Temperaturat nën 0 gradë celsius/ Vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu, moti sot dhe nesër
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kthjell...

Përgatitjet për Krishtlindjen kanë filluar në mbarë globin. Stina e gëzueshme e festave po ndihet gjithandej, që nga çelja e sezonit festiv në parqet e njohura për dekorimet e tyre me rastin e festës e deri në kryeqytetin amerikan ku tashmë ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë pema zyrtare e Krishtlindjes.
Qyteti Vigo në Spanjë ka ndezur dritat ekstravagante për Krishtlindjen.
Për shkak të krizës energjitike dhe kostos së jetesës, ka patur debat nëse dritat vezulluese duhet të ishin ndezur edhe këtë vit. Janë rreth 11 milionë drita që do të ndriçojnë mbi 400 rrugë të qytetit, 30 rrugë më shumë se vitin e kaluar. Megjithatë, këtë vit ato do të qëndrojnë të ndezura një orë më pak, për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria spanjolle për kursimin e energjisë. Kufizimi mendohet se do të ulë konsumin e energjisë me 14.6%.
Buxheti i përgjithshëm për ndriçimin dhe dekorimin për Krishtlindjen në këtë qytet është rreth 1 milionë Euro. Është një investim që do t’i sjellë qytetit të ardhura nga 500 milionë deri në 1 miliardë Euro, prej rreth 3 milionë turistëve që pritet të vijnë për festat.
Është çelur edhe tregu tradicional i Krishtlindjes në Vjenë, për herë të parë pa kufizime që kur filloi pandemia. Aktivitetet ishin anuluar krejtësisht në vitin 2020, dhe pasi u çelën vetëm për të vaksinuarit në vitin 2021, u rimbyllën për shkak se Austria kaloi sërish në izolim të plotë për shkak të COVID-it. Këtë radhë janë hapur rreth 30 tregje të tilla në mbarë kryeqytetin austriak.

Bukureshti çeli tregun e Krishtlindjes megjithë shirat e dendura dhe megjithëse mungonte pema e Krishtlindjes që pritej të mbërrinte në vazhdim. Rreth 80 tenda me ushqime, pije dhe dekorime janë ngritur në parkimin e parlamentit rumun në qendër të kryeqytetit.
Në Paris, aktori Tahar Rahim dhe kryebashkiakja Anne Hidalgo përuruan dritat e Krishtlindjes gjatë një ceremonie në Champs Elysee. Për shkak të krizës energjitike, komisioni organizator shkurtoi periudhën e mbajtjes së dritave ndezur, duke i fikur ato çdo ditë përpara mesnatës, me përjashtim të natës së Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri. Pritet që të kursehet rreth 44% energji gjatë gjithë sezonit të festave. Për t’i paraprirë edhe pakësimit të furnizimit me gaz, qeveria franceze synon të arrijë një ulje të menjëhershme me 10% të konsumit energjitik në rang kombëtar dhe do të inkurajojë masat për kursimin e energjisë.

Në Uashington, mbërriti në Shtëpinë e Bardhë pema zyrtare e Krishtlindjes. Zonja e Parë Jill Biden priti mbërritjen e pemës, të cilën e quajti “të bukur”. Pema prej 5.5 metrash e lartë u soll nga shteti Pensilvani, ku është rritur edhe vetë zonja e parë. Pema do të vendoset në Dhomën Blu të Shtëpisë së Bardhë, nga ku do të hiqet përkohësisht një shandan.
Dritat e Krishtlindjeve u ndezën edhe në rrugën më popullore me dyqane të Berlinit. Pas dy vitesh anulimi për shkak të pandemisë dhe një viti të vështirë krize ekonomike, ato krijojnë atmosferën shumë të nevojshme festive për njerëzit që po përballen me inflacionin. Në mbi 600 pemë të rrugës Kurfuerstendamm janë vendosur rreth 140 mijë drita, që kursejnë rreth 30% të energjisë së viteve të mëparshme.
Gjithashtu, tregu më i vjetër gjerman për Krishtlindjen u çel në Dresden, për herë të parë pas dy vitesh, por çmimet e rritura kanë pezmatuar megjithatë festimet e këtij viti. Edhe vera tradicionale e ngrohtë shitet me çmim rreth 15% më të lartë, për shkak të rritjes së çmimit të gazit të lëngshëm./ VOA
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kthjell...
Kjo fundjavë pritet që të shoqërohet me temperatura shumë ...
Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 25.11.2022, or...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione në lidhje me s...
Në Lezhë, janë të përmbytura ende 2350 ha tokë, 250 ha në ...
Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 24.11.2022, or...
Orët e para të ditës do të jenë me vranësira dhe reshj...
Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, u shpreh në një int...
Gazetarja Nertila Haxhia ka rrëfyer në një intervistë për ...
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshj...
Në territorin e qarkut Lezhë, gjatë mbrëmjes deri sot në m...
Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 23.11.2022,ora...
Paraditja në vendin tonë do të sjellë vranësira të dendura...
Një çift ka mirëpritur binjakët e lindur nga embrionet më ...
Tragetet që operojnë me linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas...
Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacione në lidhje me situ...
Territori shqiptar gjatë paradites do të jetë me alternime...
"Daily Mail" i ka dedikuar një artikull qytetit të vogë të...
Prefektura e qarkut Shkodër ka njoftuar së fundmi situatën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...