrime që tregojnë abuzimin e fermerëve shqiptarë me produktet e tyre, duke iu hedhur pesticide e lëndë të tjera të dëmshme, me qëllim përfitimin, për rritjen sa më të shpejtë të prodhimit.
Ushqimeve me më shumë pesticide
Në bazë të analizave të bëra nga institucionet shtetërore, ka rezultuar se produket që kanë përqindje më të lartë të pesticideve janë, luleshtrydhet, perimet gjethe jeshile, mollët, nektarinat, pjeshkët, rrushi, specat, qershitë, dardha, selinoja, domatet,kastravecat etj.
Ndërsa ndër më të pastrit renditen: avokadot, misri i ëmbël, ananasi, qepët, bizelet e ngrira, asparagu, pjepri, kivi, lakra, kërpudhat, mango, patatet e ëmbëla.
Produket e vendit
Duke qenë se kemi një klime të mirë, në vendin tonë prodhohet pjesa më e madhe e produkteve ushqimore. Por për fatin e keq nuk gjejnë treg për tu shitur. Në një pjesë të mirë të rasteve mungojnë politikat shtetërore për të favorizuar shitjen dhe tregtimin e tyre, por nga ana tjetër në bazë të analizave, produktet shqiptare rezultojnë të kenë normë të lartë të përmbajtjes së pesticideve.
Shumë fermer me qëllim përfitimin dhe për të marrë sa më shumë dhe sa më shpejt prodhim, iu hedhin prodhimeve më shumë sesa duhet pesticide. Domatja, kastraveci, luleshtrudhja, shalqiu e shumë produket të tjera duken të bukura nga jashtë, por kur i merr për konsum rezultojnë të pa pjekura, domatja del jeshile, shalqiu del i bardhë, luleshtrydhja është më e mëdha se një mollë. Dhe kjo bën që produkteve shqiptare t’ju mungojë cilësia dhe mbi të gjitha besimi që janë brenda normave të lejuara përr tu konsumuar.
Ndaj tregtarët të përballur me fenomentin e refuzimit të produktit të vendit, të cilit i mungon shija, gjejnë “ngushëllim” tek produket që vijnë nga jashtë, duke shpresuar që janë më cilësore dhe ka më shumë konktrolle, por shumicën rasteve për vendin tonë, as kjo nuk ka rezultuar e vërtetë, sepse edhe produket e që vijnë nga jashtë këtu tek ne, ju mungon siguria.
Çfarë po hamë?
Pyetja çfarë po hamë dhe me çfarë po i ushqejmë fëmijët tanë? Na rri të gjithëve si çekan mbi kokë. Askush nuk është i sigurtë për produktet që fut në shtëpi dhe ushqen fëmijët.
Për shkak te mungesë së sigurisë dhe kontrollit të ushqimeve, sot ne dhe fëmijët tanë përballemi me shqetësime shëndetësore, që më parë nuk kanë qenë të menduara se kishin lidhje me ushqimin. Obeziteti është një nga shqetësimet që has më shumë brezi i ri. Shtimi i hormoneve në produktet ushqimore bën që ata të kalojnë në trupa tanë duke sjellë shqetësime dhe deformime shpesh herë të pamenduar dhe imagjinuara.
Marrja e masave
Institucionet dhe inspektoriatet e shumta nuk mungojnë për monitorimin e tregut të ushqimeve. Por në fund rezulton se puna e tyre është thjeshtë një flluckë sapuni. Mungojnë kontrollet rigoroze, mungon serioziteti në marrjen e masave dhe mbi të gjithë mungon masa e ashpër ndaj atyre që shkelin ligjin, dhe çdo ditë e nga pak po na vrasin duke injektuar me pesticide të dëshme produktet ushqimore që ne konsumojmë.
Po na vrasin çdo ditë, dhe çdo ditë ne heshtim dhe blejmë me lek vdekjen tonë, pa u ndier, pa kundërshtuar dhe pa u dënuar askush.
Denoncimet e CNA.al
CNA.al vazhdimisht ka ngritur zërin duke i kërkuar SPAK , të hetojë dosjet që kanë lidhje me skandalin e pesticideve kineze.
Që prej muajit qershor të vitit 2021, CNA.al ka denoncuar me dokumente ekskluzive, në disa shkrime investigative, një skandal të përmasave të paimagjinueshme.
Bëhet fjalë për një skandal të ndodhur në vitin 2018, për të cilin CNA.al tregoi me dokumente zyrtare, se si në vendin tonë kanë hyrë me mijëra kuti me pesticide kineze që përdoren në bujqësi, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshin nga ligji.(Lexo këtu)/CNA.al
Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jet...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime në bregdet dhe vran...
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka deklaruar se pa...
Ditën e nesërme do të vijojë ndikimi i vlerave të lart...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesat...
Për ditën e nesërme vendi ynë pritet të ndikohet nga k...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të...
Shqipëria ka nisur procedurat për të përfshirë lumin V...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të...
Java që pritet të hyjë do të karakterizohet nga qarkul...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime në bregdet dhe vran...
Kthjellimet do të dominojnë motin në territorin shqipt...
Arben Domi mjek shqiptarë që jeton dhe punon në Shtete...
Vendi ynë do të jetë me vranësira të dendura të pasuara ng...
Paqëndrueshmëria e motit që ka përfshirë vendin do të ...
Moti i keq ka “goditur” sot gjithë vendin. Reshje shiu dh...
Ditën e sotme do të ketë vranësira të pasuara nga resh...
Ashtu si sot, edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të...
Megjithëse çmimi i naftës është rritur shumë, të gjith...
Vendi do të ndikohet nga vranësira mesatare deri të de...
Emisioni "Fiks Fare" solli rastin e një tjetër pedofil...
Hemangioma që ai ka po i merr të gjithë trupin! Për kurimi...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, u firmosën tre kontra...
Raste të ngjashme, shumë detaje që lidheshin me korrupsion...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të enjten...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyr...
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Janë zbardhur detajet e para të vrasjes që tronditi Lu...
Një ngjarje tronditëse raportohet se ka ndodhur pasdit...
Policia ka zbardhur detajet e operacionit të koduar “Tufin...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik...
Fundjava pritet të sjellë ulje temperaturash dhe reshj...
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Sil...
Uji i pijshëm në këto ditë të nxehta është kthyer në n...
Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura ...
Vendet e Evropës Jugore, duke përfshirë Italinë dhe Spanjën,...
Kryeministri britanik Boris Johnson është vënë në përp...
Korrupsioni mbetet problem kryesor në Shqipëri. Në kët...
Zvicra ka ndërmarë një hap të rëndësishëm për të parandalu...
"Mars, ke që në Mars që kërcen Vals", titullohet libri i r...
Inva Mula do të mbajë në datat 29, 30 dhe 31 në korrik...
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, duket se nuk po ka...
Pogradeci, qyteti liqenor i juglindjes, po kthehet çdo...
Dollari amerikan sot blihet 114.7 Lekë dhe shitet 115....
Dollari amerikan sot blihet 113.2 Lekë dhe shitet 114....
Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Shtetit për Rindërtim...
Dollari amerikan sot blihet 113.6 Lekë dhe shitet 114....